Zbardhet padia e Ballës: Basha përhapi informacione për të ndihmuar të tretë

June 27, 2018 17:26

Zbardhet padia e Ballës: Basha përhapi informacione për të ndihmuar të tretë

 

Lulëzim Basha akuzoi dy ditë më parë kreun e grupi Parlamentar të PS si përgjegjës të  3.4 milionë eurove të kapura nga policia në portin e Durrësit.

Pas akuzova të Bashës, Balla ka dorëzuar në Prokurori kërkesën ku ky i fundit pretendon se operacioni është dekonspiruar nga kreu i PD.

Balla pretendon se Basha gjatë fjalimit të tij në Parlament, me dashje ka përhapur informacione për të ndihmuar persona të tretë.

Duke marrë  në  konsideratë  momentin kohor  kur i kallëzuari prej meje ka vendosur të  deklarojë  si më sipër, deklaratën e policisë  së  shtetit dhe momentin kur është  kapur  sasia e parave, mua si kallëzues më  lind dyshimi  se z. Lulzim Basha, me dashje të  drejtpërdrejtë  ka përhapur informacion  mbi akte, veprime sekrete të  cilat kanë  ndihmuar persona të  tretë.  I kallëzuari nuk ushtron detyrë  publike të  një  natyre nga e cila mund të  vijë  në  dijeni të  informacionit që ai ka përhapur, por ky informacion pa asnjë  diskutim i është  dhënë  nga persona që  kanë  lidhje me hetimin dhe i kanë  dashur pasojat e veprimeve të  tyre”, thuhet në kallëzim.

Balla pretendon se pas fjalimit të Bashës, persona që tani janë në kërkim, janë larguar.

Sikurse ka rezultuar nga hetimet paraprake, ka persona të  cilët janë  në  kërkim dhe në  vlerësimin tim, këta shtetas duhet të  jenë  larguar pasi kanë  dëgjuar Z. Lulzim Basha   në  deklaratën e tij përpara kapjes së  parave nga Policia e Shtetit”, shkruan Balla.

“Por deklarata e Policisë  së  Shtetit dhe më  pas kapja e sasisë  së  parave më  bëri të  mendoj se i kallëzuari është  informuar me qëllim prej personave që  kanë  patur dijeni mbi informacionin në  mënyrë  që  personat që  janë  marrë  me këtë  punë  të  mund të  shpëtonin”, shton gjithashtu.

Balla pretendon se kreu i PD-së, ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor duke shtuar se “për sa iu përket këtyre deklaratave, unë  mendoj se këto janë  bërë nga i kallëzuari pasi ai e ka kuptuar impaktin e veprimit të  tij kriminal dhe ka dashur që ta kalojë në diskursin e tij të  zakonshëm politik dhe publik”.

Kallzimi penal i Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës

l.h/ dita

June 27, 2018 17:26
Komento

4 Komente

  1. Mir kur ishte Llalla lylshkerdhati vriste e Rama ngopej ke Krokodili ne ngjala ! June 27, 17:43

    Po sot ,Prokuroria ku kullot ?!

    Doni te shkoni ne Europe hetoheni Kapo banden ,qe me paret Miljonat qe vodhi nga Rruga Dures – Morine
    i financoj ne droge e prostitucion .
    arrestoheni kte qen bir qeni ,se po merrni me qafe Shqiperine o shteti me degjenrate ne Bote ,
    qe ju ka marr peng nji bande shkerdhatash .

    Reply to this comment
    • Arben June 27, 18:52

      Keto Jane tallje me popullin DHE rrjepje per SE gjalli.

      Rama NUK e sulmon lulin, sepse ai NUK ndihet per

      Supervjedhjet e rames.

      RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK

      Reply to this comment
  2. Fidel Kastro June 27, 19:25

    Pirdh , pirdh u Taulant, per te njoftuar kriminelet seshte nevoja ta besh ne foltoren e parlamentit. ka menyra te tjera dh pa rene ne sy fare. Qe Shqiperia eshte kthyer ne vend mafiozesh kjo eshte e qarte, prandaj mos beni lloqe keni qeverine dhe luftojeni nese doni.

    Reply to this comment
  3. Lexuesi i durueshem June 27, 20:02

    Pleherat nuk kane aresye! Ata shajne, e shpifin pa pushim.Vetem kete dine te bejne…
    Prokuroria duhet te vendose e zbatoje ligjin ndaj atyre, qe abuzojne me te ashtuquajturen demokraci.
    Te hetohet karabushi, se po ben te njejten gje, qe bente e ben salikrimi. Akuzohet zyrtarisht nga KLSH per abuzime skandaloze, kur ky fyell ishte minister transporti. Mbi 230 milione euro rendojne mbi kurrizin e tij. Me 21 janar 2011 ishte minister i brendshem dhe ekzekutoi me arme 4 protestues te pafajshem dhe masakroi nje numer te madh protestuesish. Si minister i jashtem nenshkroi ne menyre te fshehte marreveshjen mbi kufirin ujor dhe tokesor te vendit tone me Greqine ne favor te grekeve. Mbasi ka kaluar ne opozite vetem shpif dhe krijon situata destabilizuese ne vend. Cfare duhet te prese me shume prokuroria, qe t’a vere perballe ligjit?!
    Ndryshe nuk ecet dhe mos kerkoni te shkoni ne BE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*