Zbardhet takimi, çfarë u diskutua mes Çelës dhe prokurorëve nga Belgjika

February 18, 2020 17:42

Zbardhet takimi, çfarë u diskutua mes Çelës dhe prokurorëve nga Belgjika

Ditën e sotme Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, të kryesuar nga prokurori federal Frederik Van Leeuë.

Delegacioni ndodhet për një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve nënshkruar në Bruksel.

Gjatë këtij takimi u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse, shkëmbimi i informacionit, si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit si skuadrat e përbashkëta hetimore.

Delegacioni belg përfaqësohet në këtë vizitë zyrtare pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme nga Prokurori Federal z. Frederic Van Leeuë, Zëvendës Prokurori Federal z. Eric Bisschop si dhe magjistratë federalë dhe ekspertë ligjorë.

Në kuadër të vizitës në Tiranë, delegacioni i Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës do të zhvillojë takime me Ministren e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Gent Ibrahimi dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja.

l.h/ dita

February 18, 2020 17:42
Komento

3 Komente

  1. Arben February 18, 19:51

    Aman o shyqyr që e zbardhet.

    Reply to this comment
  2. me emer February 18, 20:44

    Koha e mbreterve dhe e mbreterive ne vendet demokratike eshte e perenduar . Nuk e kuptoj keta vine vete apo i theret “grusht shteti ” i Edi Rames sikurse shprehet Presidenti i emeruar nga vete personi ne fjale qe sot akuzohet po prej tij ..! O zot pse na bere kaq pa fat te vuajme budallekun e ketyre njerezve te cuditeshem ..!

    Reply to this comment
  3. mesiguri mos te preken krykriminelet politike "se kan pagu Gjoben ke Ne" February 18, 21:02

    Dhe me cfar do merret Europa ,
    nqs nuk ka ji Shtet qe ta ket

    per SundenBock mbi te cilin te cfryj Stressi-n e jetes

    duke shmangur psiqiatrine ?

    Per kte pune eshte Shqipnia .
    Ajo duhet te vazhdoje te jet e korruptuar ne cdo drejtim .
    me kriminele politike te tipit sali berisha ,qe vrasin protestuesit bulevardit edhe e xhiro ,

    me rujt pushtetin ,
    me kriminele e trafiqe per te furnizuar Europen me Droga nga me te ndryshmet ,qe shume prej tyre ,

    zbukurojne edhe tavolinat e shtepive te ktyre “Prokuroreve Belg”

    pra , loja vazhdon.
    Shqiperine e dua me kriminele prandaj

    ska sdo ket asgje konkrete ,
    kta vijne me mor Gjoben e vet ca Miljona mbas Premtive se sdo ti prek kush banden e kryekrimineleve dhe kaq .
    Show me Drejtesine Shqiptare vazhdon
    deri ateher kur shqiptaret te rrethojne pallati e drejtesise

    e mos largohe qe aty ,pa treguar Rezultate Drejtesia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim