Zbardhet drafti/ Ja sa vite burg rrezikoni nëse aksidentoni me vdekje

September 28, 2016 11:32

Zbardhet drafti/ Ja sa vite burg rrezikoni nëse aksidentoni me vdekje

Çdo shofer i dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike nuk do të mund të favorizohet më nëse shkakton një aksident me pasojë plagosje apo vdekje.

ReportTv ka zbardhur draftin e eskpertëve të cilët propozojnë deri në 18 vite burg për këdo që shkakton një aksident me pasojë vdekjen sic ishte rasti më i fundit ku efektivi i policisë në Kamëz u aksidentua nga një shofer me precedent në shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe nën efektin e alkoolit.

 

Unë shumë shpejt do propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”. Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”. Ishte ky propozimi i Ministrit Tahiri që pritet që shumë shpejt të përfundojë si projekt në komisionin e ligjeve e më pas të marr votat e deputetëve për ndryshimin e Kodit Penal.

Dhe pse zyrtarisht drafti është ende në diskutim, ReportTv ka mundur të sigurojë një kopje të tij të propozuar nga ekspertët ku tashmë nga dy nene që ka aktualisht për aksidentet rrugore dhe pasojat e shkaktuara shkon në tre numri i tyre dhe për herë të parë futet termi ‘vrasja’ nga mos respektimi i normave të sjelljes në rrugë.

Në faksimilen e Ministrisë, neni 290-1 formulohet si më poshtë “Cilido që shkakton vdekjen e një personi duke shkelur normat e sjelljes rrugore do të dënohet me burg nga 2 deri në 7 vite.

Dënimi më i rëndë që propozohet me ndryshimet e kodit penal është ajo e pikës 2 ku çdo person në ndikimin e alkoolit, drogës që shkakton me automjet aksident nga pakujdesia me vdekjen e një personi dënohet nga 8 vite në 10 vite burg.

Kjo pikë shtohet si risi pasi aktualisht aksidenti me pasojë vdekjen i shkaktuar nga një drejtues mjeti nën efektin e alkoolit apo lëndëve psikotrope ka si masë ndëshkuese 3 vite burg.

Ndëshkimet e reja të propozuara për shkelësit e ligjit prekin dhe drejtuesit e motorrave dhe çiklomotorrave që nuk respektojnë rregullat dhe për ta.

Ndërsa çdo aksident me pasojë vdekjen e një apo më shumë personave e shkaktuar nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit si manovër e gabuar, mosrespektim kufizim shpejtësie, semafori dhe sensin e lëvizjes propozohet të ndëshkohet me dënim maksimal deri në 18 vite.

Ndëshkimi rritet dhe për drejtuesit e mjeteve të cilët largohen nga vendi i aksidentit, kur ata kanë shkaktuar vdekjen e një personi marrin një dënim shtesë prej 5 vitesh dhe tre vite pë rata që largohen dhe pse kanë shkaktuar një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori. /reporttv/

September 28, 2016 11:32
Komento

1 Koment

  1. MH September 28, 19:56

    Vdekja asht humbja e jete njeriut!Nga do te vije denimi duhet te jet i prer si aksident vdekje.

    Jeni per te qeshur me hunde ne grusht o e mjera drejtesi alla shqiptare.
    Pikrisht se ekziston vdekja e te pafajshmit nga shoferi i dehur apo narkotik i jepet denimi kapital me 18 vjet burgim.Shume ok.
    Po pse viktimat me vrasje arme zjarri apo te ftohta autoret e ketyre viktimave nuk denohen po kaq sa nga mjetet te motorrizuara,automobilistike.Apo dhe keto duhet te jen te dehur ose narkotike.Nga keto kane rastise qe jo vetem nuk denohet per arme mbajtje pa leje.Por edhe per krimin,marrjen e jetes se tjetrit nuk denohen ma shume se 3-4 vjet e fitojne lirin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*