Zbardhet debati në mbledhjen e grupit parlamentar të PD

July 21, 2016 16:08

Zbardhet debati në mbledhjen e grupit parlamentar të PD

Partia Demokratike mblodhi me urgjencë grupin parlamentar në drekë dhe rreth orës 15:00 deputetët u shpërndanë, ndërsa as lideri i opozitës Lulzim Basha asnjë prej demokratëve nuk pati komunikim me mediat.

Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi.

Gjithashtu “Panorama.al” ka zbardhur edhe debatin e zhvilluar në mbledhjen me dyer të mbyllura në PD.

DEBATI:

Basha: Jemi ende në proces negociatash dhe kemi shpresë se mund të arrihet marrëveshje. Ne kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombetar në gjithë këtë histori.

Berisha: E vërteta është që Rama nuk e do marrëveshjen, Rama kërkon që reforma të mos votohet. Ai po punon për të arritur një shumicë të çoje vendin në zgjedhje të parakohshme.

Selami: Unë nuk e di për çfarë mbështetje ndërkombëtare flisni ju kryetar kur ne dje kemi marre dy deklarata shumë të forta kundër. Ne duhet ta votojmë reformën pasi deri në këto momente fatura është mbi ne. Unë kam që në dhjetor që sa herë dal nga shtëpia për në Kuvend apo në parti takoj përditë qytetar që më kërkojnë të votojmë reformën. Ne duhet ta votojmë pasi fatura sic e thashe deri tani është mbi ne./Panorama

July 21, 2016 16:08
Komento

6 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 21, 16:21

    Keshtu qe ky na paska qene i gjithe debati? Kaq thane edhe u shperndane? Te forte ata te Panorames qe e zbardhen po edhe ju te DITAs qe i dhate nje shkume siper nuk bini poshte.

    Reply to this comment
  2. Agroni July 21, 16:45

    Erdhi edhe fundi i kesaj loje te stergjatur.Mortja e ketij kombi dhe doci i politikes shqiptare ILIR META goditi sne shenje duke hedhur ne ere reformen ne drejtesi.Eshte turp per nderkombetaret qe hap mbas hapi bene leshime themelore duke ju nenshtruar hajduteve dhe kriminelave te ketij kombi.Ne keto kushte kapitullimi perballe mafjes shqiptare te drejtuar nga Sali Berisha zagari i U.T.B.se LULUSHI si dhe krye hajduti ILIR META qe gjunjezuan draftin e nderkombetareve i del per detyre qe shoqeria civile dhe pjesa me e shendoshe e ketij populli te raskapitur te kerkojne referendum per te mos lene reformen ne drejtesi ne doren e mafiozeve.Kercenimet dhe deklaratat e ambasadorit amerikan deshtuan para kesaj bande qe per 26 vjet vodhen dogjen e shkateruan kete komb.Vleresim maksimal per k/kriminelin Sali Berisha qe triumfoi bindshem ndaj bllokut perendimor duke i sfiduar ata ne menyre spektakulare.Ose…..Ose …kjo ka qene nje loje e dirigjuar nga i derguar i Podestes gjoja kembengulje per reformen por qe perfundimisht do votohet ashtu sic do Saliu dhe banda e tij.Ngushellime e popull qe nuk ngeli njeri ne bote pa tallur bythen me demokracine shqiptare.U.D.B.ja me e forte se kure ne truallin shqiptar.

    Reply to this comment
  3. kampaçurreta July 21, 16:51

    Debate shume te forta me akuza e kunderakuza problemi shkoi deri ne nxjerrjen e armeve dhe disa edhe te thikave e çekiqeve por me ne fund u doli gjumi dhe pane se ishin ne enderr-

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati July 21, 17:21

    Ky Selami esht qesharak fare

    Kete e takojn mileti ne ruge dhe i thone ::. Duam reforme se s’ka lezet lol

    Reply to this comment
  5. Troc July 21, 18:06

    O Agron po edhe nderkombetaret era matrapazllek bien, prandaj u neneshtrohen krimineleve dhe BANDITEVE shqiptare…..

    Reply to this comment
  6. ShkoDrani July 21, 20:36

    Ne Amerike po shfaqet premiera e filmit komedi WAR DOGS, ku flitet edhe per Liderin Virtual nga Viçidoli dhe shtjellohet historia e Xen Biznesmenit.

    http://www.wardogsthemovie.com/#/videos/trailer2

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*