Zbardhet dëshmia e gjyqtarit: Lekët janë kursimet e mia, eurot të një miku

November 10, 2017 14:15

Zbardhet dëshmia e gjyqtarit: Lekët janë kursimet e mia, eurot të një miku

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i ndaluar sot për korrupsion aktiv dhe pasiv, ka dëshmuar para hetuesve lidhur me sasinë e parave që iu gjetën në banesë nga policia.

Ai ka deklaruar se 10.149.000 lekë ishin kursi të tij, kurse 174.810 euro ishin të një miku, i cili ia kishte lënë në ruajtje pasi do të blinte një pronë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë sot se, ‘në datë 9 nëntor 2017, rreth orës 23:30, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë”.

Në këtë operacion u ndalua shtetasi  Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë’.

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

Në kontrollin e banesës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsionit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174.810 euro, 10.149.000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra ligjore.

November 10, 2017 14:15
Komento

14 Komente

  1. ??? November 10, 14:40

    I paska dhene ai “miku” fiks euro me 810 nga mbrapa hahaha.

    Reply to this comment
    • Leku November 10, 23:28

      Ky 6 vjet rresht te 72 rrogat mujore i paska fut ne dyshek per t’i kursy dhe ka jetu vetem me ajer dhe uje cezme

      Reply to this comment
  2. jo-genjeshtres November 10, 14:48

    Sa te besuar qe jane keta gjyqtaret?!
    Pse ua besojne vetem atyre leket?
    Sa me fat qe jane ca njerez!!!

    Reply to this comment
  3. . November 10, 14:58

    te hetohet miku i gjyqtarit, shpejt hapni dosje

    Reply to this comment
  4. Romeo November 10, 16:08

    Ky pis na beka edhe funksionet e Bankes. Tridheni qenin se do tregoje gjithe grupin e qenve me te cilet ka ngrene dhe dhjere ne nje gavete. Drejtesia pushteti me i korruptuar ne Albanistan.

    Reply to this comment
  5. Tarrasi November 10, 16:12

    Paska kursyer buken e gojes fukaraja Pse e moret ne qafe kete engjel te pafajshem Aman lereni te qete dhe ktheni parate se po me vjen KUQ te fala tarrasi

    Reply to this comment
  6. Merqez Katunari November 10, 16:24

    Po u vjen fundi edhe ketyre plehrave qe e kane bere kete vend corap. Leket me thase nuk mbahen ne shtepi por lihen ne banke o hajduta me kollare

    Reply to this comment
  7. XXXL November 10, 16:30

    E shikoni ore milet sa te ndershem jane gjyqtaret tane dhe cfare sigurie krijojne, jane bere Banke e parave te “miqve”.
    Ky lloj grabitesi dhe shume te tjere pas tij edhe burgun e kane pak me poshtersite qe kane bere me vendimet e dhena ne “Emer te il Popolos”, t’ju shkerdhesh cfare u permban pragu i shtepise.

    Reply to this comment
  8. info analitike November 10, 18:49

    Kur genjejne kaq trashe dhe gjyqtaret e Apelit vajmedet se si eshte katandisur drejtesia. Po nese jane para kursimesh perse rrezikon ti mbaje ne shtepi e nuk i depoziton ne banke si gjithe dynjaja?

    Reply to this comment
  9. Bledi November 10, 22:17

    Pô me kete llogjiken qe perdor ky edhe per drogen qe kapet mund te thuash ma dha 1 mik per tja ruajtur se mos i merrte lageshtire .kurse pjesen tjeter te lekeve i kam mbledhur nga qokat Kur me vdiq. Gjyshja

    Reply to this comment
  10. demo November 11, 02:52

    Po si nuk doli nje komentues t`i besoje ketij hajduti?Shihni mos ka qene ne kursin e plepave?Ajo eshjte mitra e Sali gjarperit,qe polli gjithe gjarperit e drejtasise

    Reply to this comment
  11. Arben November 11, 08:03

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
  12. perkthyesi November 11, 09:10

    Kursimet? Pse, sa qenka paguar ky punonjes i shtetit? Te ishe ne ndonje vend tjeter, do perfundoje drejt e prapa hekurave, por ketu vazhdo e bej qejf!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*