I fiksuari pas përgjimeve dhe historia e 30 tetorit 2012

May 17, 2016 12:00

I fiksuari pas përgjimeve dhe historia e 30 tetorit 2012

Kur vjen puna tek pasioni i tij i pakontrollueshëm, përgjimet mbi këdo e gjithçka, Sali Berisha nuk të fal. Këtë tregojnë materialet që DITA prezanton sot.

Përpjekja për të penguar projektin e qeverise Berisha për të përgjuar, do t’u kushtonte mandatin e deputetit 11 anëtarëve të Komisionit të Ligjeve në 30 tetor 2012.

Është një moment “me dy kalime” ku kryeministri i kaluar nuk mund të tolerojë dot kontroll parlamentar mbi përgjimet, e më keq akoma, nuk mund ta gëlltisë faktin që deputetët e tij nuk ishin dakord me shtimin e mundësive për përgjime.

Mund të quhet “grupi armiqësor i juristëve” në PD, ajo listë deputetësh emrat e të cilëve u shënuan me bojë… blu dhe nuk u kandiduan më zgjedhjet e ardhshme.

Fakti që disa prej tyre (Alibeaj apo Tritan Shehu) sikur u rehabilituan në strukturat e PD-së “së Bashës”, nuk tregon gjë tjetër veçse një kërkesë faljeje të fuqishme pranë Berishës.

Duket se megjithë shërbimin shumëvjeçar dhe kontributet kush më pak e kush më shumë në PD, emra si Demi, Rusmali, Gumi, Bano, Bushati etj, patën një kufi brenda vetes, ku mbaronte partia dhe fillonte integriteti.

Të vetmi që i mbetën besnikë propozimit të qeverisë për përgjimet ishin Edi Paloka dhe Gent Strazimiri. Aspak çudi.

I fiksuari pas përgjimeve, ai që krenohej edhe publikisht se dinte gjithçka dhe ishte “arkivë e gjallë”, kushedi si do ketë mbetur kur i thanë se disa deputetë të tijtë kishin shqiptuar frazën e frikshme për veshët e Berishës: “Jemi dakord me deputeten parafolëse të opozitës”.

Berisha ka patur përplasje dhe ftohje me eksponentë të përveçëm përgjatë historisë së selisë blu, por ideja se një grup i tërë nuk mund të pranonte të bëhej pjesë e një realiteti oruellian përgjimesh, i ka ardhur si një dush i ftohtë.

Dhe kjo histori në dukje teknike, debatesh në një komision parlamentar, rikthen sot me një pamje tjetër, gjithë fluksin e përgjimeve të SHISH-it dhe SHIU-t për llogari të Sali Berishës. Me ose pa ligj, ai ka bërë të vetën. Thjesht ka mbajtur shënim tradhtarët.

Vota kundër e tyre ndaj amendamentit në nenin 8 që do të decentralizonte të drejtën e përgjimit, tek prokuroritë e rretheve, do të vendoste edhe fatin e anëtarëve të djathtë të Komisionit të Ligjeve. Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj, Arenca Trashani, Luan Skuqi, Paulina Hoti, Ylli Lama, Fatos Hoxha, Ilir Bano, Astrit Bushati, Dashnor Sula dhe Tritan Shehu përmes votës së tyre kundër propozimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë, do të përjashtoheshin nga Berisha në zgjedhjet e 2013-s.

Gjithashtu, edhe deputeti Viktor Gumi që ka mbajtur detyrën e Sekretarit të këtij komisioni nuk do të rikandidohej më, ndonëse ai mungoi në të dyja mbledhjet e Komisionit të Ligjeve të zhvilluara për këtë çështje. Të vetmit që shpëtuan, janë deputetët Gent Strazimiri dhe Edi Paloka, pasi që të dy e mbrojtën me forcë propozimin e qeverisë, por nuk arritën që të bindin kolegët e tyre brenda partisë.

Qeveria kërkonte që të shtonte një pikë ku të parashikohej se “Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave të caktuara në nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale, të urdhëronte realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”. Ndërhyrja nëpër rrethe dhe ndikimi i ekzekutivit do të ishte më i lehtë nëpër rrethe.

Por, deputetët e Ligjeve do ta rrëzonin këtë propozim.

Nëse do të ishte pranuar, përgjimi rrezikohej që të kthehej në një normë.

 

 

Procesverbali i mbledhjes për nenin e debatueshëm për përgjimet

Ilir Rusmali – Neni 8. Po, zonja Felaj.

Ermonela Felaj – Pas pikës 2 të nenit 23 të ligjit aktual propozohet të shtohet një pikë e tretë, me këtë përmbajtje: “Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave të caktuara në nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”. Unë mendoj se kjo përmbajtje bie në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 23, i cili bën fjalë për përgjimet që autorizon vetë gjykata dhe të cilat prokurori është i detyruar t’i zbatojë, prandaj mendoj se kjo pikë nuk duhet t’i bashkëngjitet nenit 23 dhe ky i fundit të ngelet siç është. Konkretisht në pikën 2 të nenit 23 të ligjit thuhet: “Proceset teknike të përgjimit të komunikimeve për nevojat e hetimeve paraprake, sipas procedurave që përcakton neni 221-226, kryhen në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm”, ndërkohë që pika 3 propozon një gjë të kundërt.

