Zbardhet plagosja në Lezhë, autorët i bënë pritë 34-vjeçarit

September 5, 2018 17:12

Zbardhet plagosja në Lezhë, autorët i bënë pritë 34-vjeçarit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Shënkoll të Lezhës

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Martin Doda, 34 vjeç, i cili u qëllua me pistoletë nga dy persona që i kishin bërë pritë.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” rreth orës 13:30, në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tale.

Burimet thanë se plumbat e kanë prekur në këmbë 34-vjeçarin i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bën me dije se janë identifikuar autorët e dyshuar të plagosjes

Ata janë shtetasit me iniciale P. LL. dhe Z. B. që të dy banues në Tale, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre.

Dyshimet e policisë janë për ndonjë konflikt që mund të kenë pasur gjatë kohëve të fundit i plagosuri me autorët, duke qenë se të dyja palët janë banues në të njëjtin fshat.

l.h/ dita

September 5, 2018 17:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*