Zbardhet raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Cfarë shkeljesh janë konstatuar

August 16, 2017 21:58

Zbardhet raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Cfarë shkeljesh janë konstatuar

Zbardhet raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit, i cili do të publikohet ditën e nesërme.

Bëhen të ditura detajet rreth standardeve të zgjedhjeve parlamentare. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike do bëjnë neser aktin formal të largimit nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha para tre muajsh me qëllim monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.

RAPORTI

Raporti i ministrave teknik: Nga informacionet e Ministrisë se Brendshme rezulton se ne zgjedhje janë angazhuar grupe te njohura kriminale ne mbeshtetje te subjekteve politike, kryesisht ne Diber, Elbasan, Lezhe dhe Shkoder.

Raporti i ministrave teknik: Policia e shtetit jo efektive ne parandalimin e grupeve kriminale dhe korrupsionit zgjedhor.

Raporti: Koordinimi mes policise se shtetit dhe ministrive dhe instutucioneve te varesise nuk ka qene ne nivelin e duhur sa i takon monitorimit te sjelljes se admibistrates gjate fushates elektorale

Raporti: Shitblerja e votes fenomen i perhapur.

Raporti: Punonjes te nivelit te larte te administrates dhe punonjes te policise te perfshire ne shitblerjen e votës.

Raporti: Rekomandohet te merren masa per te gjetur pergjegjesit ne strukturat e policise te cilat nuk kane mundesuar zbatimin e masave operacionale te dakorteduara nga drejtori i pergjithshem i policise se shtetit

Raporti: Ministri i Brendshem ka raportuar punonjesit e policise qe kane mbeshtetur subjektet elektorale apo kane bashkepunuar me elemente kriminale. Ministri i ka kerkuar drejtorise se policise largimin nga detyra te ketyre punonjesve por drejtori i pergjithshem policise nuk ka marre masat e kerkuara.

Raporti: Nga institucionet shteterore, kryesisht zv. kryeministri dhe ministrat teknik si dhe policia e shtetit jane derguar ne prokurori rreth 110 te dyshuar per kryerje te veprave penale ne fushen e zgjedhjeve te cilat jane ne proces hetimi. Kerkohet fuqimisht nje hetim eficent dhe inkurajohet prokuroria te procedoje sa me pare ne hetim te plote te ceshtjeve te adresuara dhe te realizoje ndjeken feri ne fazen finale te gjykimit

Raporti: Ështe konstatuar perdorimi i aseteve ne mbeshtetje te subjekteve elektorale nga Ministri, instuticione varesie dhe Bashkite. Jane perdorur aktivitete ne kopshte, shkolla, inagurimin e shesheve dhe rrugeve per fushate elektorale te subjekteve elektorale ne qeverisje si dhe ne diten e heshtjes zgjedhore jane shperndare ftesa per te votuar nje subjekt elektoral ne kundershtim flagrant me kodin zgjedhor. Nga ana tjeter shkolla kopshte ambiente te instutucioneve jane vene ne dispozicion te subjekteve elektorale

Rakomandohet qe ne te ardhmen te jete e ndaluar me ligj mundesia qe aktivitete te tilla te jene ne sherbim te nje subjekti elektoral si dhe te ndalohet me ligj shpendarja e ftesave per te votuar nje subjekt elektoral te caktuar ne diten e heshtjes zgjedhore

Gjithashtu rekomandohet te hetohet nga organet e prokurorise apo edhe te auditohet nga klsh ne lidhje me perdorimin e fondeve publike ne drejtim te realizimet e ftesave, materialeve te tjera te propagandes dhe shperndarjes se tyre nga Bashkia e Tiranes

Raporti: Ështe konstatuar dhenia e privilegjeve te ndryshme gjate fushates elektorale si certifikate pronesie, legalizime, premtim i vendeve te punes, premtim i vleresimit kalues ose me te larte gjate procesit te matures shteterore.
Rakomandohet qe rastet e dhenies se privilegjeve ne rastin e matures shtererore bursave te ekselences, rastet e denobcimit te kontrabandes se kafese, te rimbursimit te TVSH apo te subjektivitetit gjate vlerësimit tatimor si dhe listat e ndihmes ekonomike duhet te jene subjekt i auditit nga KLSH apo edhe e hetimit te metejshem nga prokuroria me perfundime konkrete

