SKEMA/ Si mori përsipër Çili lirimin e Alikove për 750 mijë €. Përgjimi me një zyrtar të lartë të Drejtësisë

February 28, 2020 09:02

SKEMA/ Si mori përsipër Çili lirimin e Alikove për 750 mijë €. Përgjimi me një zyrtar të lartë të Drejtësisë

Policia arrestoi sot një numër të madh personazh me akuzën e ndikimit të paligjshëm në Sistemin e Drejtësisë, mes të cilëve ishin edhe botuesi Henri Çili si edhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Çili u arrestua bashke me avokatin e tij Ilir Korbi dhe pasi u mbajt disa orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas është dërguar në Gjirokastër.

Hetimi ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020.

Në qendër të hetimit kanë qenë fillimisht kunati i Henri Çilit Gazmir Ajdinaj dhe vëllezërit Aliko.

Grupi ku ishte përfshirë Ajdinaj merrej me trafik të lëndëve ekskplozive dhe drogës. Grupi ushtronte aktivitet në Gjirokastër, Këlcyrë dhe Shkodër.

Gjatë përgjimeve, është konstatuar një telefonatë mes Gazmir Ajdinajt, i cili rezulton të jetë vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit dhe Adil Alikos nga Lazarati, i cili rezulton të jetë babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat.

Alban dhe Arbion Aliko

Babai i vëllezërve Aliko ka theksuar në telefonatat e përgjuara se i kërkonin 1 milion euro. Gazmir Ajdinaj ka ndërmjetësuar një takim të Adil Alikos me Henri Çilin.

Takimi është kryer në 7 dhjetor 2019 në Tiranë. Biseda është përgjuar dhe filmuar nga prokurorët. Gjatë kësaj bisede, mësohet se shuma e cila do të përdorej për lirimin e vëllezërve Aliko do të zbriste nga 1 milion euro në 750 mijë euro, ku një pjesë do të jepej CASH dhe pjesa tjetër me prona.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se në 10 janar 2020, Henri Çili i ka dhënë një prokurë për të vepruar në emrin e tij, bashkëpunëtorit Betim Shkupi për marrjen e dy pronave në formë dhurimi nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë.

Pas këtij dhurimi, Henri Çili komunikon me Gazmir Ajdinajn dhe i thotë se gjithçka ka shkuar për mrekulli dhe se meritonte një shpërblim.

Prokuroria ka konstatuar se më datë 3 shkurt 2020, Henri Çili ka komunikuar me Drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës duke i kërkuar që të veprojë me shpejtësi për regjistrimin e pronave.

“Kjo shtetase, pasi i premton se do të veprojë shpejt, i kërkon që të dërgojë dokumentet”, shkruhet në dosje.

Disa ditë më vonë, prokuroria konstaton se Henri Çilit i janë dorëzuar edhe 30.000 euro për të ndikuar në vendimin për Alikot.

Prokuroria ka kapur edhe një rast tjetër të tentativës për të ndikuar mbi vendimin që do të jepej për Feti Yzeirajn, i dënuar me burgim të përjetshëm. Jazo Liko është përgjuar duke mbledhur 1 000 000 lekë nga familjarët e Yzeirajt me qëllim dorëzimin tek Gazmir Ajdinajt për llogari të Henri Çilit.

Shuma prej 1 000 000 lekë nuk u dorëzua pasi Lazo Liko u ndalua në momentin që do të dorëzonte paratë.

Pas marrjes së pronave dhe parave, sipas prokurorisë, Henri Çili ka zhvilluar një takim më datë 14 janar 2020 me një drejtues të lartë të Sistemit të Drejtësisë në një hotel në Tiranë.

Edhe ky takim është përgjuar.

Nga përgjimet është konstatuar se Henri Çili i kërkon zyrtarit të lartë që të zgjidhë çështjen e vëllezërve Aliko dhe Yzeirajt sa më parë dhe ai i siguron se ata (Alikot) do të jenë në 50 dosjet e para që do të shqyrtohen.

Disa ditë më vonë arrestohet pikërisht Gazmir Ajdinaj teksa policia i kapi dy kallëpe tritol në makinë.

