“Zastava” në çantën e shpinës, arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë

July 6, 2018 10:22

“Zastava” në çantën e shpinës, arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë

Një i ri, i cili lëvizte i armatosur në rrugët e Tiranës, është arrestuar nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”. Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Leonardo Rakipllarit, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, Leonard Rakipllarit, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

o.j/dita

July 6, 2018 10:22
Komento

1 Koment

  1. demo July 6, 10:57

    Neqoftese ky person eshte i padenuar dhe nuk eshter kontigjent i krimit,,ju t`i hani mutin se cdo njeri ka te drejte te mbrohet,ne kushtetr kur rrugacet jane te gjithe te armatosur,.Madje juve vete duhet t`i armatosni Intelektualet e ketij vendi qe te mos bijne viktime e banditeve si rektori i UT Mynyr Koni.Qarte?Lirojeni ate fatkeq dhe ti kerkoni te falur,armen jepjani perserio,se kushedi cfare halli ka.Mesoni nga Amerika,kampioni demokracise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*