Raporti: Perfshirja e opozites ne qeverisje gjate vitit elektoral, ne funksion te garantimit dhe monitorimit te procesit zgjedhor eshte nje praktike shume e mire ne kushtet e nje demokracie te brishte ne Shqiperi, shpesh e shoqeruar me tensione politike, megjithëse kjo perfshirje per te qene efektive duhet ye ndodhe me pare, konkretisht nga 1 janari i vitit zgjedhor dhe jo pak jave para zgjedhjeve per kuvendin. Rekomandohet, 3-6 muaj para zgjedhjeve.

Ne kete menyre procesi i monitorimit dhe masat e marra apo rekomandimet e dhena nga task forca do te mund te kryehen me nje ritem normal pune. Njekohesisht institucionet dhe entet apo shoqerite shteterore do te kene me shume kohe ne dispozicion per te mbledhur apo per te perpunuar informacionin dhe per tia referuar ate task forces te plote e te sakte per cka kerkohet.

Gjithashtu nisja e punes me heret nga task forca do te mundesonte edhe nje monitorim me te mire dhe me te hollesishem te entece publike dhe shoqerive shteterore ne drejtim te mosperdormit te aseteve te tyre ne funksion te fushates politike apo mos lidhjes se kontratave te reja te punes si mekanizem per te te shtuar zgjedhesit qe votojne per nje subjekt te caktuar politik, dhe deformuar vullnetin e lire te zgjedhesve

Raporti: Nepunesit e administrates shteterore jane perfshire ne fushate elektorale per subjekte te caktura ne kundershtim me ligjin.

Raporti: Rekomandohet qe KLSH te auditoje te gjitha punesimet apo shkarkimet te kryera gjate periudhes zgjedhore, ne pushtetin qendror dhe vendor.

/Balkanweb/

August 16, 2017 21:58
Komento

10 Komente

  1. Bushi August 16, 23:12

    Shpifje,trillime,nxirje dhe baltosje,asgje me shume.Duket qarte,se qellimi i ketyre ministrave teknik te merhumit Basha,nuk ka qene monitorimi i zgjedhjeve,por nje raport si ky,per te denigruar punen e madhe qe eshte bere ne fushaten e zgjedhjeve.Kete here jane bere votime me te mira,me te lira dhe me te ndersheme.Nuk ka patur vota te blera.Kete e shpifin humbesit,se nuk kane si te justifikohen para elektoratit te tyre.

    Reply to this comment
  2. Lolita August 16, 23:48

    Ja futi thiken pas shpine dritan dhemiraj policise ashtu sic eshte mesuar kudo. Deri tani sa ishte minister kishte suksese tani qe iku filloi helmi. Kish shpresa se do rrinte minister me Rama2. Po pse nuk i bere publike emrat e drejtoreve me pare apo ti qoje ne prokurori nese kishin shkelur ligjin….minister ishe nuk te ndalonte njeri…po ti je nje mashtrues qe askush nuk te beson.

    Reply to this comment
  3. Lolita August 17, 00:28

    Ja futi thiken pas shpine dritan dhemiraj policise ashtu sic eshte mesuar kudo. Deri tani sa ishte minister kishte suksese tani qe iku filloi helmi. Kish shpresa se do rrinte minister me Rama2. Po pse nuk i bere publike emrat e drejtoreve me pare apo ti qoje ne prokurori nese kishin shkelur ligjin….minister ishe nuk te ndalonte njeri…po ti je nje mashtrues qe askush nuk te beson.

    Reply to this comment
  4. alphade August 17, 02:43

    Iken e vane myteberet e Sali Vicidolit ! Qafen thefshi,
    sahanlepiresit e bajrajtarit primitiv tribalist i Vicidolit !!!

    Reply to this comment
  5. astrit patoku August 17, 05:47

    hahahahahahahahahaha o sa kom qesh…ikni mor se na turperuat….

