Zbulohet korrespondenca mes AP dhe rektorit të UT-së: Ja përse ndodhi kaosi me studentët

September 10, 2016 09:00

Zbulohet korrespondenca mes AP dhe rektorit të UT-së: Ja përse ndodhi kaosi me studentët

 

EKSKLUZIVE-DITA

Letërkëmbimi i mëposhtëm mes dy institucioneve të larta na ndihmon të kuptojmë diçka më shumë mbi kaosin që po ndodh lidhur me vlerësimet e kandidatëve për të filluar shkollën e lartë. Është fjala për ankesat e maturantëve se po penalizohen në vlerësimin e pikëve që u mundësojnë degën që preferojnë në universitetin publik, pasi atyre u kërkohen edhe lëndë të cilat nuk i kanë zhvilluar fare gjatë viteve të shkollës së mesme.

Është institucioni i Avokatit të Popullit, konkretisht komisionari Ermir Kapedani, ai që ka administruar ankesën e një grupi të rinjsh, sipas të cilëve në kriteret e pikëve për fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, figurojnë edhe notat e lëndëve sociologji, psikologji dhe filozofi, lëndë të cilat ata nuk i kanë zhvilluar në shkollë. Një sqarim për këtë çështje, institucioni i Avokatit të Popullit ja kërkon rektoratit të UT. Përgjigje që jep rektori z.Mynyr Koni, është interesante. Sipas rektorit, kriteri i këtyre grup-lëndëve (që zënë një peshë specifike prej 10% të totalit të pikëve) është miratuar nga senati akademik i UT-së në shkurt 2016. “Nuk është faji ynë”, thotë pak a shumë rektori, “por kompetencë e strukturave të tjera që ta parashtronin këtë problematikë dhe t’i jepej zgjidhje në kohën e duhur”.

Pra, këtë mospërputhje mes lëndëve që gjimnazistët bëjnë në shkollë, dhe kritereve të grup-lëndëve që kërkon universiteti publik, duhej ta zgjidhte: Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve, që janë njoftuar që në shkurt 2016 për vendimin e senatit.

Me logjikë normale, i bie që senati akademik nuk e di çfarë lëndësh zhvillohen në shkollën e mesme, përderisa cakton si kriter pikësh, grup-lëndë që nuk mësohen aty. Por edhe nëse këtu ngec historia, rektorati nuk e ka gabim kur thotë se ngërçi mund të ishte zgjidhur nëse do ndërhynte në kohë ministria.

Por edhe nëse problemi do ishte pikasur në kohë, do kishte dy zgjidhje: Ose nga shkurti deri në qershor 2016, nxënësit të mësonin për tre muaj e gjysmë lëndët që nuk i kanë bërë në 2-3 vjet, ose këto lëndë të hiqeshin nga kriteri i pranimit. Ç’do të ndodhë tani? Duhet se fajtorët e vetëm, mbeten kandidatët për studentë…

****

Letra e komisionerit të Avokatit të Popullit

Drejtuar: Kryetarit të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës Z. Mynyr KONI

Për dijeni: Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve

TIRANË

I nderuar zoti Kryetar,

Pranë institucionit të Avokatit të Popullit, është paraqitur ankesë lidhur me kriteret e pranimit për studentët e ciklit të parë të studimit, për vitin akademik 2016-2017 për Fakultetin e Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale. Nga shqyrtimi i ankesës rezulton se nxënësit, nuk kanë zhvilluar gjatë 3 viteve të shkollës se mesme të përgjithshme, grupin e lëndëve sociologji, psikologji dhe filozofi, të cilat sipas ndarjes së përqindjes, zënë një peshë specifike në masën 10%. Ky grup lëndësh nuk ka qenë i parashikuar në programet mësimore të shkollës. Rezulton se me vendimin nr. 3 datë 28.01.2016 të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës “Për miratimin e kritereve të pranimit të studentëve në programet e ciklit të parë të studimit, në Universitetfaksimile-me-logoin e Tiranës, për vitin akademik 2016-2017kriteret e pranimit për studentët e ciklit të parë të studimit, për vitin akademik 2016-2017 për Fakultetine Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale janë: 1. Nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore, në masën 50%. 2. Nota mesatare e grup lëndëve, të përzgjedhura nga fakultetet për çdo program studimi të ciklit të pare, në masën 50% sipas tabelës, ku lëndët e përcaktuara nga fakultetet janë Histori, Qytetari, Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Ekonomi, Lëndë me zgjedhje, Sociologji, Psikologji, Filozofi.

