Përgjimet mes policit dhe hajdutit: Ik kap prokurorin, o idiot!

June 17, 2018 20:48

Përgjimet mes policit dhe hajdutit: Ik kap prokurorin, o idiot!

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje.

Bëhet fjalë për ish-efektivin e “Shqiponjave”, Engrid Henaj (në foton e mësipërme), i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”.

Gjatë kohës që ka qenë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe më tej në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Henaj ka pasur komunikime të vazhdueshme me shtetasin Fatjon Lila, i cili ka qenë person në kërkim dhe i pandehur për vjedhje automjetesh.

Përgjimet telefonike dhe ambientale të Prokurorisë, mes policit Henaj dhe të kërkuarit Lila tregojnë se efektivi konsumonte me Fatjonin lëndë narkotike dhe kërkonte prej tij favore.

Një prej mjeteve të vjedhura nga ana e shtetasit Fatjon Lila është gjetur në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmuar nga Henaj që ta dërgojë atë në Kavajë.

Ngjarjet kanë ndodhur në maj-gusht 2017.

Një pjesë e përgjimeve

Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se shtetasi Engrid Henaj ka komunikuar me shtetasin Fatjon Lila disa herë.

Në datën 21.05.2017 ora 21:51, polici e këshillon mikun e tij në kërkim që të gjejë një zgjidhje me prokurorin e çështjes.

Polici: Pse i çon zile, s’merr ai. Dëgjo një çikë, për muhabetin tat. Ik kap prokurorin o idiot, se je akoma në afat…Po ik pra, ta mbylli muhabetin tat, o k…

Fajton Lila: Të tha gjë njeri ty?

Polici: Po e di unë… ik te prokurori atje ta mbylli, mos të lëshojë urdhërarresti se ike në kokërr të burgut.

Fatjon Lila: Po ma ço, e ke emrin e atij atje?

Polici: S’e kam o vëlla, nuk e di kush është aty. (Pyet kolegun: o shoku im, e jep se kush prokuror e ka çështjen?)  S’e jep, po ik interesohu kush prokuror e ka çështjen, fut ndonjërin që të interesohet, a dëgjo? Për ato makinat b***, ç’a ke bërë andej nga Kavaja, janë dy makina…

s.a/dita

June 17, 2018 20:48
Komento

1 Koment

  1. info analitike June 18, 07:19

    Policia e rilindur e cunave te Tahorrit. Bravo cuna!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*