    Reply to this comment
  6. gruaja e FullHanit gjykatese e likes August 17, 07:59

    konkluzioni:Prokurorija e Ina llalave dhe KLSH i Blerim Leskajve jane dy istitucionet jo kunder krimit e korrupsionit 27 vjet por AVOKATURE e krereve te krimit e korrupsionit nga duhet filluar vettingu—-

    Reply to this comment
  7. Atdhetari August 17, 09:20

    Cfare raporti eshte ky? Kane punuar 6 ministra per kete raport?! Pika mu ne mes te ketij “raporti”.
    Kjo eshte thjesht propagande partie. Eshte mllef e ritual i baltosjes se zgjedhjeve me te qeta pas 27 vjetesh per shkak te mungeses se kauzes dhe vizionit. Nuk ka si te ndodhe ndryshe! Lyli ne vend qe te punonte per fushaten, u ngujua per tre muaj rresht ne “çadëren e lirisë”, ne mes te bulevardit, duke u bere lolo dy here ne dite me kercenime, nxitje per trazira antikushtetuese shtyrjen e zgjedhjeve.
    Zgjedhjet i dhane opozites rezultatin qe meritonte.

    Reply to this comment
  8. Jevi August 17, 10:39

    Ne nje nga pikat kerkohet qe bashkqeverisja te fillonte qe ne janar,Cudi_Po legjimiteti i zgjedhesve ku shkon kur cenohet padrejtesisht periudha qeverisese?Ky raport eshte propagand partie pa fakte.PD dheLSI duhet te shohin me mire raportet me veten dherrugen e suksesit pasi nuk mund te vish ne pushtet me shpifje dhe akuza te rruges.Para disa ditesh ministria e brendeshme raportoj 33-raste te abuzimit me voten kurse ne raport po thuhet per gjysmen e Shqiperise.
    Mos abuzoni me leshimet qe ju bene.

    Reply to this comment
  9. alphade August 17, 13:24

    Thjeshte ky grup ministrash teknike jane antishqiptare
    sepse nuk respektojne vullnetin e shumices se shqipta-
    reve qe ia dha voten PS . Keta mashtrojne dhe genjejne
    rencem kur thone se “votat u vodhen e u manipuluan” dhe per fat te keq nuk eshte mendimi real i tyre por eshte
    imponuar kjo nga binomi Sali-Basha, sepse keta mytebe-
    re ishin teresisht kontigjenti i Vicidolasit .
    Sado tribulacione kineze te beje Saliu,burgu e pret ,ate
    te birin e vajzen e tij,si dhe konfiskimi i pasurise se placki-
    tur . Vettingu ka filluar te leshoje rrenje ne truallin shqipta-
    re pas 27 vjetesh rremuje,rrumpalle,anarkie, bajraktarizmi
    dhe tribalizmi primitiv. Ne shtator e gjithe antidrejtesie e Saliu shkon shtepi ,ne se bemat e tyre nuk katalogohen
    si krime, ndryshe ata prokurore e gjykates qe jane bere
    pre e korrupsionit dhe allishverisheve si puna e asaj sorres Andrea do te perballen keqazi me drejtesine qe
    po vendoset me shume pengesa e sabotime ne Shqiperi.
    Pushteti i vjeter gjyqesor me shume veshtiresi po i leshon
    istikamet e gllaberuara prej tij . Ajo eshte nje lufte per jete
    a vdekje qe po bejne falangat e “drejtesise” shqiptare qe
    deri tash kane bere “shiun dhe diellin ” me cekicin mbi
    tavolinen e turpit qe e kane quajtur drejtesi por qe ne fakt
    ajo perbente ngrehinen e bunkerizuar te gjykateve dhe
    prokuroreve per te mbrojtur keshtjellen familjare te Beri-
    shes dhe duke mbrojtur ate,keta gjyqtare e prokurore
    te babezitur per pushtet e para mbrojne veten e tyre nga
    erozioni i vettingut per cilindo pushtetar ,politikan ,gjyqtar
    prokuror,etj. metastaza e kancerit shqiptar…!! Kaq kisha
    per sot !!!

    Reply to this comment
  10. vera e nxehte August 17, 14:08

    Kujt i sherben ky raport? Asnjerit, le ta marrin me vete dhe ti pine lengun. Ata “ministra” jane te pa dekoruar akoma .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*