Zana Xhuka zgjidhet kryetare e ILDKP-së, LSI voton kundër

Redaksia Online January 21, 2013 20:06

Zana Xhuka zgjidhet kryetare e ILDKP-së, LSI voton kundër

Zana Xhuka ëshët zgjedhur kryetare e ILDKP-së me 70 vota pro 67 kundër. Në seancën e parë të Kuvendit për sesiozin e ri parlamentar, u votua dekreti i presidentit Bujar Nishani për kreun e këtij institucioni, pasi lënies vakant nga Adriatik Llalla, i cili u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm pak javë më parë.
Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar foli kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila theksoi fort domosdoshmërinë e votimit të tre ligjeve, që mbajnë peng Shqipërinë në procesin e  marrjes së statusit të vendit kandidat.  LSI e Ilir Metes per te dyten here ne pak jave voton kunder PD-se, por Topalli e quajti te vlefshme duke e justifikuar me prezencen dhe jo me 70 plus 1.

Deputeti i opozitës, Erjon Braçe, kërkoi vëmendjen e kryeministrit Berisha për një interpelancë të kërkuar muaj më parë. I menjëhershëm ishte reagimi i Berishës, kur shprehu gadishmërinë për të kryer në çast interpelancën. Më pas Topalli ka deklaruar mbylljen e seancës plenare.

Redaksia Online January 21, 2013 20:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*