ODA: Pasuritë që kanë deklaruar Duma, Pampuri, Spiropali dhe Mesi

March 4, 2018 12:19

ODA: Pasuritë që kanë deklaruar Duma, Pampuri, Spiropali dhe Mesi

 

Open Data Albania ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga 11 deputete që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit këtë sesion parlamentar.

Referuar të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe të publikuar nga ODA mësohet se zëvendëskryeministrja Senida Mesi është pronare me 50 % të sipërfaqes së një apartamenti banimi me sip. 147.61 m2 për banim plus 150 m2 verandë në Shkodër.

Ajo ka deklaruar 10 llogari bankare, me vlera nga 1 mijë euro deri në 57 mijë euro.

Orjola Pampuri deputete e Partisë Demokratike, ka ardhur në parlament me një pasuri të konsiderueshme.

Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi, dyqan depo dhe bashkëshorti i saj është aksioner në një kompani kromi.

Pampuri është e tre-punësuar në dy universitete dhe një klinikë, përveçse është deputete.

Grida Duma, deklaron se ka në pronësi dy apartamente dhe dy automjete, tri llogari bankare dhe një gjendje cash.

Elona Gjebrea është bashkëpronare në 50 % të vlerës në tri shtëpi, ka për të shlyer një kredi dhe pesë llogari bankare.

Elisa Spiropali deklaron se nuk ka pasuri të patundshme, por disponon një llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me 87. 509.95 lekë dhe gjendje cash, 10 000 euro.

a.s/dita

March 4, 2018 12:19
Komento

3 Komente

  1. . March 4, 13:21

    Ne shqipri pasurohesh me shume e me shpejt se n’emigracion. Biles ne s’kemi as shtepi.
    E hengri kot ky i droges me banane. Le te ish bere politiqen, si keto te katerta. me shume para do kish.

    Reply to this comment
  2. E lagu nuk e lagu bishtin dhelpra ne Parlament. Me the te thashe ne parlamet.por ne darke te gjithe numurojne parate e tyre !Populli ? Prapa liste ! March 4, 14:10

    Lodhen shume deputetet shqiptar, per te miren e publikut, perpiqen te risin mirqenien e pensionisteve, te paafteve per pune, per piqen te luftojne te pastrehuarit, te paa punet ! Perpiqen per rruget termocentralet, per nje jete me te mire te shqiptareve per emigrantet, perpiqen per detin, per tokat publike, Deputet tane jane shume te afte te zgjidhin problemet e nje vendi me 3 million banore ! Sot Shqiptaret jetojne si ne Gjermani, Itali, Greqi, Suedi, Norvegji ! Rezultat I klases politike brezit te ri te kesaj klase jane shume te medha prandaj edhe keta kane aq pasuri te madhe dhe lukx !
    Te gjitha I kane deputetet shqiptar vetem nje gje nuk kane humanizmin idhe ntegritetin social public! Jane kafsh grabitqare !

    Reply to this comment
  3. info analitike March 4, 15:39

    Shikoni Skenderbeshen sa deklaron qe vodhi sa u kenaq ne dogana. Pika qe nuk u bie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*