Zbardhet marrëveshja e plotë Basha-Rama

May 18, 2017 17:25

Zbardhet marrëveshja e plotë Basha-Rama

Detajet e marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bënë publike.

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, përmes një komunikate shpërndarë për mediat bëjnë me dije pikat për të cilat palët janë dakordësuar, mes të cilave është edhe data 25 qershor si data e zgjedhjeve.

Deklarata e PD-PS:

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

A.    ZGJEDHJET

1.    Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
2.    Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
3.    Listat e zgjedhësve
a.    Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
b.    Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
4.    Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
5.    Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
6.    Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
7.    Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
8.    Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
9.    Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

B.    QEVERIA

1.    Zv.Kryeministër, teknik
2.    Ministri i Brendshëm, teknik
3.    Ministri i Arsimit, teknik
4.    Ministri i Shëndetësisë, teknik
5.    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6.    Ministri i Financave, teknik
7.    Ministri i Drejtësisë, teknik
8.    Drejtori i OSHEE
9.    Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10.    Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11.    Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12.    Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.
C.    PARLAMENTI
1.    Votimi i organeve të vettingut.
2.    Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
3.    Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
4.    Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
5.    Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
6.    Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

D.    ORGANET E PAVARURA
1.    Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
2.    Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

E.    REFORMAT
1.    Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
2.    Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
3.    Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
4.    Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

F.    MASA TE TJERA
1.    Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
i.    Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
ii.    KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
2.    Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
3.    Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

May 18, 2017 17:25
Komento

13 Komente

  1. Claus May 18, 17:33

    Hajde fitore e Bashes hajde!!!

    Me nje cader qe tere diten ishte bosh dhe luhej domino, PD arrrin nje firore maksimale!!!

    Po ashtu dhe Vettingun e mori lumi.
    Pazari qe mos te prkete asnje figure politike bere dje ne te gdhire mes te Bashes dhe Rames.

    E fundit: LSI dhe Ilir Meta doli tashme jashte loje. Aleanca paraelektorale nuk do te kete.
    Dhe kjo gjithsesi me gezon gjithsesi.

    Reply to this comment
    • ilda May 18, 18:29

      Nuk jane te rendesishme postet dhe karriget, i rendesishem eshte vullneti per ti ndryshuar gjerat dhe per ta bere kete vend nje vend me te mire

      Reply to this comment
    • ilda May 18, 18:29

      Nuk jane te rendesishme postet dhe karriget, i rendesishem eshte vullneti per ti ndryshuar gjerat dhe per ta bere kete vend nje vend shtet

      Reply to this comment
  2. specialisti May 18, 17:36

    Mos e keni shkruar gabim qe kryeministri teknik ?

    Reply to this comment
  3. Socialisti i Ndershem May 18, 17:39

    Bravo sh. Rama !
    Vertete qe te gjithe socialistet i dhjeve dhe i shurrose POR AMA ne karriken e Kryeministrit vazhdon te qendroje bytha jote.
    Bravo Ridhjerja !

    Reply to this comment
  4. Dash May 18, 17:40

    Ti varesh ujkut melcite ne qafe

    Reply to this comment
  5. kris 1 May 18, 17:55

    dhurata e fundit e rilindjes per socialistet eshte nje torte me speca djeges.

    Reply to this comment
  6. Arber I May 18, 17:56

    Fitore e jashtezakonshme , unike ne historine e Demokracise Boterore , e Partise Demokratike te Ali Baba Saliut dhe djalit te tij shpirteror Lul Bashes ne tavoline. Me miratimin e vetting-ut, Sali Berisha dhe djali i tij Shkelzeni do te nderrojne karriket me papagallin shpifes Taulan Balla.

    Reply to this comment
  7. TLN May 18, 17:59

    Edi Rama kjo qe ke bere eshte e turpshme. Po pershurr mbi vullnetin e voten e popullit.

    Reply to this comment
  8. intelektuali May 18, 18:05

    PO GERDECI?
    PO 21 JANARI?
    PO RRUGA E KOMBIT?
    PO REMZI HOXHA?
    PO KOSTA TREBICKA?
    PO PIRAMIDAT FINANCIARE?
    PO VIDEOJA E DRITAN PRIFTIT?
    PO FULLAN KUSARI I BANKES?
    PO VILAT NE SURREL ME MATERIALE TE VORFNA?
    PO DERI KUR KESHTU O MASHTRUESA ENVERISTE?

    Reply to this comment
  9. ??? May 18, 18:15

    Dolen budallenjte me komentuar tani.
    Te gjitha keto leshime vlejne edhe kur te jete PS ne opozite, qe do te thote me shume kontroll nga opozita ne procesin zgjedhor dhe kjo eshte me e rendesishme nga te gjitha se garanton me shume demokraci dhe qytetari.