Arestimi erdhi pasi prokuroria ka përgjuar një telefonatë mes Arbion Alikos nga burgu i Burrelit dhe Gazmir Ajdinajt për një sasi tritoli.

Në 23 shkurt 2020, Ajdinaj shkon në Gjirokastër dhe mori disa sende nga Adil dhe Amarildo Aliko. Policia ndaloi makinën e tij në Tepelenë duke i gjetur aty dy kallëpe tritol si edhe fitil zjarrpërcjellës.

Operacioni i djeshëm është faza e dytë arrestimeve të bëra ndaj grupit ku bënte pjesë edhe Ajdinaj.

 

d.a. / dita

February 28, 2020 09:02
Komento

30 Komente

  1. Aladini me Eskortë February 28, 10:26

    E shiti Berisha se ndaloi se lepiri bythen e Berishes dhe nisi me ate te Rames.

    Po ta kishte ende lidhjen me Saliun gjemb ne kembe nuk i hynte.

    Gabove padron këtë herë o Çilo

    Hajd se mbase të ndihmon Rilindja dhe del shpejt.

    Nuk i mbajne ne burg tipat si ty, ku rron dot kjo shoqëri pa icik kurvllik nga ky i yti

    I ikën gjithë lezeti

    Reply to this comment
  2. Lakuriqi i nates February 28, 11:05

    O sa ma beri diten elumtur ky lajm. Ishalla sa me shume servila dhe plehra si puna e tij hyjne ne burg . Ky “analisti” qe na bente moral se si funksionojne rregullat ne kapitalizem . Jo cdo here gjerat jane ne krahun tend o lepires tani do doja te te degjoja se si do kakarisje se si funksionojne rregullat ne kapitalizem. Jane shume plehra si puna jote ne media qe duhet te ndjekin nga pas . Pac kemben e mbare dhe mallkimet e nenes se policit te vrare.

    Reply to this comment
  3. Dori February 28, 11:30

    Fundi Kurorezon vepren!

    Reply to this comment
    • Serian February 29, 14:14

      Po Blendi Fevziu sa miliona i ka marrë si shpërblim Henri Çilit për ta ftuar si gjoja analist në emisionet e opinionit me qellim që të humbiste gjurmët e ti prej mafiozi i cili korruptonte prekurorë e avoketër për të liruar kriminelët nga burgjet ???
      Mafia është e lidhur me mediat me TV Klan e Top chanel me Fevziun dhe Dudushin e të tjerë mafiozë që mbulojnë të bëmat w njëri tjetrit!

      Reply to this comment
  4. Kafsha e Shpelles qiti gjithcka ne Shqiperi jashte kontrolli February 28, 12:51

    shqiperia i shndrua ne nji shtet demokratik shpellaresh

    dhe krimielash ,trafikantesh ,qe s’kishin din e iman

    egersira qe shqyenin te gjalle e te vdekur qe gjenin perpara .

    Hienat e Shpelles dhe Demokracia e tyre

    duhet te behet Teme Debati ne mbare shoqerine e

    mediet e TV – Shqiptare .

    Eshte koha per Reflektim ,

    eshte koha kthim ne Njerzillek

    te shqiptarit duke larguar te keqen qe erdhi nga

    thellesia e se Kakueres Primitive e Mesjetare

    Reply to this comment
  5. Gjirokastrit February 28, 13:04

    Diku nga fillimi i Tetorit te 2015 ne interesin tim per master, mendova se dera me e mire ishte UET i tij.
    Asokohe, nje e aferme imja pedagoge i thote Henrit “ky djali eshte edhe demokrat por eshte edhe kusheri imi, dhe duhet ta ndihmojme te pakten me gjysme burse”.
    “U be” tha duke buzeqesh Henri, na dha doren te dyve e iku.
    Ky ishte dhe mbetet takimi im i vetem me te.

