Zbardhet ekspertiza: Armando Prenga ka qëlluar me armë pa leje

November 4, 2015 08:00

Zbardhet ekspertiza: Armando Prenga ka qëlluar me armë pa leje

Ekspertiza e policisë shkencore, zbardh mashtrimin e deputetit Armando Prenga. Para Gjykatës së Lartë, prokuroria dorëzoi raportin e laboratorit të policisë shkencore, të cilët kanë ekzaminuar gëzhojën e gjetur në rrugën Patok-Laç, pikërisht në vendin ku Prenga pretendon se ka qëlluar në ajër me armën e tij me leje nga Kuvendi.

Sipas këtij raporti, rezulton se gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës material, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici, me të cilën ka pretenduar se ka qëlluar për ta trembur Gjok Calin.

Në raport, ekspertët theksojnë se arma e dorëzuar nga deputeti, rezulton se nuk ka bërë asnjë shkrepje ditën kur Prenga pretendon. Prokurorët, me dorëzimin e këtij raporti, I kujtuan gjykatës, se pretendimi I deputeti Prenga se ka qëlluar me armën me leje nuk qëndron, pasi është provuar tashmë shkencërisht që me atë armë ai nuk ka qëlluar.

Sipas prokurorëve, Prenga ditën ekonfliktit me peshkatarët e familjes Cali ka përdorur një armë tjetër, pa leje të cilën ende policia nuk e ka gjetur. Me administrimin në dosje të këtij raporti të policisë shkencore, avokatët kërkuan kohë nga Gjykata të konsultohen me klientin e tij, deputetin Armando Prenga I cili nuk kishte preferuar të vinte para gjykatës së lartë. Ku avokati, kishte paraqitur kërkesën për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar më 8 shtator të këtij viti.

Sipas akuzës, deputeti Prenga mbrëmjen e 4 shtatorit, pas një debate me dy të rinjët e peshkatarëve të familjes Cali, e ka goditur me qytën e pistoletës në kokë Gjok Calin në rrugën Patok-Laç dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Pak minuta më pas, Prenga së bashku me vëllanë e tij dhe disa persona të tjerë është përfshirë në përplasje fizike dhe me armë me peshkatarët e familjes Cali pranë Komisariatit të Laçit, ku për pasoj kanë mbetur të plagosur me armë dy persona.

Ngjarja për të cilën janë konfliktuar, ka të bëj me liçencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut, e cila me vendim të Ministrisë së Bujqësisë i është hequr peshkatarëve të familjes Cali dhe i ka kaluar vëllait të deputetit Prenga./Abc/

 

 

November 4, 2015 08:00
Komento

1 Koment

  1. Arkidi November 4, 09:45

    Armando (Cub) Prenga te denohet te pakten 10 vjet qe ta dij se shteti dha pa kete vrases dhe kriminel i ndyer i bene ligjet….. Dhe familja Cali te vazhdoj sipas tradites nese ligji nuk vepron. Armando wood Pringa tani te luaj rolin e cubit ne biruc, krshtu eshte kur nje kriminel vishet me pak pishtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*