Në qoftë se pika 2 flet për centralizimin, pra që përgjimet të kryhen vetëm tek ajo zyrë, pika 3 flet për decentralizimin, që të mos kryhen nga ajo zyrë, por nga rrethet. Meqenëse këto vijnë në kundërshtim, unë mendoj se pika 3 s’duhet të përfshihet. Por ka edhe arsye të tjera: vendimet për përgjime që jep gjykata rregullohen nga Kodi i Procedurës Penale, ndërsa ligji nuk bën fjalë për përgjimet, të cilave u referohet Kodi i Procedurës Penale, rezultati i të cilave shërben si provë në gjykatë, por bën fjalë për një lloj përgjimi tjetër, që nuk lidhje fare me këtë kod. Bën fjalë për përgjimin që kërkojnë të realizojnë për detyrat që ngarkon ligji shërbimet informative, prandaj kjo pikë, edhe sipas këtij arsyetimi, nuk ka vend fare të hyjë këtu, sepse një përgjim që autorizon gjykata do të ndjekë detyrimisht rrugën që përcakton Kodi i Procedurës Penale dhe jo ky ligj.

Ilir Rusmali – Dakord. Po, zoti Hoxha.

Fatos Hoxha – Jam dakord me argumentet që dha zonja Felaj. Në fakt është këmbëngulur nga prokuroria dhe mua më është dukur absurde kërkesa e tyre. Me ligjin aktual, po ta marrim në bazë të parimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ky Kuvend e ka ngritur nivelin te prokurori i Përgjithshëm, i cili varet direkt nga Kuvendi. Ata kërkojnë sot që këtë gjë, që ne e kemi cilësuar te një njeri me përgjegjësinë më të madhe ta ulin e ta çojnë në nivele më të ulëta. Pra, unë po shtoj argumente të tjera që ky nen duhet të bjerë, zoti kryetar. Le ta lëmë ashtu siç është në ligjin aktual. Nëse prokuroria jep argumente të tjera për këtë gjë, i bie ose të ndryshojmë nenet e caktuara për këtë gjë në Kodin e Procedurës Penale… ka edhe një ligj me të cilin funksionon sot prokuroria dhe që nëpërmjet të cilit i delegon Prokuroria e Përgjithshme këto detyra. Prandaj i bashkëngjitem mendimit të zonjës Felaj.

Faleminderit për mendimin, zonja Felaj!

Ilir Rusmali – Dakord. Ka amendament tjetër? Nuk ka. Kush është dakord me amendamentin e zonjës Felaj, që mbështetet edhe nga kolegu Hoxha? Miratohet. Pra, ne jemi kundër nenit 8. Neni 9. Ka amendamente? Nuk ka.

 

 

May 17, 2016 12:00
Komento

5 Komente

  1. Pëllumb zaimi October 16, 00:16

    Nuk ka faj saliu. Kanë faj këta debilat që rrinë në partinë e kryedebilit. Njerëz pa integritet. Troç njerëz pa vlerë që béjne ham- ham pas beteje?

    Reply to this comment
  2. MERIMANGA E KUQE October 16, 15:55

    PARTIA RIVATE PD KOMANDON DORACIN QORRIN DHE BUALLIN DMTH SHTETIN

    Reply to this comment
  3. LLL May 17, 14:20

    Ja I lexuam llomotitjet e radhës !
    E pastajë ?!
    Cili është morali ?
    Morali është – ju jini të mirë , Saliu është I keq !
    Po si su vjen turp more palaço që ja thoni këtë popullit që ju dha një milionë vota për ta varrosur përgjithmonë kancerin Sali !
    ” mëndjendrituri ” Nano mburrej se lëshonte pushtet për të krijuar shtet dhe Saliu Ian tregoi sa I vlente lëkura .
    Edi Rama sot po ecën asaj rruge dhe predikon si prift .
    E meritojmë të vuajmë si qeni !

    Reply to this comment
  4. Spiro sarande May 17, 15:25

    Ahahahahaa. Sa i trashe duhet te jesh ti Zaimo! Ca mase i ble breket aman!? Komentet e tuja do ket lexu Rama kur ka bo statistikat per analfabetet funksional. Si skuptove nji her ca shkruhet re aman”

    Reply to this comment
  5. b.kanani May 17, 19:02

    O Spiroqe lexo artikullin lart qe te kuptosh se ti po tregohesh analfabet fuksional,pa shiko te gjithe anetaret e komisionit sa kane ngelur deputet sot vetem palluqja dhe ai koke lo.ja qe quhet strazimir se vetem keta dy ishin dakort me ligjin qe kishte bere berisha,hajt naten dhe lexo pak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*