Ankuesit këtë e quajnë një diskriminim që u bëhet atyre, pasi këto lëndë nuk janë zhvilluar jo për faj të tyre dhe nuk ka pse të penalizohen.  Ata kërkojnë që përpos këtyre lëndëve, të shtohen edhe lëndë të tjera shoqërore, të cilat ata i kanë zhvilluar në shkollë si p.sh. : Karrierë/aftësimi për jetën apo Arte, dhe për ndwrmjetësimin e kësaj çështje kanë kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit.

Sa më lart, kërkojmë që brenda një afati 05 ditor nga marrja dijeni e kësaj kërkese, të na jepni informacion lidhur me trajtimin që do t’i bëhet problematikës së parashtruar, duke sugjeruar marrjen në konsideratë të kërkesës për shtesa në grupin e lëndëve të përzgjedhura.

Këtë kërkesë e bazojmë në nenin 63/4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton se: “Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t’i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej tij” si dhe në nenin 19/b të Ligjit Nr. 8454 datë 04.02.1999 , “Për Avokatin e Popullit”, që përcakton se: “Avokati I Popullit ka të drejtë të kërkoj shpjegime nga çdo organ i administratës qendrore dhe vendore, si dhe të marr çdo dosje apo material që ka lidhje me hetimin“.

Duke besuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj,

Komisioneri

Ermir Kapedani

 

—-

Përgjigja e rektorit të UT-së, Koni

Në përgjigje të tuajës nr.K 1/E22-2 datë 22.7.2016, me të cilën parashtroni ankesën e një grupi nxënësish maturantë të cilët nuk kanë zhvilluar në arsimin e mesëm, disa nga grup lëndët me formim shoqëror për shkak se ato nuk kanë qenë të përfshira në programin arsimor të tre viteve të shkollës së mesme. Sipas tyre, për shkak se këto grup-lëndësh zënë 10% të mesatares për pranimet në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik, këta maturantë penalizohen dhe diskriminohen në krahasim me maturantët e tjerë.

Shqetësimi i ngritfaksimile-me-logo2ur nga ana juaj ka të bëjë me kriteret e pranimit në ciklin e parë të studimeve në programet drejtësi dhe shkenca sociale në të cilat grup-lëndët e formimit shoqëror si sociologji, filozofi dhe psikologji përbëjnë 10% të notës mesatare të grup-lëndëve. Ky kriter pranimi është përcaktuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës me vendimin nr.3 datë 28.1.2016, bazuar në nenet 3 dhe 74 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në 1AL, në RSH dhe në nenin 49 pika 1.3 të Statutit të UT. Sipas këtyre dispozitave, kriteret e pranimit në institucionet e arsimit të lartë, miratohen dhe shpallen përpara fillimit të procesit të pranimeve. Institucioni ynë për këtë arsye, ka shpallur kriteret që në muajin shkurt 2016 dhe i ka përcjellë ato në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe në Agjencinë Kombëtare të Provimeve. Maturantët janë njohur të gjithë me kriteret e shpallura nga UT dhe IAL e tjera përpara përzgjedhjes së preferencave të tyre në plotësimin e formularëve A1 dhe AIZ.

Gjithashtu sqarojmë se, grup-lëndët e formimit shoqëror si sociologji, filozofi dhe psikologji me peshë 10% janë përcaktuar me qëllimin që në ciklin e parë të studimeve në shkencat shoqërore të pranohen maturantë që kanë një formim bazë në këtë drejtim, i nevojshëm ky për formimin e tyre universitar në vijim. Ka qenë në kompetencë të strukturave të tjera jashtë Universitetit të Tiranës që në respektim të ligjit, të parashtronin në kohë problematikën që ju ngrini në shkresën nr. K1/E22-2 datë 22.7.2016 në mënyrë që ato të trajtoheshin në mbledhjet e Senatit Akademik dhe të merrej një vendim në kohën e duhur.                

Përsa më sipër, Rektorati i Universitetit të Tiranës nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme kriteret e pranimeve në periudhë kohore, kur procedurat e pranimeve kanë filluar dhe janë drejt përfundimit.

Rektori Mynyr Koni

 

*****

FOTO-DITA: Në foton kryesore; Forca te policise dhe nje grup maturantesh te cilet protestojne para selise se parlamentit, ku kane kundershtuar skemen e re te pranimit te studenteve ne universitete, pasi ndonese kane mesatare te larte nuk kane fituar.

