Zbardhen pretendimet e PD-së për mocion shkarkimi të Ilir Metës

March 4, 2015 18:42

Zbardhen pretendimet e PD-së për mocion shkarkimi të Ilir Metës

Demokratët kanë zyrtarizuar kërkesnë e tyre për mocion ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta. Në kërkesën e depozituar, thuhet se hetimi penal i plotë, i paanshëm, i pavarur dhe efikas i këtyre akuzave bën të domosdoshëm largimin nga detyra të Kryetarit të Kuvendit dhe vënien e tij në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sipas PD-së, kryeparlamentari nuk ka as legjitimitetin dhe as moralin e duhur, që në emër të organit më të lartë vendimmarrës në vend, t’i kërkojë organit të prokurorisë hetimin e cështjes.

Kërkesa e plotë për mocion e paraqitur nga PD:

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar dje se disponon prova se Kryetari i Kuvendit ka porositur vrasjen e dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pra, Kryetari i Kuvendit akuzohet se ka parapaguar vrasjen e dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Hetimi penal i plotë, i paanshëm, i pavarur dhe efikas i këtyre akuzave bën të domosdoshëm largimin nga detyra të Kryetarit të Kuvendit dhe vënien e tij në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit, nuk ka as legjitimitetin dhe as moralin e duhur, që në emër të organit më të lartë vendimmarrës në vend, t’i kërkojë organit të prokurorisë hetimin e çështjes. Nuk mund ta bëjë këtë për shkak se është në kushtet e një konflikti flagrant interesi dhe çdo përpjekje e tij e deritanishme në këtë drejtim, është vetëm një tentativë kriminale për t’i bërë presion organeve të drejtësisë duke shfrytëzuar pozicionin kushtetues, për të penguar hetimin e çështjes dhe zbardhjen e të vërtetës. Kryetari i Kuvendit duhet të largohet menjëherë nga detyra që ushtron dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë për tu hetuar mbi akuzën më të rëndë të bërë ndonjëherë në politikën shqiptare në këto 25 vite.

Kuvendi nuk mund të mbajë në krye të institucionit një person nën akuzë nga të zgjedhur të mazhorancës, se ka paguar për të vrarë dy deputetë. Detyra kushtetuese e Kryetarit të Kuvendit është mbrojtja e interesave të deputetëve dhe garantimi i sigurisë fizike të tyre. Ndërkohë që Ilir Meta, akuzohet nga deputetë të mazhorancës si porositës kriminal i vrasjes së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky mision kriminal i pretenduar nuk ka asnjë lidhje me funksionin kushtetues të Kryetarit të Kuvendit. Deri në sqarimin ligjor nga organet kompetente të kësaj çështje, individët e pretenduar si porositës të vrasjes së deputetëve, nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht edhe detyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Detyra e vetme e tyre është të vihen në dispozicion të organit të prokurorisë! Kjo nuk është çështje e mazhorancës qeverisëse. Kjo është një çështje që u përket të gjithë shqiptarëve. Është një çështje e dinjitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë të ketë në krye të Kuvendit të Shqipërisë një shtetas të akuzuar për porositjen e dy vrasjeve. Asnjë qytetar i vendit, nuk mund ta njohë nga dje Ilir Metën si Kryetar të Kuvendit, sepse është nën akuzë si organizator i vrasjes së dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Përsa më lart, në mbështetje të pikës 1 të nenit 75 të Kushtetutës, si dhe pikës 4 të nenit 114 të Rregullores së Kuvendit, ne deputet iniciues të kësaj procedure, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Kryetarit të Kuvendit. Vijimi i tij në këtë detyrë, jo vetëm thellon përmasat e këtij skandali, por bëhet një pengesë serioze për punën e pavarur të organeve të drejtësisë. Duke patur parasysh ngjarjen e rëndë kërkojmë që Kuvendi të mblidhet urgjentisht dhe të shkarkojë menjëherë Ilir Metën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i vendosur që të mos pranojë për asnjë minutë më shumë një Kryetar Kuvendi të akuzuar si porositës i vrasjes së dy deputetëve. Ilir Meta nga dje ka vetëm një detyrë, t’i dorëzohet organeve të drejtësisë.

March 4, 2015 18:42
Komento

6 Komente

  1. tomorri March 4, 18:55

    Shqiptaret e dime mire se me pa aftesine e tyre po mbajne ne shpine nje antishqiptar dhe kreminel te vertetuare katerciperishte per 23 vjete me radhe,por per kete qe nuk ka asnje krim te kesaj natyre nuk ja ndjen fare.
    Ata pak qe jane vertete shqiptare tek PD ka ardhe koha te mendojne ndryshje dhe jo si koka e tyre se ajo ka 23 vjete qe eshte qelbur dhe tani po i vjen fundi ,kjo eshte pune ditesh e shumta javesh. Prisni edhe pak se sa me thelle aq me rrurras do te dalin o njerez.Kjo qe po flitet eshte nje shou malokesh te trashe dhe fundi i dihet.

    Reply to this comment
  2. Besa March 4, 19:08

    Vicidoli ne grahmat e fundit.Gjithshka ne sherbim te rrezimit te qeverise.I lumte kur nuk i hidhen hekurat

    Reply to this comment
  3. bato March 4, 19:20

    Pe De -ista te menderosur!
    Ju vrate 4 te pafajshem ne mes te bulevardit me 21 janar dhe jo vetem autori i drejtperdrejt i urdherit per vrasje, Sali Berisha dhe ministri kukull i tij Basha nuk dorezuan imunitetin per te deshmuar ne prokurori, por edhe gardistet nuk i dorezuat dhe prokuroren e quajtet lavire bulevardi se donte drejtesi. Si keni fytyre sot dhe mbi nje hamndesim idiot te nje drogaxhiu, kerkoni mocion per Meten? Kaq profan e pandehni popullin ju bastardet e vertete te ketij populli? Ikni mor rrace e ndyre agjentesh e spiunesh te Serbise, se na jeni neveritur!

    Reply to this comment
  4. Beni March 4, 20:01

    Nje gje nuk kuptoj ,pse mazhoranca nuk ben mocion mosbesimi per deputetin S. BERISHA PERHEQJEN E MANDATIT E PER T’U PERGJIGJUR PARA DREJTESISE PER REKORDET KRIMINALE TE TIJ.

    Reply to this comment
  5. SuloKapedani March 4, 20:32

    Horrat dhe laviret e shqupit e kanè pèrgèrè edhe vetè emrin e nderuar SHQUP. Larabaket tè tille kanè qènè dhe tè tille do tè ngelen pavarsisht se vodhèn shqupin me anè tè firmes se sakatit i cili po vashdon tèvjedh edhe kishat e shqipetarève.Qent gjithmonè lehin por edhe kruhen kur i ka zène zgjebja dhe jane mbushur me pleshta.Kruhuni zagar kruhuni sa te mundni por zgjebja qe ju ka zene nuk u hiqet lehtè.

    Reply to this comment
  6. Alphade March 5, 00:42

    Ne Shqiperi ka vetem nje politikan KILLER , AI QUHET SALI BERISHOVICI, TE TJERET TE
    HANE MENDER M…TIN …!!!! PRANDAJ HETIMET TE FILLOJNE PIKERISHT NGA KY KRI-
    MINEL..I UDB-s !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*