Zbardhen emrat e kandidatëve që do japin provimet e shtetit në mjekësi

Redaksia Online May 1, 2013 08:34

Zbardhen emrat e kandidatëve që do japin provimet e shtetit në mjekësi

Ndryshe nga sa ka ndodhur në dy sezonet e mëparshme, fluksi i kandidatëve që janë regjistruar për të dhënë provimet në profilet mjekësore pohohet të jetë shumë i lartë. Specialisti në Agjencinë Kombëtare të Provimeve Niko Terezi ka konfirmuar një fakt të tillë duke sqaruar edhe fondin e pyetjeve që janë tashmë në dispozicion për të gjithë kandidatët që do të japin këto provime.

Rezultatet e këtyre testimeve janë tepër të rëndësishme pasi vetëm nëpërmjet tyre të diplomuarit në specialitete mjekësore gjatë tre viteve të fundit do të mund të fitojnë të drejtën ligjore për të ushtruar profesionin. Konkretisht rezultatet kaluese në këtë provim e pajisin kandidatin me licencën profesionale në fushën ku janë kualifikuar.

Sezoni i muajit maj i kushtohet vetëm specialiteteve mjekësore ndërsa në gusht do të vijojnë provimet e shtetit edhe për arsimtarët e rinj. Në faqet zyrtare të urdhrave profesionalë mjekësor janë detajuar listat zyrtare të kandidatëve që do të hynë në këto provime. Këta të fundit duhet të shikojnë me vëmendje këto lista për të mësuar orarin dhe ditën në të cilën duhet të paraqiten pranë kësaj agjencie për t’iu nënshtruar testimit.

Por fluksi i lartë i kandidatëve, thonë autoritetet e arsimit, kërkon edhe kapacitete shtesë. Banka e pyetjeve është e njëjtë, pra ka 2000-3000 pyetje dhe nga këto zgjidhen vetëm 50. Krahas njohurive profesionale, kandidatët do testohen edhe për drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

Redaksia Online May 1, 2013 08:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*