    Sot mengjesin e gjeta duke lexuar lajmet rrufe per arrestimin e tij gjithe zhurme e buje, me grupe policie a thua se kishin arrestuar Al Kaponen, e ku dyzines se lajmeve neper portale ju shtua edhe lumi i statuseve kunder tij nga nje pjese…fatkeqesisht te djathte.
    Po pyesja veten nje moment: Ore ky njeri, kujt i ka bere keq ? Kujt i ka marre pronen ? Kujt i ka marre pasurine, vendin e punes, apo cilit i ka fyer dike ne fis e sua ?
    E mu kujtua pastaj gjyshi qe thoshte se njerzit e urrejnte te zotin, te suksesshmin, dhe ate qe duan ta imitojne por nuk behen dot si ai.
    Me Henri Cilin ka teza politike qe i mendojme njelloj ashtu sic ka ide te tij qe si perqafoj kurre e jam gati te sherrosem me keto per kete.
    Ama persa une e njoh kete jete e kete vend, Henri eshte fajtori i fundit per te keqijag qe i kane ndodhe, per deshtimet e pafundme qe ka pesuar e per arritjet qe nuk i kane ardhur.

    Qe ka njerez te cilet besojne se Henri mundet te ndikoje neper Gjykata e Prokurori per ceshtje te ndryshme, une as nuk e mendoj qe ka.
    Nje popull qe mendoi per 46 vjet se partia ishte Zoti, ti kerkosh te mendoje me thelle eshte luks i tepert.
    Ajo qe nuk kuptoj eshte ngazellimi i nje pjese demokratesh per prangat e tij.
    E dini pse ? Se kur ato pranga propagandistike shkojne tek njerez si Henri, te mendosh cfare ndodh me njerzit e thjeshte eshte afermendsh e kuptuar.
    Ndaj kujdes. Henri ja del vete, ndersa te ngazellyerit per te, i merr lumi lehte.

    P.s dhe mos harroni ti shigjetoni te gjithe anetaret e Keshillit Kombetar, kryesise, ish kryesise, grupit parlamenrar etj, te PD, qe qysh ne oret e para kane dhene e japin leksione e seminare ne UET.

    Reply to this comment
    • burgu i burrelit February 28, 13:48

      qeke kokrra kurves dhe te qiren e ke me kernacllik , per te qire mendien …

      Reply to this comment
    • nastradini pa shtepi zbriti ne qytet dhe jetoj per qejf te vet February 28, 16:25

      he mo se meqe ishte burri i mir Qilja ,

      e moren te parit .
      Ka shancin me bo zgjedhjen e tije ,
      e hyje ne birucen mee komode qe ka kreavt dopio.
      Pastaj ,nuk ka me ja fut aq shume ,
      sa merakosesh ti .
      natyrishte nqs mban vetem nji dashnore ne burg

      Reply to this comment
    • Nik February 28, 18:37

      Zotrote je “gati te sherrosesh” apo shurrosesh!?

      Reply to this comment
    • Saveti February 28, 21:58

      Ik or idiot megalloman. Ti plehre je nga ata mbi te cilet lulmzojne çilet dhe llumi qe ka permbytur vendin.I holle nga ndyresia derisa kerkon te fyesh nje popull te terre per te justifikuar nje njeri te ndyre, te paskrupull ne moralin e tij prej batakçiu me kostum intelektuali.

      Reply to this comment
    • Filoeuropiani February 29, 14:56

      Mund t’i kishe kursyer gjithe keto karlleqe. Ai qe do ndihmonte Cili te dilte nga burgu ka vrarë një polic. Apo vari trapin! Dava polici.

      Reply to this comment
    • mirel February 29, 17:47

      Opo ky plera Gjirokastriti beka karshillek me policin e vrare. Kujt ja paska shkembyer gjakun me leke Cili?
      Shqiptareve.
      Mendoni per te tjerat, kur keta merren me kriminele te mirefillte.

      Reply to this comment
  6. Fahriu February 28, 13:12

    Ky Henri ne Tirane çregjistron prona e ne Shkoder regjistron prona. Cfare jane keta lubi te pangopur.
    Kush eshte ky Çili qe behet garant per lirimin e dy vrasesve ne kembim te parave. Dhe nuk i paska bere ne emer te tij por me prokure. Kete prokuren e njohin mire keta, dhe vete pastaj dalin me nje apartament te dhuruar nga vajza si puna e Sales.

