Zbardhet procesverbali kur Topalli i jep gjysmë ore kohë opozitës për Programin

Redaksia Online September 10, 2013 21:58

Zbardhet procesverbali kur Topalli i jep gjysmë ore kohë opozitës për Programin

Taulant Balla i përgjigjet deputetëve të PD-së dhe opozitës duke bërë publik, procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 shtator 2005, kur prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës.

“Në këtë seancë,”- shkruan Balla në Facebook, – “grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysmë ore kohë për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00; Kryeministri mbajti fjalën e tij dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.”

“Dy te komanduarit e PD-së, Paloka dhe Basha,”- shprehet deputeti socialist, – “nuk dinë çfarë kërkojnë! Në vitin 2005, Jozefina Topalli la vetëm një gjysmë orë kohë për përgatitjen e pyetjeve nga opozita.

Kanë qenë shumë qesharake sot reagimet e Kryetarit te komanduar të Grupit të PD Edi Paloka dhe të Kryetarit “të komanduar” të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me mbajtjen e seancës së nesërme të Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave.”
Balla pasqyron më poshtë, rregulloren e Kuvendit dhe procesverbalin e datës 9 shtator 2005.

Ja çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për programin
“Për të sqaruar opinionin publik,”- nënvizon Balla, – “në radhë të parë po citoj Rregullore e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Neni 110, “Miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave”:

1. Data e seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në marrëveshje me Kryeministrin.
2. Programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri.
3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin.
4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje.

Pra, siç edhe kuptohet nga Rregullorja, thirrja e seancës është krejtësisht e bazuar në të. Një moment tjetër është tradita apo precedenti.”

 

Procesverbali i datës 9 shtator 2005

“Më poshtë, po bëj publik procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 Shtator 2005; atëherë prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës, pas rotacionit politik të vitit 2005,”-  thekson Balla në vijim. – “Në këtë seancë, grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysëm ore kohë për për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00, mbajti Kryeministri fjalën dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.

SEANCË PLENARE IV
E premte, datë 9.9.2005, ora 17.00
Drejton seancën Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli

Jozefina Topalli: Të nderuar deputetë, të ftuar të pranishëm!

Siç ishte lajmëruar, në bazë të nenit 110 të Rregullores, sot është thirrur seanca për të shqyrtuar dhe për të miratuar programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Fillojmë me paraqitjen e programit politik të Qeverisë për periudhën 2005-2009. Do të kemi pyetje rreth programit të Qeverisë, siç ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve, rreth gjysmë ore për të depozituar pyetjet, meqenëse tashmë ato janë të përgatitura, sepse programi është dorëzuar dy ditë përpara.

Pas kësaj gjysmë ore do t’i jepet përafërsisht një orë kohë kabinetit për t’u përgatitur për t’ju përgjigjur pyetjeve.

Do t’ju përgjigjen pyetjeve dhe menjëherë do të fillojmë nga debati për të cilën është vendosur, me kërkesën e Kryetarit të opozitës, që të ketë një kohë prej katër orësh.

Në fakt në rastet preçedente ne kemi pasur një orë e gjysmë ose dy orë, por ne jemi plotësisht dakord për t’i dhënë të gjithë kohën e duhur opozitës, gjithë kohën e nevojshme dhe të kërkuar për të diskutuar, duke e parë këtë si një moment serioziteti për programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Me miratimin e grupit parlamentar të maxhoranës u arrit me marrëveshje që nga tetë orë që ishte menduar të zbritet në gjashtë orë, ndërkohë që grupet e tjera parlamentare do të kenë në dispozicion të tyre nga një gjysmë ore.

Më lejoni tani që t’i jap fjalën Kryeministrit të dekretuar, zotit Sali Berisha për paraqitjen e programit të Qeverisë së tij të periudhës 2005-2009.

Sali Berisha: Të nderuar deputete e deputetë (vazhdon fjala e Kryeministrit).

Jozefina Topalli: Siç ramë dakord dhe siç e theksuam edhe në fillim në paraqitjen e rendit të ditës, ka një gjysmë orë kohë për paraqitjen e pyetjeve nga grupet e ndryshme parlamentare. Besoj se një orë do të jetë e mjaftueshme për Qeverinë e re për t’u përgatitur dhe për të filluar përgjigjen e pyetjeve.
Në orën 20.00 hapim sërish seancën për të filluar debatin, ndërkohë që emrat janë depozituar. Seanca mbyllet për t’u rihapur në orën 20.00.

Jozefina Topalli: Të nderuar deputetë, rihapim séancën!
Kjo seancë do të fillojë me përgjigjet e pyetjeve të adresuara Qeverisë për programin dhe do të vazhdojë me nisjen menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve me debatin, sipas listave të folësve dhe minutazhit të depozituar në sekretari.

Ka pasur një numër shumë të madh pyetjesh. Natyrisht, nganjëherë ka pasur kohezion dhe përsëritje. Ministrat, sipas linjës së tyre ministrore, do t’u përgjigjen pyetjeve të drejtuara atyre.

Fillojmë përgjigjen me zotin zëvendëskryeministër, zotin Ilir Rusmajli. Menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve, fillojmë me debatin. Listën e kemi përpara, sipas radhës së përcaktuar nga grupet dhe minutazhet do të vazhdojnë deri sonte vonë.”

Këtu përfundon mesazhi që deputeti socialist Balla ka publikuar përkundër reagimit të ashpër të PD-së dhe aleatëve të saj për mungesë transparence nga ana e mazhorancës që do qeverisë vendin.