 

 

September 10, 2016 09:00
Komento

6 Komente

  1. Raimond vlonjati September 10, 06:46

    Keto jane ” hile kauri ”

    Dhe pastaj fajin e ka Berisha

    Ky qe esht sot ne krye te Qeverise esht krijese shum e lige

    Esht detyre qytetare e cdo shqiptari qe ta rezoje ket Kryeminister me cdo mjet

    Reply to this comment
    • Grigor September 10, 17:43

      Trap ti dhe trap ai qe e quan veten info analitike.
      Shprehni mentalitetin fshataro-punetor te kohes se Enverit qe qeveria dhe Partia I ben te gjitha.
      Ka nje problem ne shkolle? Do shkoj ne parti dhe qeveri te ankohem.
      Nuk me japin shtepi? Ne qeveri dhe parti do te ankohem.
      Edi Rama ka gjynahe plot. Duhet gjykuar per miljonet e investimeve dhe koncesionet qe shkojne per nje grup te privilegjuar.
      Ndersa se si pranon nje universitet studentet nuk eshte as politike dhe as pune e kryeministrit. Qeveria eshte vetem rregullatore ne kete aspekt dhe tani duhet te dale ne pah doli I qeverise, qe te rregulloje traplleqet e nje te paafti si Mynyr Koni, qe thote: ku di gje une? Ta rregulloje ministria.
      Universitet kane autonomic dhe nuk ulet kryeministri ne senatet e universiteteve. As Berisha dhe as Rama nuk duhet te merreshin me kete pune.
      Nuk na duhet Rama te kerkoje falje. Mjafton te detyroje ministren te jape doreheqjen sepse ka marre persiper nje pune qe nuk i takon. Po e more persiper ta besh vete mos prit qe te tjeret te bejne ndonje pune.
      Mbetet duke share Ramen dhe Berishen, a thua se vetem ata te dy e kane fajin. Harroni qe haleja vetem mut ka. Prandaj duhet te ndryshojme veten tone dhe te dalim nga haleja. Përndryshe Rama dhe Berisha do na shfaqen ne krye te politikes edhe per 25 vjet te tjere por me fytyra dhe emra te ndryshem dhe me te njejtat zakone. Ndersa ne perseri do rrime duke bere komente dhe duke degjuar pordhet e njeri tjetrit.

      Reply to this comment
  2. info analitike September 10, 08:09

    Po mire more shoke ne baze te ketyre fakteve i bie qe kryepsikopati qe germushej nga foltorja e parlamentit me “kush jeni ju?” paska genjyer pa iu dridhur qerpiku. A do te kerkoje ndonjehere falje ky shkaterrimtari i vendit qe nuk pyet as per te drejten e qytetareve e as per ligjet???

    Reply to this comment
  3. Demokrati September 10, 11:41

    Per here te pare ne Shqiperi kandidatet per ne Universitet po i zgjedh teknika (kompjuteri) dhe jo njeriu (leku, miku e shoku, si ne kohen e merhumit Sali) dhe sherrnaja eshte ngritur ne kupe te qiellit!!! Eshte vertet e habitshme, se sa force ka njeriu injorant dhe i lig ne Shqiperi. Ata qofshin!

    Reply to this comment
  4. xheJ eN Bi September 10, 12:31

    Te me falin ata nxenes qe kane dae ne ate proteste dhe kerkojne per te shkuar ne Universitet.
    Ata nuk dine te shkruajne gjuhen shqipa.
    Ne nje pankarte shkruhet: “MOS NE LINI PA SKOLLE.”
    E pafalshme !

    Reply to this comment
  5. Andrea September 10, 19:19

    Është një hile por edhe mungesë vigjilence e Ministrisë së Arsimit ndaj vendimit që ka marë senati M.Koni. A mund të rregullohet. Besoj se gjithcka do të stabilizohet vetëm pas përzgjedhjes përfundimtare që do të bëjnë kandidatët e rrinj për student.
    Pakënaqsi do të ketë. Por kush nga kandidatët është lodhur më shumë se të tjerët do të shijojë përzgjedhjen e vet. Kjo është diferenca midis puntorit dhe dembelit.
    Mënyra e përcaktuar nga MAS të imponon durim deri në fund të procesit.
    Personalisht do të vendosja një përzgjedhje vetëm me konkurim. Në rast se numri i kandidatëve të rrinj të fak.mjeksisë është 250, atëherë të konkurojne për këtë degë të gjthë të dëshiruarit me mesataren më të lartë, që përfshihen në numrin 750. Pra ne cdo 3 kandidatë do të fitojë 1. Tezën ta bëjë vet fakulteti. Ministria dhe Shteti të kontrollojë gjithë procesin. Me këtë mënyrë pengohen të përzgjidhen ata që kanë marë nota fiktive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*