Zakone të dala jashtë mode? Duhet t’i kthejmë!

April 25, 2019 17:44

Zakone të dala jashtë mode? Duhet t’i kthejmë!

Kur bëhet fjalë për marrëdheniet në çift, shumë zakone konsoiderohen jashtë mode. Takimet e para, romanca, letrat e shkruara, trëndafilat… Shumë gjeste e veprime që i bënin dikur, sot janë totalisht “të vjetëruara”.

E ndërkohë lidhjet dominohen nga rrjetet sociale, paranoja dhe pseudonimet më “In” që për fat të keq nuk janë as në gjuhën shqipe.

Por cilat janë ato zakone të cilat ja vlejnë të kthehen nga e vjetra?

1. Të praktikosh “kavaljerin”

Mos kini turp të jeni një “gentleman” i vertëtë kur jeni në takim apo në një lidhje. Hapni dyert për njëri- tjetrin, kini respekt për tjetrin kur flet, dërgoni një sms pas takimit apo thjesht pyeteni njëri tjetrin nësë arriti mirë në shtëpi. Bëjeni njëri- tjetrin të ndihet mirë dhe i veçantë.

2. Kërkojini partnerit një takim të vërtetë dhe jo thjesht të kaloni pak kohë bashkë

Darkat romantike? Të themi të drejtën, po zhduken! Në vend që të kërkoni thjesht të kaloni kohë bashkë, planifikoni një takim të vërtetë, ku çdo detaj është i planifikuar me kujdes. Një lidhje nënkupton ta trajtosh tjetrin me konsideratën dhe kujdesin më të madh.

3. Telefononi në vend që të shkruani mesazhe pafund

Dërgimi i mesazheve nuk është e njëjta gjë me një bisedë të plotë të zhvilluar në telefon. Me anë të telefonatave, kontakti është më i madh dhe lidhja emocionale më  e fortë.

4. Lerëni misterin të grumbullohet përpara se “të hidheni në shtrat”

Si në kohët e vjetra! Lojërat e vogla me njëri-tjerin apo gjestet romantike janë parësore përpara se të kaloni tek pjesa e shtratit.  Kur kjo e fundit ndodh shumë herët, mund të humbisni një pjesë të madhe të romanticitetit dhe ndjenjës misterioze që ju mban “ndezur”.

j.l./ dita

April 25, 2019 17:44
Komento

1 Koment

  1. SUPER TEMA . kjo April 26, 15:06

    te praktikosh Kavajerin ?

    1 ) jam i lind Kavajler ,femra para syve te mi eshte Magji
    e vertete eshte ajo Mrekullia me e bukura qe Zoti ka ber mbi Toke .
    Sigurishte qe praktikohen jovetem kto gjona ,por varet se sa te afron “ajo” Shancin 😉

    2 ) ide e mrekullushme ! Perse jo .S’do isha asnjiher kunder atij Takimi ,diku ne nji vend Romantik sigurishte ,
    mbas kulisave te qytetit , ne nji Lokal tavolinash me qiri (pra qe cdo tavoline ndricohet nga qiriri ,etj etj ,me Romantik sdo desha t’ja beja naten ,sepse (hm…)

    3 ) KORREKT ! Sa kam dashur ta bej ate gje. Ajo ma dha nr e Tel. por un “idioti” se shkruajta ne nji leter s’e mendoja se e mbaja mend permebndesh .Kush s’do donte t’ja degjonte zerin asaj qe do .

    4) ou yeeee ! jam plotesihte dakord ,me lojra te tilla ,duhet zgjatur ai cast funi , pa i hipur lart krevatit .Misterjoze okay ,ajo ndez flaken ,por jo aq shume se ta bej tjetrin me u cmend ! Nooo Zonja Psikologe ,se do kemishin te benim pastaj me nji sex jo normal por Wild !!! 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*