    Reply to this comment
  7. Referendum per arrestimin e koleres sali February 28, 13:45

    Koka e krimit eshte sali berisha qe ka deklaruar se e lejoi lazartin e shume krime e vrasje,por edhe nderhyhjen ne gjykata deri ne nxjerjen te pa fajshem ilir meten per vidion me ze e figur.
    Po ja u mbajti sumcja filloni nga sali berisha e pastaj hajdeni te fshatari naim cili e filloni me karian canin,aleksander frangaj,pasmaciun drogaxhi etj etj

    Reply to this comment
  8. Titi February 28, 14:04

    Prove e forte qe tregon qe reforma ne drejtesi po funksionon.Bravo policia dhe prokuroria!
    Ndersa per sa I perket asaj qe Rama te le balte dhe nuk eshte I “beses” si Berisha eshte ajo qe duam.
    Berisha te shpetonte dhe te perdorte per interesat e gjirizit te tij politik.

    Reply to this comment
  9. Tom February 28, 14:06

    Cili mori cfare kerkonte, kur bredh hu me hu, njeri do te hyje keq…

    Reply to this comment
  10. KOZi... February 28, 14:41

    Kuiz – Cili e ka shkruar komedine ! Shume zhurme per asgje ! ?

    Reply to this comment
  11. UET u financua nga Canabisi i Bandes se PD-se Lazarat ne te cili prodhoheshin Militante me Diploma shit nga Cili per PD-ne ! February 28, 14:54

    Pra ktu s’ka asgje te veshtire per te kuptuar me .

    Kuit i sherbente Cili ?

    Kryetari i fisit te Sheplles e,Familja e tij eshte Strofkulla

    e Djallit te Vicidolit .
    Ai ,sali berisha eshte Djalli cdo Poshtersie qe ka ndodhur ne Shqiperi ,

    Natyrishte jovetem ai si person por gjithe Familja e tij

    dhe cfar i permban Kulla !

    Cili ishte nji qen ne sherbim te Djallit te Vicidolit .
    Por,

    Djallin Vicidolit e rrethojne shume Hiena me te rrezikeshme

    se katundari Elbasanit Ha.Cili .

    Duhen bere arrestime ne mase te ksaj Bande te Rrezikeshme qe kan boer te gjitha llojt e Trafiqeve ne Shqiperi ,

    duke filluar qe nga ato Njerezore (me adopptimet fallse bere Botes mbare me femije shqiptare ,ku jae perdorur nga Perverse e krimiele si objekte sexi .ka raste denoncimi ne Frace -ne kohen kur sali berisha ishte President )

    pastaj trafiqe prostitucione e drogash nga Kafshet e PD-se Shpellarit ,

    dihen te gjitha ku pothuaj te gjitha Ambsadat Shqiptare kur Djalli i vicidolit ishte ne Puushtet ,

    ishi baza Trafiqesh prostitutash ,drogash , armesh ,

    qe u shtrine gjithe Europes e Botes

    me dy Kryeshkerdhata Berisha -Meta .(2 –
    KRYEMAFIOZET E PUSHETIT TE DROGES E KRIMIT TE ORGANIZUAR )

    Reply to this comment
  12. Ka një fije shprese për drejtësi, mbase do të vej deri te katër kryekusarët shpata e drejtësisë! February 28, 15:47

    Mbase do të dal nga hetimet edhe me cilin ndan paratë që subvencionon qeveria Rama nga paratë e taksapaguesve për UET e Henri Çilit. Me siguri që analisti politik i emisioneve në TV nuk e ka për her të parë që së bashku me gjykatsit ndajnë paratë duke shpëtuar kriminelët. Ndoshta është ky që me mprehtësinë e tij i ka mbushur mëndjen të nerumit Rama që të subvencionohen nga shteti universitetet private dhe leverdia është reciproke, përfitojnë të dyja palët.

