Zbardhet dëshmia e shoferit të Olldashit

November 20, 2014 09:05

Zbardhet dëshmia e shoferit të Olldashit

Sokol Olldashi mbush një vit sot nga vdekja e tij.

News 24 ka zbardhur me këtë rast dëshmitë e shoferit të tij, Bledar Begolli dhe deputetit Igli Cara, të cilët kanë qenë personat e fundit që kanë folur me ish-deputetin demokrat.

Deshmia e Bledar Begollit

Në datën 20. 11. 2013 unë kisha lënë takim më parë më Sokolin që do takoheshim në darkë, në zyrën e tij të ndodhur në adresën rruga Ismail Qemali, pranë Radio Televizionit, në katin e tretë të një pallati të ri. Une kam vajtur atje dhe rreth orës 21:00 më ka telefonuar vetë Sokoli dhe më thotë të dilja të prisja deputetin Igli Cara.

Më pas duke zbritur poshtë për të vajtur tek Igli, më ka telefonuar përsëri Sokoli dhe më pyeti nëse erdhën cunat dhe une i them Po. Ai më thotë se “për 10 minuta erdha, ndodhej pranë kafe ‘Kiu’”, që unë e di ku ndodhet.

E kam sqaruar duke i thënë se Igli po hante diçka tek lokali dhe nga ana tjetër kam dëgjuar një si zhurmë dhe nuk po përgjigjej njeri, une kam vazhduar ‘Alo, alo’ dhe me telefon në vesh pa e shkëputur telefonatën, kam hyrë në lokal, kam marrë Iglin për krahu duke i thënë se ‘hajde se duhet ti ketë ndodhur diçka Sokolit se nuk flet në telefon’. Igli ka marrë makinën e tij tip veture marka mercedes benz me ngjyre gri, me targa të reja numrat 009. I kam thënë për t`u nisur për në drejtim të kafe ‘KIU’.

Ai nuk e dinte mirë rrugën dhe po e orientoja ndërkohë telefonin e mbaja hapur. Nisur nga fakti që telefonin e kisha të zënë, i kam thënë Iglit të telefononte policinë dhe t`u tregonte se për ku ishim nisur. Binte shi si litar. Igli i ka telefonuar policisë duke i dhënë sqarime se ku po shkonim.

Kemi arritur diku, pa vajtur në një karburat. Kam vënë re në anë të rrugës një makinë. Kemi ndaluar dhe kam parë në rrugë një mjet të prishur. Më pas jemi nisur përsëri në drejtim të kafe KIU dhe kemi kaluar lapidarin e Krrabës. Igli po ecte normal dhe në krahun e majtë kam parë dritat e një makine. I kam thënë Iglit të ndalonte makinën, ai ka hapur krahun në krahun e majtë të rrugës në një shesh. Dhe kur kam zbritur kam vënë re një mjet në një rrugë të pashtruar , rreth 30 m larg nga aty ku Igli parkoi makinën dhe në distancë duke u afruar drejt tij kam konstatuar se ishte mjeti i Sokolit, që ne përdornim, kam parë edhe targën AA003HN, kam vënë re se mjeti ishte i përmbysur me rrotat lart. Jam afruar pranë makinës, kam hapur derën e pasme, të krahut të shoferit, kam ndezur dritën e telefonit, kam parë një xhup dhe nuk kam parë gjë tjetër. I kam thënë Iglit që ndodhej pas meje se ka mundësi që duhet ta ketë nxjerrë makina dhe vetë kam dalë nga pas makinës duke parë përreth, kam parë poshtë dhe nuk vura re. Mendova të ngjitem lart në skarpatën me shkurre, ndërkohë Iglit i binte telefoni dhe ai ka dalë në rrugë për të pritur shërbimet e policisë. Unë pas tij me qëllim që të ngjitesha në vendin ku kishte rënë fillimisht makina, për të parë për trupin. Kam qenë në mes të distancës nga makina e përmbysur deri tek rruga kryesore, aty ku edhe kishte parkuar makinën Igli dhe kam parë që ka ardhur një automjet policie, kanë zbritur nga makina dy punonjës policie. Ata janë takuar me Iglin dhe më pas edhe me mua, që isha pak më poshtë. Të katërt kemi vajtur përsëri tek makina, dhe mund të kem hapur derën e parë të krahut të shoferit dhe me dritat e telefonit kemi pare brenda edhe një nga punonjësit e policisë më thotë se trupi ndodhej aty, dhe vetë kam parë këmbë njeriu nga gjunjët e poshtë, mbante veshur pantallona. Më pas jemi munduar të shohim më në brendësi pa prekur gjë, dhe kam dëgjuar një zhurmë si trokitje dhe vura re se ishte zhurmë boksi i kasetofonit që ishte i ndezur.

Nga tabulatet telefonike ardhur me shkresën Nr. Nr.2357 datë 18.08.2014, rezulton se deklarimet e bëra nga shtetasi Bledar Begolli përputhen plotësisht me qelizat e vendndodhjes së tij në momentin e ndodhjes së ngjarjes.

