Zbardhen emrat e kandidatëve të KED, Arta Marku e para në listë

November 19, 2018 10:25

Zbardhen emrat e kandidatëve të KED, Arta Marku e para në listë

Sipas përcaktimeve në ligjin 115/2016 “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, brenda datës 15 nëntor të çdo viti, institucionet respektive i dorëzojnë Presidentit listat e kandidatëve, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të KED-it.

Është publikuar sot lista e kandidatëve të propozuar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme. Në listën shumëemërore, të publikuar nga Panorama,  bie në sy kandidimi i Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku nga lista e Prokurorisë. Gjykata e Lartë ka propozuar tre emra, gjyqtarin Edmond Islamaj, i cili është në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit pas kërkesës së bërë nga Komisioneri Civil.

Sipas pikës 7 të nenit 221 të ligjit “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, përcaktohet që shorti për anëtarët e KED-it bëhet nga Presidenti i Republikës ndërmjet datave 1 dhe 5 dhjetor.

Krahas kësaj, pika 8 ka përcaktuar edhe rastet kur Presidenti i Republikës nuk e ushtron detyrën e tij. Sipas kësaj pike, nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë anëtarët e Këshillit deri në datën 5 dhjetor, të drejtën për të hedhur shortin e merr Kryetari i Kuvendit dhe në këtë rast është Gramoz Ruçi, i cili e zhvillon procedurën në prani të Avokatit të Popullit.

Ky short bëhet brenda datës 10 dhjetor. Në dy shortet e hedhura më parë, Presidenti i Republikës nuk e ka ushtruar të drejtën e tij duke ia deleguar në të dyja rastet Kuvendit, ku një herë e hodhi Meta si Kryetar Kuvendi, ndërsa tjetrin Ruçi një vit më parë.

KANDIDATURAT

GJYKATA KUSHTETUESE

Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e propozuar për Kryetare e KLSH

GJYKATA E LARTË

Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së Lartë, në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit

Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së Lartë

Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë

PROKURORIA

Arta Marku Kryeprokurore e Përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme.

Fatjona Memcaj Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Adnand Kosova Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Adnand Xholi Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Alfred Progonati Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë

Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ngeli në Vetting

Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda

Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda

Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë

Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë

Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë

Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër

Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër

Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë

Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë

Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër

Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër

Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës

 

 

o.j/dita

November 19, 2018 10:25
Komento

2 Komente

  1. Ylli Bufi November 19, 10:58

    Arta Marku eshte fatkeqesi, te jete ne ktye te Prokurorise se Pergjithshme

    Reply to this comment
  2. qytetar November 19, 13:16

    Qafsh nonen pse mo yllo.Na thuj nas i llaf mos na lere ne erresire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim