Zbardhet raporti i KLSH-së/ Kaosi që gjeti Arta Marku në zyrat që i la Llalla

February 13, 2018 10:00

Zbardhet raporti i KLSH-së/ Kaosi që gjeti Arta Marku në zyrat që i la Llalla

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u largua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, i ka dorëzuar pasardhëses së tij, Arta Markut, një institucion kaotik, pa objektiva strategjike, me struktura të pabazuara në rregullore, me mbledhje të pa dokumentuara, me një audit të brendshëm jashtë funksionit etj, shkruan shqiptarja.com.

Rrëmuja në organin qendror të akuzës është konstatuar nga një grup auditi i Kontrollit të Lartë Shtetit.

Raporti i kontrollit është firmosur nga kreu i KLSH në 15 dhjetor 2017, tre ditë para largimit të Adriatik Llallës dhe emërimit të Arta Marku.

E njëjta situatë kaotike dhe i njëjti mentalitet është reflektuar edhe në prokuroritë e rretheve, ku janë mbajtur të ‘ngrira’ dosjet e krimit të korrupsionit, janë mbyllur dosje si dhe janë ndryshuar akuzat në mënyrë të paligjshme.

Shembulli me ilustrues për këtë situatë është Prokuroria e Elbasanit, ku menjëherë pas largimit të drejtuesit, janë hapur disa dosje të rënda korrupsioni dhe krimi. Për këtë situatë, kryeprokurorja Arta Marku ka ngritur një grup pune, i cili po kontrollon veprimtarinë e të gjithë prokurorëve.

Në raportin e KLSH-së ndër të tjera thuhet se, vitet e fundit në Prokurorinë e Përgjithshme nuk funksiononte auditi i brendshëm. “Nga auditimi mbi veprimtarinë e Njësisë së Auditit të Brendshëm u konstatua se plani strategjik & plani vjetor gjatë periudhës objekt auditimi, nuk i është përmbajtur formatit sipas manualit të auditimit të brendshëm, i cili duhet të përmbajë misionin, vizionin, objektivat strategjike, strategjinë e auditimit për një periudhë 3-5 vjeçare, sikundër kërkohet në ligjin nr. 114 datë 22.10.2015″.

KLSH ka konstatuar se nga magazinat kanë dalë mallra pa u shoqëruar me urdhra se në pronësi të kujt do të kalonin. Kjo ka ndodhur edhe me makinat e prokurorëve.

Sipas raportit, një veprim i tillë rrezikon procesin e monitorimit të sistemeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit te njësisë.

Gjithashtu, komisioni ka marrë në dorëzim mallrat pasi kanë hyrë në magazina.

Nga auditimi i fletë-hyrjeve dhe fletë daljeve të magazinës u konstatua se, në disa raste relacioni nga komisioni i ngritur për marrjen në dorëzim dhe vlerësimin e mallrave është përgatitur pasi mallrat janë bërë hyrje në magazinë, dhe jo si kundër kërkohet në Udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në njësitë e Sektorit Publik” pika 42-50. Ky veprim shkakton risku se specifikat e mallit të marrë në dorëzim, të mos jenë në përputhje me kriteret e parashikuara”, thuhet në raport.

Sipas raportit, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është rishikuar plani strategjik, duke ndikuar në mospërcaktimin e qartë të proceseve të punës.

Mos rishikimi i Planit Strategjik, në institucion ka shkaktuar mos rishikimin e vazhdueshëm të objektivave të programeve, aktiviteteve dhe projekteve, që duhet të realizohen përmes proceseve të punës. Sa më sipër gjithashtu ndikon në mos përcaktimin e qartë të proceseve të punës”, thuhet në raport.

o.j/dita

February 13, 2018 10:00
Komento

9 Komente

  1. Stalla e Prokurorise dhe katunari Llall ise February 13, 10:18

    ky ka qen edhe Misioni i okupimit te katunarve e injoranteve te shpellarit ,
    shndrimi insitucioneve te Drejtesise ne Stalla bagetish !

    E tmerreshme e njikohesishte e pafyleshme per ate shtet ,qe i le ala te lire ,kta abuzuaes e shkaterrues te institucioneve …

    Reply to this comment
  2. intelektuali February 13, 10:47

    SIPAS KETIJ RAPORTI DEL SE KRYEKRIMINELI NA PASKA QENE ADRIATIK LLALLA ME PROKURORET E TIJ

    Po ku ka qene KLSH per 5 vjet me radhe? Po ku ka qene Kryeministri karagjoz Edi Rama? Po pse nuk therrasin te pandehur ish Kryeministrin Sali Berisha per zgjedhjen e Kryekriminelit te Prokurorise qe ka bere do vite me pare?

    PO KU ESHTE SHTETI SHQYPTAR?

    Qe po i plasin skandalet njeri pas tjetrit si pordhat nga bytha qe ka ngrene nje tenxhere me grosh?

    Mire ka thene Konica:

    O POPULL SHQYPTAR BUDALLA I MJERE
    QE S’KE PER TE GJETUR KURRE QEDER

    Reply to this comment
    • nigo February 13, 13:40

      O intelektual. Cfare shteti kerkon kur ne e kemi zgjedhur si me te keqen e vogel gjithnje. Prandaj do vuajme sa kohe votojme keto letyra te djethta e te majta.