    Reply to this comment
  10. betixho May 18, 19:37

    MARRËVESHJA E PUBLIKUAR SOT,MES DY LIDERËVE POLITIK TË DY PARTIVE TË MËDHA,RAMA-BASHA,ËSHTË NJË ARRIJTJE E MADHE ME REPERKUSIONE HISTORIKE PËR DEMOKRACINË SHQIPTARE DREJT EUROPIANIZIMIT TË SAJ, E VETMJA ARRIJTJE-TË PAKTËN E SHKRUAR SI ANGAZHIM-PËR NJË KTHESË RRËNJËSORE NË HISTORINË E PLURALIZMIT TONË,I CILI NDRYSHON DUKE LËNË PAS NJË HERË E PËRGJITHMONË,TRANZICIONIN RASKAPITËS SHQIPTAR.
    SHQIPTARËT DHE POLITIKA NGA SOT E TUTJE,JANË FUTUR NË RRJEDHAT E ZHVILLIMEVE TË MËDHA MODERNE TË FRYMËZUARA NGA MODELI I SHOQËRISË MË TË AVANCUAR TË BOTËS SË SOTME EURO-AMERIKANE QË DO TË NDRIÇOJË TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE KUDO QË JANË.
    VIZIONARI RAMA,KY BURRË SHTETI MODERN,ME PUNËN E DERISOTME KA PARË TE LIDERI I RI I DEMOKRATËVE BASHA,INVESTIMIN E FUQISHËM TË IDEVE TË TIJ PËR 90 DITË PROTESTE,SE E ARTHMJA E VËNDIT,POLITIKËS,PLURALIZMIT,DREJTËSISË DHE FRYMËZIMIT EUROPIAN NUK DO TË JETË MË SI DERI MË SOT,DUKE INJEKTUAR NJË FRYMË DHE QASJE TË RE NË ZHVILLIMET E ARDHËSHME,TË CILAT PËRKOJNË NË UNISON ME IDETË MADHORE TË LIDERIT SOCIALIST RAMA.
    ËSHTË KY AFISHIM I JASHTËZAKONSHËM I BASHËS,PENGU QË KA KAPUR RAMA PËR TU “KAPUR DORË PËR DORE”SI KUNDËRSHTARË POLITIK PËR NJË SHQIPËRI NDRYSHE.
    SHPRESOJMË QË PRITSHMËRITË E LARTA DHE AFISHIMET E MËDHA PARA POPULLIT DHE NDËRKOMBËTARËVE MIQ,TË PËRBËJNË NJË ALTAR PARA TË CILIT TË PËRULEN ME RESPEKT DHE PUNË TITANIKE LIDERËT POLITIKË SHQIPTARË SI SHËRBËTORË TË VËRTETË TË POPULLIT TË VET.
    QOFTË E KALUARA E KAPËRXYER PËRFUNDIMISHT.

    Reply to this comment
  11. Hamid Kryeziu May 19, 12:02

    Rama ishte Kryeminister dhe si i tille nuk eshte dashtur te luaj nje aneshmeri te cilen askush nuk mud ta pranoje.Rama organizoi “21 Janarin” per te debuar Kryeministrin e zgjedhur legalisht,pra organizoi nje puch kundr Qeverise.Saliu u mbrojte konforme ligjit.”Gerdeci ishte tragjedi,tragjedi e parashikuar kur eshte fjala e veprimeve me arme,veprim me rrezikshmeri te larte dhe te paparashikuar.Edhe Rama e dinte kete pasiqe e kishte ne oborrin e vete.Nuk e largoi nga oborri.Keto dy tragjedi Rama i shnderroi ne fushate te papare kunder rivalit te vet Berishes.Edhe ceshtje e “piramidave”nuk eshte fajsi e njeanshme.Popullin nuk e mashtroi vetem Sala tropojani.
    Drejtesia dhe Vettingu i duhet Shqiperise,i duhet edhe Kosoves.por jo per te denuar njerin fajtor e per te ngritur ne maje te piramides fajtorin tjeter.
    Marreveshja eshte deshtim i politikaneve shqiptare,por me e mire kjo marreveshje se sa shnderrimi i Shqiperise ne nje SIRI europiane.Gjithesesi kete SHBA dhe BE nuk do ta lejojne.Kure ne nuk dime te perdorim fshesen atehere dtyrohemi qe Nderkombetaret,SHBA e BE te perdorin rrometen.Populli kishte me qene shume me i kenaqur me RROMETEN?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*