Zbardhen kompanitë dhe ortakët e “bosit të Panamasë” në Shqipëri

April 5, 2016 10:19

Zbardhen kompanitë dhe ortakët e “bosit të Panamasë” në Shqipëri

Ismail Mulleti, biznesmeni shqiptar shumë pranë Partisë Demokratike i zbuluar nga skandali i “Panama Papers” për regjistrimin e kompanisë që ka koncesionin e markimit të karburanteve në Shqipëri në parajsat fiskale, ka aktualisht të paktën tre kompani aktive në Shqipëri.

E para është shoqëria IMAH 2014, e themeluar dy vite më parë, në bashkëpronësi me Assaf Halkin, izrealitin me të cilin ka themeluar ‘Global Fluids International S.A’, në ishullin Anguila.

Sipas QKR, objekt i aktivitetit të kompanisë është tregtimi, importimi, eksportimi, i te gjithe mallrave, te cdo makinerie dhe pajisje industriale, tregtimi i pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme, tregtimi i tokes, tregtimi i materiale gjysem te prodhurara dhe plotësisht te prodhuara, import-eksporti dhe tregtimi i produkteve industriale e deri të produktet ushqimore, raporton Shqiptarja.com.

Kompania e dytë quhet GRAVITAS ALBANIA PARTNERS, e themeluar në vitin 2008, dhe rezulton e tëra në pronësi të Mulletit.

Objekt i aktivitetit të shoqërisë është “dhenie e konsulences se te gjitha llojeve investitoreve potencial vendas apo te huaj. Realizim i kontratave, marrveshjeve, ortakerive, shoqerive te perbashketa apo i formave te tjera te lejuara nga legjislacioni shqiptar, me persona fizik e juridik, shqiptar ose te huaj”.

Kompania e tretë quhet EGNATIA EXPORT-IMPORT, e themeluar në vitin 1995.

Kompania operon në sektorin e eksport- importit te artikujve te ndryshem industrial dhe ushqimor si dhe ne fushën e ndërtimit te objekteve te ndryshme social -ekonomik, turistik, qendra tregtare, objekte banimi etj. Ruajtjen e objekteve.

Në këtë kompani Mulleti zotëron 50% të aksioneve, ndërkohë që pjesa tjetër zotërohet nga ortakja e tij Tereza Rado.

 

Në foto kryesore biznesmeni shqiptar, Ismail Mulleti.

April 5, 2016 10:19
Komento

7 Komente

  1. isa April 5, 10:26

    Ca e ka Qazim Mulletin ky?

    Reply to this comment
  2. Jasha qazimoooo April 5, 21:43

    Jo po talleshit ju me qazim mulletin,,, paskan qen shejtan budallenj keta mulletet,,,,,eeeeeeee,,, ,

    Reply to this comment
  3. Arben April 5, 21:55

    PAGUANI TAKSAT EDI RAMES SE AIJ I VJEN RRADHA VITIN TJETER, I KA TE MBYLLURA NE GUATEMALE.

    HAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAH

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  4. Lili April 5, 23:54

    Tash e kuptoni cka Jane firma nga israeli,apo kanadaja
    Prit ni te kallojne ligje neper bote kunder pareve ‘te zeza’ e do kuptoni cka Jane investime nga Monaco,Dubaï a Luxemburg,e svicer!

    Reply to this comment
  5. Rumpala April 6, 15:14

    Te gjitha Jane parate qe politikanet tane hajdute I kan vjedhur popullit dhe nepermjet ketyre firmave fantazem vijne ne Shqiperi the fitojne tenders,koncensione e te tjera dolavere..mos pritni se do te ndodhe gje,e gjitha do te harrohet sic eshte bere me te tjera skandale…Sepse nuk ka si te kapesh vetveten,vajmedet ky popull

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim