Zakonet që ju prishin humorin

November 21, 2012 12:26

Zakonet që ju prishin humorin

Arredimi i shtëpisë, netët e vona, shokët tuaj dhe dieta ushqimore, mund të jenë disa nga pikat kyçe, me të cilat duhet të punoni për të qenë çdo ditë në harmoni të plotë me veten

 

Ndoshta e keni vënë re vetë se disa sjellje të përsërituara ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj emocionale, por ka dhe nga ato që nuk do t’u shkonte ndonjëherë në mendje se mund të kishin ndikimin më të vogël te ju. Më poshtë keni të listuar disa nga veprimet që ju prishin humorin.

 

Arredimi i shtëpisë tuaj i dalë jashtë mode ose mungesa e rehatisë në të mund t’ju shkaktojë një gjendje jo të mirë emocionale. Për të ndryshuar situatën së pari brenda jush, duhet të rimodeloni ambjentin ku jetoni. P.sh., nëse e ngjyra e kuqe e mureve mund të shkaktojë acarim, e verdha përcjell ndjesinë e lumturisë, ndërsa bluja atë të relaksit. Pra, visheni shtëpinë tuaj me ngjyra që ju sjellin harmoni dhe kënaqësi. Kërkimet, gjithashtu, sugjerojnë se pikturat me peisazhe të bukura mund të jenë qetësuese për stresin dhe ankthin.

 

Promovimi në punë: Ndërsa shumë prej nesh ëndërrojnë që të marrin një vlerësim të lartë në punë ose edhe ngritje në detyrë, realiteti nuk është aq i lehtë sa mund të mendohet. Studiuesit e Universitetit  Uarvik kanë zbuluar se përpjekjet për të marrë një promovim në ambjentet e punës shkaktojnë mesatarisht 10% rënie të shëndetit mendor. Kjo është pasojë e neglizhimit me oraret e tejzgjatura në punë dhe të faktorëve të tjerë të domosdoshëm për një jetesë të shëndetshme.

 

Shokët tuaj: Mund të mendoni se kalimi i kohës me shokët tuaj është një zgjidhje e mirë për të lënë mënjanë mërzitjen nga problemet që s’kanë fund, por sigurisht që kjo varet nga humori i tyre. Studimet tregojnë se emocionet, si pozitivet dhe negativet, janë ngjitëse dhe kalojnë lehtësisht nga një person te tjetri.

 

Netët e vona: Mungesa e gjumit mund të ndihmojë në një gjendje të rënduar shpirtërore. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Psychiatry and Clinical Neurosciences”, zogjtë e natës përjetojnë tri herë më shumë simptoma të rënda të depresionit se zogjtë e mëngjesit, kështu që edhe ju përpiquni të flini herët për të mbajtur larg gjendje jo të mira psiko-emocionale.

 

Abazhuri te koka e krevatit: Nëse ju zë rregullisht gjumi duke lexuar apo duke parë televizor, një zakon i tillë mund të ketë pasoja jo të këndshme te ju të nesërmen. Studiuesit thonë se nëse flini në një ambient disi të ndriçuar, pakësohet melatonina në trup, hormoni që rregullon gjendjen emocionale të njeriut e që mund të prodhohet vetëm në errësirë. Pra, investoni në blerjen e disa perdeve të rënda e të trasha dhe sigurohuni që të fikni të gjitha dritat para se të flini. Kështu do t’i jepni vetes një shtysë lumturie.

 

Drita e diellit: Duhet të keni dëgjuar për çrregullimet sezonale emocionale që shkaktohen nga ditët e errëta të dimrit, por a e dinit se rrezet e diellit gjithashtu mund t’ju çojnë në dëshpërim? 1% e popullatës botërore në verë preket keqazi nga drita e diellit (në krahasim me 5% që preken nga versioni i dimrit). Ajo mund të shkaktojë pagjumësi, mungesë oreksi dhe depresion.

 

Intoleranca ushqimore është përgjegjëse për një gamë të gjerë problemesh të gjendjes sonë fizike, duke përfshirë të përzierat, dhimbjet e barkut, nervozizmin, mungesën e përqendrimi, agresivitetin etj. Nëse vuani vazhdimisht nga luhatje humori, provoni të mbani një ditar të mënyrës suaj të të ushqyerit dhe kushtojini vëmendje ushqimeve që mund të ndikojnë në ndryshimin e humorit tuaj.

 

Kalimi i kohës me shokët është një zgjidhje e mirë për të lënë mënjanë mërzitjen nga problemet që s’kanë fund, por sigurisht që kjo varet nga  gjendja e tyre e humorit

November 21, 2012 12:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*