Zbardhet plagosja me armë në Vlorë, në pranga dhe pronari i lokalit

April 17, 2018 12:57

Zbardhet plagosja me armë në Vlorë, në pranga dhe pronari i lokalit

 

Policia ka zbardhur detaje nga plagosja me armë zjarri në Vlorë, regjistruar dje rreth orës 16:30 në lagjen “Rilindja”.

Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Arsen Gërbi, 51 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, në katin e dytë të një ndërtese në lagjen “Rilindja”, e cila shërben si lokal, por një pjesë e saj edhe si sallë lojërash pokeri.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se autori, shtetasi T.B., ka shkuar në ambientet e lokalit të shtetasit Vladimir Nuhaj dhe ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.G., si dhe i ka marrë një shumë lekësh.

Në përfundim të hetimeve paraprake Policia ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit, shtetasit T.B..

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Vladimir Nuhaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i tij pasi nuk e ka kallëzuar krimin, ka penguar në zbardhjen e ngjarjes, si dhe në lokalin e tij organizonte lotari të palejuara.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit T.B., për veprat penale “Vjedhja me armë”, dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Vladimir Nuhaj për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

a.s/dita

April 17, 2018 12:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*