Zbardhen mesazhet e mësuesit të akuzuar për pedofili: Mos u thuaj asgjë prindërve…

May 15, 2017 16:09

Zbardhen mesazhet e mësuesit të akuzuar për pedofili: Mos u thuaj asgjë prindërve…

 

Zbardhen mesazhet mes mësuesit të shkollës 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” në Kashar dhe nxënëses së klasës së 7-të.

Mësuesi i matematikës Hasan Martani, i cili është lënë në burg nga Gjykaka, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me nxënësen e tij.

Ka qenë e mitura e cila i ka treguar nënës së saj për atë që kishte ndodhur dhe kjo e fundit i kërkoi vajzës së që t’i shkruajë mësuesit në rrjetet sociale “Facebook”, për të vërtetuar abuzimin.

Nëna e vajzës ka treguar për Report TV edhe përmbajtjen e këtyre mesazheve, të shkëmbyera një ditë para denoncimit në Polici. Vajza i ka shkuar mësuesit Hasan Martani në “Facebook” se kishte frikë se mos zbulohej ajo që kishin bërë.

E mitura e vë në dijeni mësuesin se mamaja e saj e ka pyetur disa herë.

Menjëherë mësuesi i matematikës i ka kthyer përgjigje, duke e pyetur nëse u ka thënë prindërve dhe që të mos tregojë asgjë. P

ikërisht në momentin që nxënësja e klasës së 7 i ka thënë mësuesit se nuk ka treguar asgjë, Hasan Martani i ka kthyer përgjigje duke i thënë “tani jam i qetë”.

Vajza: Kam frikë mos e zbulon njeri ato që kemi bërë bashkë. Mami më ka pyetur disa herë.

Hasan Martani: Ti mos thuaj asgjë. Mos u ke thënë gjë prindërve?

Vajza: Jo nuk kam thënë asgjë

Mësuesi: Shumë mirë, tani jam i qetë.

Pikërisht me këto komunikime prindërit e vajzës kanë shkuar në Polici dhe e kanë denoncuar. Por mësuesi Hasan Martani ka mohuar çdo pretendim të vajzës dhe nënës së saj.

Ai ka thënë para Gjykatës se kanë komunikuar në rrjetet sociale për diçka tjetër.

Vajza në dëshminë e saj në Polici është shprehur se mësuesi e prekte në vend intime dhe e ngacmonte shpesh kur ishte në klasë.

Edhe prindërit e të miturës janë shprehur se vajza e tyre është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i matematikës.

May 15, 2017 16:09
Komento

1 Koment

  1. Net May 15, 19:46

    Nuk duken te mjaftueshme per te ngritur akuze. Nuk flitet sex apo erotik. Vetem per fshehje te dickaje qe mund te jete cdo gje tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*