Zbardhet plani, Bayern do të ketë dy Thomas dhe të dy gjermanë

October 25, 2017 14:28

Zbardhet plani, Bayern do të ketë dy Thomas dhe të dy gjermanë

 

“Sport Bild” dhe “Kicker” shprehen me siguri të plotë se pasuesi i trajnerit Jupp Heynckes te Bayern do të jetë Thomas Tuchel. 44-vjeçari është favoriti më i madh për të marrë drejtimin e kampionëve të Bundesligës në verë, meqë kontrata aktuale e Don Jupp-it përfundon në qershor.

Pas spanjollit Pep Guardiola dhe italianit Carlo Ancelotti, më në fund Bayern do të “imitojë” Real Madridin duke marrë një trajner të ri në moshë dhe gjerman. Tuchel te Borussia Dortmund ka treguar se ka aftësi dhe, sipas të gjitha gjasave, do të festojë 300 ndeshjet në stol si trajner i rekordmenëve (290 deri tani).

Jürgen Klopp dhe Julian Nagelsmann kanë qenë dy emra të lakuar javët e fundit, por duket se Tuchel ka fituar garën. Për mendimet e drejtuesve të Bayern-it është i informuar edhe Heynckes, i cili ndoshta ka dhënë aprovimin e tij të mirëpritur.

Tuchel ishte alternativa e parë e bavarezëve pas largimit të 58-vjeçarit Ancelotti, por diçka ndodhi dhe dyshja Hoeness-Rummenigge vendosi për të mos bërë ndryshime kolosale në mes të sezonit. Kjo do të thotë se Tuchel do ta nisë praktikisht nga zeroja, duke u bazuar tek akademia dhe duke u konsideruar si trajner afatgjatë në Mynih.

October 25, 2017 14:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*