Redaksia Online September 10, 2013 21:58
Komento

12 Komente

  1. kastriot September 11, 05:07

    Po PS e mori pushtetin per te bere revansh ndaj PD apo e mori pushtetin me udhezimin e rames qe te mesojne nga gabimet e qeverise te mepareshme?

    Reply to this comment
    • Jozi-Brozi September 11, 10:44

      Po si thoni ju, ky diskutimi do I ndryshoje gje programit qe ka qeveria Rama?
      Absoltisht JO. Atehere perse u dashkan 2-3 dite. nderkohe qe programin e vete e kane kaluar me vetem 30 minuta.
      Kjo do te thote qe PD thjesht kerkon te vonoje qeverine e re, ne menyre qe aktet e felliqura te miratuara ne ditet e fundit, te kene mundesi e te zbatohen apo te pershkallezohen me veprime te metejshme nga oborrtaret e Sali-carit neper institucionet e tjera.

      Reply to this comment
  2. peco September 11, 05:11

    Ne shkrimin qe keni botuar me siper duket fare qarte se programi eshte shperndare dhe pas dy diteve behet séance degjimore duke kerkuar qe per gjysem ore deputetet e cdo krahu te bejne pyetjet qe kane.
    Del se programi eshte dhene para dy ditesh dhe jo si pretendon balla dhe ndonje gazete se programi I u eshte shperndare deputeteve vetem para gjysem ore se te fillojne pyetjet!~

    Reply to this comment
    • beni September 11, 09:30

      Ore zoteri, ti mund ta japesh programin edhe para nje muaji….per persa kohe nuk eshte mbledhur kuvendi, nuk ka asnje baze ligjore. Vetem programi i prezantuar nga kryeministri ne parlament ka drejta ligjore dhe vetem ai mund te diskutohet. Jo me si sala qe botonte programin tek RD edhe e quante te mbaruar ate pune. Baaaa na mytet mer…

      Reply to this comment
  3. Devolliu September 11, 05:16

    Saliu i Viçidolit deri tani ka qënë edhe maliq, edhe prift, edhe hoxhë dhe bënte si të donte vetë, kurse tani na thotë: “Mos bëni si bëra unë po bëni si ju them unë”.

    Reply to this comment
  4. cuci September 11, 07:46

    kjo zonje e humbur ose me vjen te vjell ta permendesh zonje kjo mijmutngrenese e strofkes se saliut me paturpesine del e flet per bemat e qeverise se re qe me vote te perzune moj erkeqe qelbace e strofkes suaj te ndyre cfar kerkon moj kurv e ndyre po ku ke pare ndonjehere te tille programi ti moj shurre shkodre yyyyyyyyyy qelbace e pafytyre ti bashke me ate kryehorrin tend

    Reply to this comment
  5. teuta September 11, 09:31

    Duhet ta dini se ju(PS) jeni zotuar se do ta respektoni opoziten dhe se nuk do të silleni edhe ju njësoj sikurse eshte siell mazhoranca e djeshme zoti Balla!.

    Reply to this comment
  6. lisdushku September 11, 10:25

    Zoterinj te votuar me plebishit 1 miljon !Toleranca,frikacakeria,ikja,pafetyresia, veteposhterimi,tallja,bixhozeria,parazitizmi,dembelizmi,mendjemadhesia,pijaneceria,kodoshlleku,karagjozeria i nje njeriu te vetem ne partine socialiste,i barsaletaxhiut fatos nano,mori ne qafe partine socialiste ne 2005 dhe solli perseri ne pushtet banden harbute te sali.vicidolit.Stop.Deri ketu.Asnje tolerance,asnje dekike me shume.Asnje leshim,tja llogaritni ate gjysem ore me sekonda.Populli pret qeverine e re ne kete vend qe nuk u qeveris kurre.Kush tallet me votebesimin e popullit do te pesoje si ikanaku fatos nano

    Reply to this comment
  7. ju jeni te gjithe armiqte e betuare te shqiperis September 11, 10:46

    po nuk dolen jashte strukturave te shtetit armiqte e shqiperis qe paguhen nga sherbimet sekrete te vendeve fqinje turqi sebi greqi itali ska shqiperia do lengoi

    Reply to this comment
  8. VEZHGUESI September 11, 12:30

    SALI BERISHA PO E TREGON SE NUK E DO VENDIN TONE TE ECE PERPARA , EDI RAMA MBAS PREZANTIMIT TE PROGRAMIT NE JAVEN QE VJEN TAKOHET ME POLITIKANET EUROPIN DHE DUHET TE FILLOJE MENJEHERE NEGOCIATAT, KESHTU QE SALIU PO MUNDOHET QE TA PENGOJE(TA VONOJE) DHE KESHTU JUSTIFIKOHET ME KEQEQEVERISJEN E VENDIT ESHTE SHUME E THJESHTE POR E KEQJA ESHTE SE I SHKOJNE DISA TE RINJ MBRAPA E QE I DEGJOJNE PORDHET E JO FJALEN E MIRE.,NE VEND TE MBLIDHEN E TE PERZENE NGA ANGAZHIMI POLITIK SALE, TOPALLIN E DISA MOSTRA QE TE BEJNE NJE OPOZITE TE FORTE POR MERREN ME GJERA TE VOGLA TE PA RENDESISHME.

    Reply to this comment
  9. altin September 11, 13:02

    thoni shyqyr qe ne SHQIPERI nuk zbatohet ligji islamik per denimin e hajduteve se i gjithe grupi parlamentar i opozites do ngelte pa duar.

    Reply to this comment
  10. shqipfolësi September 11, 15:42

    Shumë e fortë kjo e komentuesit më sipër…bravo…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*