Zbardhen vendimet e BSH për “Deuroizimin”

February 23, 2018 14:50

Zbardhen vendimet e BSH për “Deuroizimin”

 

Banka e Shqipërisë publikoi vendimin e detajuar për “Deuroizimin”, nëpërmjet të cilit rritet përqindja e rezervës së detyrueshme për euron arrin në 12.5 për qind nga 10 për qind që është aktualisht, teksa lehtësohet detyrimi për rezervën në lekë nga 10 % që është aktualisht në 7.5%.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka rishikuar normën e interesit që jep rezervën e detyrueshme.

Norma e interesit e remunerimit për rezervën e detyruar në lekë të jetë 100 (njëqind) për qind e normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes.

Ndërsa nga qershori 2018 deri në qershor 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro do te mbahet zero.

Rezerva e detyrueshme ulet për lekun, rritet për euron

1- Norma e rezervës së detyruar në lekë, mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat, të jetë në nivelin:

7.5 (shtatë pikë pesë) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar dhe që kanë një afat maturimi jo më të gjatë se 12 muaj; dhe b) 5.0 (pesë) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar dhe që kanë një afat fillestar më të gjatë se 12 muaj deri në 2 vjet.

Norma e rezervës së detyruar në valutë, mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat, të jetë në nivelin:

  1. a) 12.5 (dymbëdhjetë pikë pesë) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar, kur vlera e raportit “detyrime në valutën përkatëse të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar/totali i detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar” për bankën është deri në 50 (pesëdhjetë) për qind; dhe
  2. b) 20 (njëzet) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar, për vlerën shtesë të këtyre detyrimeve të bankës që tejkalojnë nivelin 50 (pesëdhjetë) për qind të vlerës së raportit “detyrime në valutën përkatëse të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar/ totali i detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar”.

Për periudhat bazë të rezervës së detyruar, nga qershori 2018 deri në qershor 2019, mbajtja e rezervës së detyrueshme të jetë:

  1. a) në valutë, për vlerën e rezervës së detyrueshme që i korrespondon normës së rezervës së detyrueshme në valutë në nivelin 10 (dhjetë) për qind; dhe b) në lekë, për vlerën e rezervës së detyrueshme që i korrespondon normës së rezervës së detyrueshme në valutë mbi nivelin 10 (dhjetë) për qind. 4. Duke filluar nga periudha bazë e rezervës së detyruar, korrik 2019, mbajtja e rezervës së detyrueshme në valutë sipas pikës 2 të këtij vendimi, të jetë vetëm në valutë. 5. Ngarkohet Departamenti i Operacioneve Monetare me zbatimin e këtij vendimi. 6. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Rimunerimi, interesat zero për euron hyjnë në fuqi në qershor

Pika 1 e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 39, datë 25.06.2014 “Për miratimin e normës së interesit për remunerimin e rezervës së detyruar dhe të tepricave të subjekteve bankare”, i ndryshuar, ndryshon si më poshtë: “1. Norma e interesit e remunerimit për rezervën e detyruar në lekë të jetë 100 (njëqind) për qind e normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes, të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në ditën e fundit të periudhës bazë

Pika 2 e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 39, datë 25.06.2014 “Për miratimin e normës së interesit për remunerimin e rezervës së detyruar dhe të tepricave të subjekteve bankare”, i ndryshuar, ndryshon si më poshtë: “2.1 Për periudhat bazë të rezervës së detyruar nga qershori 2018 deri në qershor 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në USD, mbajtur përkatësisht në USD dhe në Lek, sipas vendimit nr.13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë 0 (zero) për qind.

2.2 Duke filluar nga periudha bazë e rezervës së detyruar, korrik 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në USD, sipas vendimit nr. 13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë 0 (zero) për qind.”

Pika 3 e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 39, datë 25.06.2014 “Për miratimin e normës së interesit për remunerimin e rezervës së detyruar dhe të tepricave të subjekteve bankare”, i ndryshuar, ndryshon si më poshtë:

“3.1 Për periudhat bazë të rezervës së detyruar nga qershori 2018 deri në qershor 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro mbajtur në Euro, sipas vendimit nr.13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë e barabartë me normën e depozitës të përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro mbajtur në Lek të jetë 0 (zero) për qind.

3.2 Duke filluar nga periudha bazë e rezervës së detyruar, korrik 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro, sipas vendimit nr.13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë e barabartë me normën e depozitës të përcaktuar nga BQE-ja.”

4.Ngarkohet Departamenti i Operacioneve Monetare dhe Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës me zbatimin e këtij vendimi.

a.s/dita

February 23, 2018 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*