      Reply to this comment
    • drejtesia po vjen February 13, 23:34

      Kryeministri karagjoz Edi Rama, i turperuar intelektual, ka qene ne Shqiperi, por kompetencat e tija ligjore nuk ishin te shkarkoje KLSh-ne, apo kryeprokurorin por te fus Shqiperine ne shinat e shtetit ligjor nga katrahura qe i krijoi Sali kerma bashke me mbeshtetesit e tij siç je dh ti nje nga at. Dhe per kete kryeministri Rama do te ja arrije do apo s’do ti dhe karagjozet e tjere.

      Reply to this comment
      • intelektuali February 14, 09:43

        Ore ti budallain po kerkon te besh ketu?

        Po flasim ku ishte KLSH qe do te thote Kontrolli i Larte i Shtetit per 5 vjet me radhe qe kur karagjozi Edi Rama ka hypur ne krye te Shtetit dhe Pushtetit dhe po ben cfare t’i doje BYTHA e tij enveriste duke perqeshur dhe duke u tallur me shoqerine civile dhe vetem kur e shikon qe i jane ngritur te gjithe kundra i fut marshin indietro makines se tij te korrupsionit makaber pushtetar dhe zbythet ne terrin e heshtjes.

        A NUK E PE SI VEPROI ME ARMET KIMIKE TE ASADIT QE I REKLAMOI SI KARAMELE BAMIRESIE?

        Po keshtu veprproi me importin e plehrave dhe tani po vazhdon avazin me HEC-et idiote ndertuar mbi perrenjte e thate alla Farudin Hoxha me urdher nga LSI e Like Floririt pa kurfare fisibiliteti apo leverdie ekonomike, por vetem per te pastruar parate e droges dhe kanabisit te Rilindjes Enveriste.

        Kur Presidenti me i zgjedhur amerikan Franklin Roosevelt filloi programin e tij famoz NEW DEAL per rimekembjen ekonomike pas krizes fatale te citit 1929, Gjykata Kushtetuese e SHBA i doli kunder amendamenteve te tij shpetimtare dhe Presidenti u tha gjykatesve:

        O VOTONI AMENDAMENTET E MIA OSE SHKONI NE SHTEPI SE UNE JU PERZE ME DAJAK ME VULLNETIN E POPULLIT QE ME KA ZGJEDHUR!

        Keshtu Presidenti Roosevelt arriti te realizoje programin e tij shpetimtar per ekonomine amerikane NEW DEAL qe e beri SHBA si superfuqi boterore.

        Edi Rama fshihet pas fustanit te Drejtesise dhe Prokurorise se korruptuar, nderkohe qe vepron si Diktator tipik frikacak dhe Skuth me tritol ne dore dhe fut mjeranet ne burg njesoj si Enveri.

        prandaj:

        Justifikimet idiote qe nxjerr ketu ne DITA nuk pine uje per njerezit qe dine shkrim dhe kendim.

        Reply to this comment
  3. heretiku February 13, 11:36

    N.q.s. nga kontrollet e bera rezulton kjo gjendje e rende, atehere pergjegjesi kryesor, ish kryeprokurori, si dhe prokuroret respektive ne rrethe, duhet te arrestohen menjehere dhe te pergjigjen penalisht si kriminele.
    Cdo shkelje duhet kapur ne kohen e duhur dhe duhet ndeshkuar ne menyre imediate nga drejtesia. Edhe pse mund te behet drejtesia me vonese, eshte nje lloj drejtesie e cunguar. Ekziston nje shprehje latine qe thote : “Drejtesia e vonuar, drejtesi e mohuar”.
    Megjithate eshte nje shprehje popullore shqiptare, qe thote me mire vone se kurre.
    Sidoqofte, kush vihet ne krye te nje organi shteteror, administrativ etj. dhe nuk e kryen punen qe i eshte ngarkuar, ne menyre te qellimshme apo per paaftesi profesionale, morale, kulturore etj. duhet te pergjigjet penalisht, sepse shkakton deme te renda.
    Ne organet e drejtesise duhet te shkojne njerez me pergatitje profesionale te larte, me sens pergjegjesie, sens civil, moral, gjithashtu te larte. Drejtesia eshte nje nga shtyllat kryesore mbajtese te shtetit ligjor. Per shkarravinat ordinere s’duhet te kete vend ne keto organe.

    Reply to this comment
  4. Katovica February 13, 11:45

    Ja bente shume mire Enver Hoxha katunarve, por ce do se ra ne dore te KATOVICKAREVE!!!! Si thua SALI BERISHA?!!!!

    Reply to this comment
  5. Adih February 13, 14:45

    Me gjithe keto shkelje ,rrumpalle, qe me keqeardhje te dhimbshme nuk ekzistojne as edhe ne ishujt ZULU ??????!!!
    Prandaj po nderhyn Amerika dhe BE ,per VETTINGUN ,per te instaluar nje here e pergjithmone ,nje klase te re politike , te pastert dhe me idera e fryme pro perendimore . Ka ardhur koha ,bile duhet bere sa me shpejt ,jemi shume te vonuar .Shqiperia ne rrezik . Duhet sa me shpejt te filloje fshesa .Te miren masa te rrepta ligjore, kundrejt ketyre te pa lareve qe vijne era m..t.

    Reply to this comment
  6. Jimi February 13, 18:42

    Po pse per te ber pune e coi ustai ate? Detyra e tij e vetme ishte te prishte pune, sic edhe beri, por edhe sikur te donte te bente pune ai nuk dinte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*