 

Deshmia e Igli Cara (deputet)

Pas rreth dhjetë minutash Bledi vjen tek tavolina jonë i tronditur dhe pyet se kush prej nesh, bëhet fjalë unë dhe Eduarti, ishte me makinë. Makinën e kisha unë dhe ai më thotë se do të lëvizim të dy bashkë. Eduarti qëndroi në lokal dhe duhet të ketë bërë pagesën. Së bashke me Bledin jemi nisur me makinën time tip veturë marka mercedes benz tip veturë me targa AA009GF, ngjyrë gri metalizato, dhe më thotë të niseshim në drejtim të tunelit të Krrabës. Unë isha në drejtim të mjetit dhe Bledi ishte ulur në sediljen e parë të pasagjerit, dhe më thotë se duhej lajmëruar policia në murin 129. Unë kam telefonuar policinë në numrin 129, i jam prezantuar Igli Cara, dhe i kam thënë se në vendin e quajtur në dalje të tunelit të Krrabës për në Tiranë, pranë lokalit të quajtur Kafja e Rremës, ka ndodhur një aksident rrugor. Nuk i kam treguar se kush ndodhej në makinë. Pas rreth 10 -15 minutash ku ne pothuajse arritëm pranë zonës ku mendohej se kishte rënë mjeti, më kanë telefonuar nga ana e policies për të kërkuar të dhëna të sakta në lidhje me njoftimin që kisha bërë.

Unë i kam thënë se po arrij në vend, por duhet të afrohen edhe shërbimet e policisë. Po në këtë telefonatë i kam sqaruar se kisha kaluar Lapidarin e Krrabës, rreth 100-200m, dhe ishim duke ecur avash. Bledi më ka thënë të ndaloja në këtë zonë. Unë kam ndaluar mjetin dhe në këtë kohë Bledi ka parë dritat e emergjencës së një makine, bëhet fjalë për bllokazhin që ndizen dhe fiken me sistem RL. Në këto momente unë kam hapur krahun në krahun e majtë të rrugës, ishte një vend si shesh pushimi, aty ishte edhe një rrotë e madhe kamionesh. Bledi ka zbritur menjëherë edhe unë pas tij. Makinën e kam lënë me frexha të ndezura.

Dua të sqaroj se gjatë gjithë kohës më ka orientuar Bledi pasi unë nuk e dija këtë rrugë. Më kanë telefonuar përsëri nga ana e policisë dhe i kam thënë se ju do të shihni një makinë me frexha të ndezura ne cep të rrugës në krahun e majtë. Binte shi, Bledi ishte nisur para meje drejt makinës dhe unë pas tij. Gjatë kohës që po shkonim për tek makina më ka rënë përsëri telefoni dhe unë i kam thënë se jemi tek makina e aksidentuar. Bledi ka arritur para meje tek makina, ka hapur derën e pasme të krahut të majtë tonin kur po shkonim drejt makinës. Kam dëgjuar nga ai të thoshtë se nuk shikonte gjë brenda në makinë dhe mos e kishte nxjerrë jashtë baxho e makinës, sipas tij makina kishte qenë me dritare lart. Ai ka dalë nga pas makinës, nga ana e poshtme e saj dhe ka kontrolluar tek shkurret që ishin në krahun e djathtë tonin. Telefonuesit më thanë se nuk po ju shohim dhe unë i kam thënë se po dal tek rruga dhe kam dalë në rrugë. Dhe makinën e policisë e kam vënë re dhe i kam dalë përballë. Kam për të sqaruar se nga vendi ku unë parkova makinën deri tek makina e aksidentuar rruga ishte me zbritje, jo e asfaltuar. Distanca mund të ishte rreth 30 m. Ndaluan makinën e policisë, kanë zbritur që aty dy punonjës të policisë së shtetit me uniformë, dhe unë i kam sqaruar se ku ndodhej makina e aksidentuar, dhe i kam thënë se ky mjet është i Sokol Olldashit dhe ai ka qenë në makinë.

November 20, 2014 09:05
Komento

5 Komente

  1. orli November 20, 14:00

    Kontrolloj deren prapa dhe iku per te kontrolluar mos ka dale nga makina gjate rrotullimeve!!!nuk kontrolloj deren e shoferit por heren e dyte pa tek dera e shoferit!!!pse kush e ha kete?!aha po,prokuroret e plepave e hane se ushtu ju ka thene baca sali udb-ja….

    Reply to this comment
    • MENTORES November 21, 11:35

      ore, po ky Olldashi ka qene tu i dhene nje autobuzi? si more, shoferi i tij ka futur koken ne makine dhe nuk mund me i pa asnje grimce trupi? mos ishte paketuar gje ne nje shkrepse? apo mos ishte xhuxh e i dobet? te gjithe e kemi parasysh makinen qe ka perdore, as gomari nuk e ha kete version!!! pikerisht ketu duhet filluar arsyetimi, pse genjejne te kjo pike?
      hajde ca behet!!!!ky ka qene dhe njeri i besuar i tij!!! pune spiunesh kriminele, ky dhe deputeti i leshit!!!

      Reply to this comment
  2. Lleshi November 20, 15:53

    Ha…ha…ha… Po nga do dilte trupi , kur nuk ishte thyer asnje xham , apo te ishte hapur ndonje dere ? Apo shofer azgani , e dinte qe ishte hapur pjesa e siperme , megjithese makina ndodhej permbys ? Ha…ha…ha…
    Meqenese makina ishte ndezur , se punonte kasetofoni dhe frexhat , perse i duhej drita e celularit , pasi dritat e kabines ndizen vete sapo hapet nje dere ? Etj.etj.etj. “grimca” te pasqaruara nga zoterinjte , pa folur per pronocimet e para te tyre ne shtyp qe jane kontradiktore me kete pacavure !

    Reply to this comment
  3. aaa November 20, 16:49

    pyesni mostren sali se ai idi mir keto pun si behen

    Reply to this comment
  4. iri November 20, 17:21

    E si u nis shoferi per ku ,,,,? diku ,,,, ku e dinte vendin ,,,.?, kur askush nuk I tha se cfare ka ndodhur, ni iks vend ,,,,,,, u nis kur Sokoli I tha me prit se erdha per 10 minuta,,, , kontradikte e gjalle teper dyshuese, deri ne mos besim,,,!Ndjese paste aiqe iku por ju qe jetoni e kishit mik a e kini ndergjegjen e qete …?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim