Zbardhen emrat e viktimave: 24-vjeçari vrau xhaxhallarët dhe fëmijët e tyre
Nga Arkiva
Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ngjarje tepër e rëndë, për shkak edhe të bilancit me 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.
Ka qenë 24-vjeçari Ridvan Zykaj ai që ka shkaktuar masakrën duke ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona.
Si ndodhi ngjarja
Autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai.
Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vetë xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Viktimat
Pak kohë pasi ndodhi ngjarja janë zbardhur edhe emrat e 7 prej viktimave në fshatin Resulaj.
Ata janë: Azem Zykaj, 45 vjeç
Aferdita Zykaj, 42 vjeçe
Demir Zykaj, 75 vjeç
Perie Zykaj, 72 vjeçe
Besim Zykaj, 43 vjeçe
Vasilika Zykaj, 42 vjeçe
Sara Zykaj, 16 vjeçe
Ledion Zykaj, 8 vjeç
Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.
Në foto: Autori i masakrës, 24-vjeçari Ridvan Zykaj
a.s/dita
Tepke si ne Amerike…Kanda…France!
U vaftë shpirti në parajsë të pafajshmëve, sidomos dy fëmijve. Por ja që çmenduria nuk njeh kufi. Ka ardhur koha të vendoset dënimi me vdekje. Këta tipa litarin e kanë pak.
Kush ka vrare fisin e tij ne Amerike, Kanada e France ?
ou plot Bambi, po nuk di gje ti se merresh me kukulla akoma
e pabesushme
e tmerreshme
cpo ndodh me ate bote shqiptare !
Eh sali qe e shkatrrove kete vend, eh sali mos tu gjend gure varri.
Edhe tani do bëhesh pronar që të vijnë nga pas vajzat e fshatit , do blesh makinë dhe nuk do punosh fare.