    Reply to this comment
  13. nastradini pa shtepi zbriti ne qytet dhe jetoj per qejf te vet February 28, 16:26

    he mo se meqe ishte burri i mir Qilja ,

    e moren te parit .
    Ka shancin me bo zgjedhjen e tije ,
    e hyje ne birucen mee komode qe ka kreavt dopio.
    Pastaj ,nuk kan me ja fut aq shume ,
    sa merakosesh ti .
    natyrishte nqs mban vetem nji dashnore ne burg

    Reply to this comment
  14. T.Voda February 28, 19:10

    Oooo “KOZi”.!!
    Shiko te lutem , mos Ai me ndihmon dhe mua per librin me titull :
    ” RE NE PANTALLONA”
    sepse , jane ne te njejten linje.

    Reply to this comment
  15. Julia February 28, 20:53

    Ajo qe me ben pershtypje, edhe pse reforma ne drejtesi eshte duke kryer, ketyre nuk u dridhet qerpiku, po vazhdojne akoma pazaret e tyre, ketu kuptohet se sa i kalbur eshte ky sistem

    Reply to this comment
  16. Alban Dega February 28, 22:39

    Pergezime ligjzbatimit shqiptar dhe nje mesazh per vellezerit e motrat shqiptare

    DEGJONI ZERIN E AMERIKES
    OSE BASHKOJUNI
    CMENDURISE SE SALIKES!
    ZGJIDHNI E MERRNI VELLEZER E MOTRA!

    TU THUASH DYERVE TE BURGUT HAPUNI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Arrestim i vonuar… Me mire vone se kurre…

    Prangosja e Henri Cilit sot, kaloi ne plan te dyte kryelajmet e kesaj jave: konferencat e shtypit dhe sidomos Opinionet e cakerdisura te Presidentit te Shqiperise Ilir Meta ne TV Klan mbreme.
    Ka vite qe lajmet per bemat kriminale e lidhje mafioze te Henri Cilit me Bandat e Lazaratit kane mberritur deri ketu ne SHBA!
    Ka te pakten 10 vjet qe kam denoncuar publikisht edhe ne Tema edhe ne Dita, dy gazetat me demokratike me te lexuara dhe me prestigjioze shqiptare ligavecin Cili, por edhe UET-in e tij qe sic e dine shume lexues e shqiptare u shpetuan Reformes gjysmake ne Aresim ne saje te bythelepirjes se Cilit per cdo sundimtar te radhes dhe lidhjet e sherbimet e te tij ndaj Il Capi dei Capi te “ Bandes se Gangstereve” ( THE TIMES e Londres) dhe kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte Kontrollit ( THE NEW YORK TIMES -Mbreti i shtypit te lire e te pavarur boteror ) te SaLike Floririt .
    Ligji dhe Drejtesia edhe vonojne e por kurre nuk harrojne…
    Nje Bote e re po lind germadhash korrupsioni, krimi, shantazhi, vrasjesh!
    Arrestim i vonuar, por me mire vone se kurre… Sidoqofte Henri Cili eshte vetem nje cironke e kesaj Bande e Mafia …. e Kucedres me 9 krere te korrupsionit, kusarise, vrastarise, shterrenimit dhe atdheshitjes shqiptare.

    Terbim i skajshem i nje Presidenti
    te shkalluar

    Prandaj jane terbuar e lemerisur kokat e Bandes se Gangstereve Ilir Meta. Sali Berisha…. dhe gangsteret e tyre politike, oligarkike, mediatike !
    Prandaj edhe mbreme ne Opinionet e Klanit, Presidenti kryemafioz Ilir Meta u shfaq i lemerisur i cakerdisur i kakabrekisur fare cka e deshmonte qarte me cdo fjale, gjest, levizje qe vente.
    Ishte bere per te ardhur keq dhe bente jo presidentin por edhe kryekushtetuten e Shqiperise qe e ka shkelur, dhunuar, perdhosur fare fare, sic veproi krejt hapur edhe mbreme.
    Fare hapur ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, faqe mbare Botes, Ilir Meta hyri i dalur nga shinat e trurit dhe si nje qen i terbuar perseri iu versul edhe dy ambasadoreve te aleateve dhe miqve strategjike te Shqiperise atij te SHBA-se te BE-se, si nje ”trim i cartun” Skrapari qe ashtu si dhe vellai i tij siamez i kryekrimit nga Vicidoli Sali Berisha nuk guxojne as tua permendin emrat.
    Kriza e tij skizofrenike ne kete stad ka dy ilace : ose futjen e detyruar ne karantinen e ligjit ose shtrimin e detyruar e te shoqeruar ne cmendinen e Elbasanit apo te Vlores para se te dergohet per “ pushime afatgjata” ne Kavalishemcen apo Resortin e Recit bashke me vellain e tij siamez e … lista eshte e gjate!
    Askush nuk eshte mbi Ligjin!
    Aq me pak mbi Kushtetuten qe Ilir Meta kerkon ta privatizoje pa pasur aspak tapine e saj dhe cmendurisht orvatet ta shperdore si shpate personale kunder Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

