Zbardhet e vërteta: Pse Lad shoferi u bë lëmsh me shef Ramën

July 11, 2016 23:53

Zbardhet e vërteta: Pse Lad shoferi u bë lëmsh me shef Ramën

Në fillim ngjau si një ngërç kalimtar, por konflikti mes Lad shoferit dhe shef Ramës në PS, është shndërruar së fundi në një krizë të vërtetë transporti politik, mësojnë Gojët e Liga.

Siç bëhet e ditur nga burime me timon, Lad shoferi i ka dhënë duart shef Ramës para pak orësh, duke e akuzuar atë për mungesë totale komunikimi. Dialogu i fundit mes tyre është përgjuar nga profesionistë të tjerë si gomistë, motoristë dhe elektroautë, dhe është zbardhur nga kompetentët e Fshatarit Digjital. Dialogjet vijojnë si më poshtë:

 

-Shef Rama, unë po largohem se mesa duket, ju nuk denjoni t’i flisni shoferit!

-Joo, e ke gabim, unë dua t’u flas shoferëve, por që kur tha Blushi se në PS është vënë tabela “Mos i fol Shoferit”, kam hequr dorë!

-Leri ato, Blushi e tha me idenë që shoferi ishe ti!

-Unë shoferi? Domethënë, ti do që shoferi t’u flasë pasagjerëve? Po rrugën kush do ta shohë?

-Jo jo, shoferi jam unë. Dmth, ti je shoferi i partisë, unë jam Lad shoferi… Një minutë se më ngatërrove.

-Të ngatërroi Blushi mor Lad, jo unë! Po nejse, le të flasim si shoferi-shoferit!

-Mos më fut në kurth shef Rama, shoferët komunikojnë me drita dhe sinjale. Unë dua komunikim me llafe, se nuk jam trap. Ç’më di mua ti, si jevgun e Beratit?

-Mos i shaj njerëzit me ngjyrë, se më ke sharë dhe mua!

-Pse, me ngjyrë je ti?

-Jo, por merrem me ngjyrat! E kuqja e Onufrit, e purpurta e Da Vinçit, bluja e Pikasos… Ehhh, ç’karrierë kam humbur! Ke qenë në La Skala ti Lad?

-Jo ç’ne, unë kryesisht jam marrë me skela.

-Bukur, bukur, ja që komunikuam si njerëz. Ik tashi…

 

Lad shoferi u largua, por rrugës e kuptoi që s’kishte qarë asnjë hall me shef Ramën. Ndaj e mori në telefon. Nga ana tjetër u përgjigj një sekretare:

-Uuu, jallah shofer! Ti qenke? Shefi nuk del dot në telefon, se është duke bërë kosha… Jo jo, jo kosha prej xunkthi, kosha me top…. Jo, as më vonë, se do pikturojë!

 

Ky ishte dhe momenti që Lad shoferi vendosi përfundimisht të largohej. Gojët e Liga mësojnë se ai i ra një numri telefoni dhe nisi të flasë:
Alo Doktor… Jo jo, mirë jam me shëndet. Dëgjo, mor vesh se ju duhen kamionistë me përvojë. Jo jo, nuk ta dredh llafin. Pse ç’jam unë, jevg Berati?

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Në këtë pikë, rubrika ndjen konkurrencë të egër nga ngjarjet e vërteta. 

 

July 11, 2016 23:53
Komento

6 Komente

  1. daja July 12, 00:47

    Humor burgu.

    Reply to this comment
  2. ARIU July 12, 15:28

    Perdorimi teper fyes dhe RRACIAL nga M.Baze si “JEVG BERATI”,meriton nje kallzim penal ne prokurori.

    Reply to this comment
  3. elio July 12, 20:50

    humor i dikujt qe i jargavitet rames…
    Lad Shoferi dhe Rame Bojaxhiu….

    Reply to this comment
  4. Petro July 13, 17:54

    O Elio, ma shpjego cik si eshte humor jargavites per Ramen, kur Rames i thote me ironi “shef Rama”, dhe tall b… me te se esht i zene tu bo kosha dhe piktura ne kryeministri??? Une shof qe rames me shume i llaposen mediat demek te djatha se nje gazete qe shpallet sinqerisht si e majte, si DIta

    Reply to this comment
  5. nicku July 19, 09:37

    Nuk mbulohet dot me humor ordiner katundaresk, skandali. Ky fare humori e meriton ne thelb cilesimin “gojet e liga”. Nga skandali, ajo qe bie ere te ndyre, eshte fakti se ky fare “shoferi” eshte perzgjedhur si deputet i PS nga Rama, e ky ka paguar 110 mije euro per ta bere Ramen kryeminister. Te tjerat jane lloqe Kavaje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*