Zbardhet raporti mjeko-ligjor për vdekjen e Adelës, vuante nga sëmundja e rrallë

December 15, 2017 08:32

Zbardhet raporti mjeko-ligjor për vdekjen e Adelës, vuante nga sëmundja e rrallë

Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e gazetares Adelajda Xhumani mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.

Sipas mjekëve shkak i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër. Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën e barkusheve. Sipas mjekëve kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës së 31-vjeçares.

Në rastin e Adelës, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv që do të thotë dështim i plotë i muskulit.

Nga ana tjetër ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike, ndërsa për faktin se ajo nuk ishte diagnostikuar më parë mjekët nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike. Pra, në këtë rast shkaqet e sëmundjes janë pothuajse të pamundura për t’u përcaktuar me saktësi.

December 15, 2017 08:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*