Zbardhet skenari , Shkëmbi: Bashkitë e reja për 6 muajt e ardhshëm, nuk mund të vendosin vetë
Bashkitë e reja që do të krijohen pas zgjedhjeve për periudhën tranzitore deri më 31 dhjetor do të varen nga qeveria në politikat që do të ndjekin, por edhe në menaxhimin e buxheteve të tyre. Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi zbardh Ora News, skenarin sipas së cilit do të veprohet me bashkitë e reja. Por një kompetencë që kryetarët e rinj të bashkive e fitojnë sapo marrin postin është ajo e largimeve nga puna dhe emerimeve të reja në administratën e tyre.
Pas 21 qershorit, buxhetet e 61 bashkive të reja do të varen nga qeveria dhe vetëm pas 1 janarit, administratorët e rinj do të jenë të pavarur për të vendosur vetë. Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi zbardh në një intervistë për televizionin Ora News, skenarin sipas së cilit do të veprohet me bashkitë e reja për periudhën tranzitore, pas zgjedhjeve deri më 31 dhjetor.
“Bashkitë sot kanë buxhetet e tyre, që do të vazhdonin normalisht sikur të mos kishte ndodhur reforma. Edhe komunat kanë buxhetet e tyre. Në rast se gjatë procesit të bashkimit të bashkive dhe komunave do ketë vështirësi, buxheti i shtetit ka parashikuar një fond prej 20 mln dollarësh, të cilat do të shpërndahen për këtë gjë. Ministri i Shtetit për Cështjet Vendore do të bëjë propozimin përkatës dhe qeveria do të vendosë shpërndarjen e fondit në varësi të problematikës. Nuk do të lejohet as ulje taksash dhe as rritje taksash në momentin nga konstituimi dhe deri në dhjetor”, tha Shkëmbi.
Kreu i Agjencisë së Zbatimit të reformës territoriale garanton se në këtë periudhë tranzitore 6 mujore nuk do të ketë probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.














Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento