Zbardhet takimi, Meta i kërkon Besnik Muçit të tërhiqet si anëtar i Kushtetueses

November 22, 2019 14:22

Zbardhet takimi, Meta i kërkon Besnik Muçit të tërhiqet si anëtar i Kushtetueses

Pas shkarkimit nga organet e vettingut, Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

Kujtojmë se i zgjedhuri i Metës ka refuzuar të ndërpresë detyrën si gjyqtar, ndërsa i ka dërguar një letër zyrtare Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar pozicionin e tij.

Një njoftimin e shpërndarë nga Presidenca, thuhet se Meta i kërkoi Muçit që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”.

 

l.h/ dita

November 22, 2019 14:22

Njoftim

Njoftim

Njoftim