    Shpirti i Kushtetutes demokratike …

    Shpirti i Kushtetutes se cdo shteti demokratik ne Bote eshte “ Ne Populli Me Popullin e Per Popullin”!
    Jo Ne Sali Meta Me Ilir Berishen per SaLiken!
    Duke tundur here Kushtetuten ne njeren dore e here shkopin e dirigjentit dhe babait te saj e here te dyja ne cdo fjale e me cdo veprim Ilir Meta e shpalli vetveten Kryekushtetuten e Shqiperise dhe te shqiptareve !
    Askush nuk eshte as mund te jete Kushtetuta e Shqiperise.
    Ajo eshte domen, prone, udhetrefyes dhe kryeligji i te gjitha ligjeve shqiptare qe duhet zbatuar rreptesisht nga cdo shtetas i Republikes se Shqiperise, e pikesepari nga sherbetoret publike kryesore te popullit e shtetit shqiptar si Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Presidenti e me radhe!
    Te privatizosh, te tundesh e shkundesh Kushtetuten e Shqiperise ne syte e nje populli e kombi te tere ne njeren dore dhe shkopin e dirigjentit ne tjetren, duke bere jo vetem ate por edhe intepretin e pronarin, babain e saj pa qene as jurist e aq me pak konstitucionalist, por vetem nje shtangist, te besh garipin, krye te fortín para syve te tyre, te kercenosh me “nje mije“ bandite te tute nje popull te tere do te thote tu thuash dyerve te burgut: Hapuni !

    dhe mesazhi i nje Presidenti tru shkalluar !

    Mesazhi kryesor i Ilir Metes mbreme ne “ Opinione” te Klan TV ishte:
    Une dhe askush tjeter, as Kushtetuta de jure e de facto e Republikes se Shqiperise jam Presidenti- Kushtetutes ose Kushtetuta- President i Republikes se Shqiperise.
    Shkurt:
    ”Lala Kros
    o Lala Kros
    vet shkruaj
    e vet vulos !“
    …Ta bejme Shqiperine
    Tave me kos !
    Cka do te thote te te vihen prangat ne duart e tua ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve live pa dale nga studioja me byzylyket e ligjit ne duar nese po te kishte vertete shtet ligjor ne Shqiperi
    Ky eshte shpirti i vertete i Kushtetutes dhe gjithe ligjeve te tjera qe rrjedhin prej saj per cdo shkeles e shperdorues te saj ala Ilir Meta e “ ”Banda e Gangstereve”te SaLikekracise, qe mbajne mbi shpine nje mal te larte krimesh e korrupsioni gjigand kunder shqiptareve si popull e komb e kunder Shqiperise si shtet.
    Paniku, tmerri, lemeria deri ne cmenduri jo vetem e tij ne syte e shqiptareve e nderkombetareve, qe patem durimin kinez ta ndjekim deri ne fund te skizofrenise se Ilir Metes, jane nje ogur dhe lajm i mire per te gjithe:
    Nje Shqiperi e Re po lind germadhadh korrupsioni, kusarie, krimesh, bandash, kryemafiozesh!
    Vetem kur ato te jetesohen… vetem atehere Shqiperia do te behet !
    E me siguri po e do te behet, sic e kane paralajmeruar e parashikuar rilindasit tane !

    Reply to this comment
  17. Me March 2, 12:17

    Kto analistat jane virusi me I keq qe ka shqiperia ne kto 20 vitet e fundit, gazatere te kthyer ne mashtruse bajne propagande per politikanet qe I paguajne ma shume. E shiten e bahen si prostituta, milionera euros

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim