Zbardhen tarifat e reja zyrtare të qirave të objekteve në Shqipëri

June 15, 2015 16:05

Zbardhen tarifat e reja zyrtare të qirave të objekteve në Shqipëri

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi që rregullon dhe  vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore.

Sipas këtij vendimi, në asnjë rast, vlera e dhënies me qira të ndërtesës nuk do të jetë më e vogël se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në këtë vendim. Vlera minimale mujore, për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira, është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj, e përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Për dhënien me qira të ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytetin e Tiranës, vlera minimale e qirasë mujore, për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet, si më poshtë vijon:

a) Për 1m2 sipërfaqe për dyqan mallrash apo shërbimesh, vlera minimale e qirasë mujore është 2 (dy) herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës;

b) Për 1m2 sipërfaqe për garazh të mbuluar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës;

c) Për 1m2 sipërfaqe për zyrë dhe magazinë, vlera minimale e qirasë mujore është e barabartë me vlerën minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës;

ç) Për 1m2 sipërfaqe parkim të hapur, vlera minimale e qirasë mujore është 30 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës;

Për 1m2 sipërfaqe bodrumi, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës

dh) Për 1m2 sipërfaqe të ndërtesave të privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës.

Për dhënien me qira të ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytete të tjera, vlera minimale e qirasë mujore, për 1m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet, si më poshtë vijon:

a) Për 1m2 sipërfaqe për dyqan mallrash apo shërbimesh, vlera minimale e qirasë mujore është 1.5 (një pikë pesë) herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit;

b) Për 1m2 sipërfaqe për garazh të mbuluar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit;

c) Për 1m2 sipërfaqe për zyrë dhe magazinë, vlera minimale e qirasë mujore është e barabartë me vlerën minimale të qirasë mujore për 1m2  sipërfaqe të apartamenteve të banimit;

ç) Për 1m2 sipërfaqe parkim të hapur, vlera minimale e qirasë mujore është 30 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit

d) Për 1m2 sipërfaqe për bodrum, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit

dh) Për 1m2 sipërfaqe të ndërtesave të privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

June 15, 2015 16:05
Komento

5 Komente

  1. korcari June 15, 19:41

    Ju qe beni keto ligje fluturoni me presh ne bythe . Sepse nuk kini hedhur ndonjehere lek per te hapur nje biznes dhe per pasoje nuk dini prej se behet buka. E dini se bisneset e mesme dhe te vogla i nxjerin aq kollaj leket sa ju qe jeni te mbytur ne korupsion dhe me nje mutsillek qe beni merni ryshfete te majme.Prandaj deputetet duhet te zgjidhen ata njerez qe i kane keto eksperienca dhe jo femije te lumtur qe skane pjerdhurne uje.

    Reply to this comment
  2. elio June 15, 19:42

    ngelen duke vene tarifa ne Tirane…..mundesisht brenda unazes…U lodhem duke mbajtur gjithe parazitet e shqiperise…eshte per te shkuar me kompanine ne Kamez a Lac a Tepelene se andej nuk te ngacmon njeri…Turp per keta njerez te paafte qe skane c’i bejne gomarit e godasin gjithmone samarin….Brisildaaaaaa drejtoresha e tatimeve..prrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

    Reply to this comment
  3. sabrina June 15, 20:39

    Po kjo s’percaktohet nga tatim taksa, por kerkesa dhe oferta ne treg. Ne qfs ka dyqane me shumice qe Jane bosh, ty te duhet te ulesh qirane, qe te arrish te marresh qira. Kush te jep qira dyfishin e apartamenteve ne te njejtin pallat, kur mund te gjeje me lire ne nje vend tjeter. Eshte konkurence e madhe, sepse Jane ndertuar AQ shume dyqane sa tregu eshte I tejngupor. Kjo do filloje te ndihet nese ndalohen ndertimet ne Tirane, te pakten per 4vjet ne vazhdim. Dhe ekonomia te mekembet njecik me shume. Vetem atehere do te ngrihet vlera e pronave. Tani per tani ky ligj me duket kot.

    Reply to this comment
  4. ErMal June 16, 10:00

    Ju qe keni komentuar me siper s’e kuptoni ligjin, per me teper as shifrat nuk dini t’i lexoni.
    Ligji eshte nje rregullator shume i mire per mbledhjen e tatimit ne burim per qirate.
    Nese 1 m2 dyqan shitet me 3,000 Euro ne x zone, atehere qiraja e tij nuk mund te jete me pak se 3,000*0.3%=9 Euro/m2, çmim qe duket teper normal kur dihet qe per ambiente te tilla qiraja mund te shkoje nga 15-25 Euro/m2. Ne baze te metrave katror qiradhenesi ose qiramarresi (per llogari te qiradhenesit) duhet te paguaje 15% tatim ne burim ne shtet, por asnjehere me poshte se çmimi i paracaktuar 9 Euro/m2. Nese eshte taksapagues i rregullt dhe çmimi i qirase eshte me i larte se 9 Euro/m2, atehere ai duhet te paguaje tatimin ne burim per vleren reale te kontrates se qirase. Çfare ndodh sot eshte se dyqane ne bllok edhe pse qirane mujore e kane mbi 2,000 Euro, deklarojne me kontrata fiktive sikur qiraja eshte psh 800 Euro, ndaj dhe buxheti i shtetit nuk mbledh dot vleren reale te detyrimit qe i takon. Se si ndertohen rruget, shkollat e kopshtet, se si mund te merret nje sherbim me teper publik pa paguar taksat qe na takojne, vetem ne shqiptaret nuk e llogjikojme. Qeveria nuk pret para’, nga taksat dhe tatimet e krijon buxhetin qe perkthehet me pas ne me teper investime e sherbime me cilesore per qytetarin.

    Reply to this comment
  5. Gazetari June 16, 16:34

    Po na thoni mo
    ca nr dhe dt ka ky ligj????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*