Meta mbështet opozitën: Duhen zgjedhje të parakohshme

November 19, 2019 11:46

Meta mbështet opozitën: Duhen zgjedhje të parakohshme

Është zbardhur takimi i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Presidencë midis Ilir Metës dhe opozitës jashtëparlamentare të udhëhequr nga Lulzim Basha.

Gjatë takimit, Meta ka përshëndetur “qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione”.

Reagimi i plotë

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

o.j/dita

November 19, 2019 11:46
Komento

14 Komente

  1. Glaukias November 19, 12:16

    Ambasadori i OSBE-së është i blerë nga Rama e gënjen shqiptarët ! Ambasadori i BE-së është i blerë nga Rama e gënjen shqiptarët ! E dërguara e Amerikës është e blerë nga Rama e gënjen shqiptarët ! Ambasadori i Gjermanisë është blerë nga Rama e gënjen shqiptarët ! Këta edhe shumë ambasadorë e konsuj të shteteve të BE-së nuk duan që Shqipëria të ketë drejtësi të pavarur. Vetëm Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi, Dulja e Dashamir Shehi duan një drejtësi të pavarur. Vetëm me këta do luftohet korrupsioni e krimi i organizuar. Vetëm me këta nuk shkelet Kushtetuta. Vetëm me këta do hyj Shqipëria në Europë. Vetëm këta nuk gënjejnë ! Rroftë Republika e Re ! Rroftë Stadiumi Kombëtar i 100 vjetorit të Pavarësisë ! Rroftë parku eolik i centraleve me erë të ngritur në Karaburun që mbajnë me energji elektrike gjysmën e Shqipërisë ! Rrofshin 2 Milion ullinjtë e mbjellur në 2009 që e kanë bërë Shqipërinë, vendin e parë në Ballkan për eksportin e vajit të ullirit ! Rroftë centrali bërthamor i Shkodrës që e ka bërë Shqipërinë, fuqi energjitike në Ballkan ! Rroftë Parlamenti i Ri në qendër të Tiranës, ku dikur ka qenë Piramida, që na e kanë zili edhe qytetarët e Brukselit ! Edhe sa e sa shumë gjëra të tjera kanë bërë për Shqipërinë këta politikanët e “Republikës së Re “. Jetë të gjatë Ilir Metës që mendon vetëm për popullin e gjithë jetën e tij ka jetuar me ndershmëri !

    Reply to this comment
    • Komentuesi November 19, 23:35

      Presidenti nuk ka pune fare me zgjedhje te parakohesheme.Meta duket nuk e kupton kete dhe thirri ne presidence opoziten.Per zgjedhje te parakohsheme e ka opozita dhe jo presidenti.PRESIDENTI ESHTE GARANT I KUSHTETUTES DHE TE PUNOI PER MOS SHKELJEN E SAJ.

      Reply to this comment
  2. Ergys November 19, 12:22

    Dje, u percoll për në banesën e fundit një vajzë 14 vjeçe, nxënëse në klasën e nëntë, në një nga shkollat në qendër të qytetit.

    Kreu vetvrasje duke pirë një sasi të konsiderueshme ilaçesh dhe mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin.

    Ngjarja e rëndë kaloi në heshtje për qytetin, i cili duket se ka humbur interesin dhe ndjeshmërinë për gjithçka që ndodh në qytet, të mirë apo të keqe.

    Vetvrasja e 14 vjeçares është një këmbanë alarmi dhe nuk është një rast i veçuar.

    Mjafton të shikoni dhe kuptoni se çfarë realiteti ekziston në pjesën më të madhe të shkollave nëntëvjeçare të qytetit.

    Stafet arsimore interesohen vetëm për nota, cilësi e kalueshmëri sepse ju duhen për statistika.

    Prindërit, familjet interesohen vetëm për t’u siguruar udhqimin fëmijëve, sigurimi i të cilit veshtirësohet nga dita në ditë.

    Familja ka mbetur e vetme fillikat në këto kohë të vështira që po jetojmë, e rrethuar nga veshtirësi e presione të shumta.

    Gjithçka tjetër është jashtë kontrollit për një moshë kaq delikate sa janë 12-15 vjeçarët.

    Kushdo që të ketë qenë shkaku u vetvrasjes së vajzes 14 vjeçe, ai duhet të bëhet publik e të shërbejë për të shmangur raste të tjera, pasi deri tani ka patur dhe tentativa të thera vetvrasje të kesaj moshe, por që fatmirësisht nuk kanë perfunduar me humbjen e jetës.

    Kujdesuni për fëmijët!

    Reply to this comment
  3. Rama, c'fare bere ne det e gjete ne kripe ! (thote populli) November 19, 12:25

    M..pas kepuces se pushtetit, do “ndaloje pucin” kunder “sovranit” te kushtetutes,Nje vagabond i kapur me ze e figure flet nga karikja me e larte ne “emer te drejtesise”
    Vagabondet dhe kusaret ne mbrojtje te ligjeve te shtetit!
    Thirrja e stadiumit Rama Ik eshte nje nga reflektimet e pislliqeve pusht-shtetare nje nga kulmet e degjenerimit ishte edhe zgjedhja e “presidentit me te mire te te gjitha koherave”
    “Heroi” i diteve te sotme Mona-Lulzime merrni staften e radhes se trashigimise ! Per Shqiperine Demoshkerdhatike 30 vjecare !

    Reply to this comment
  4. Z November 19, 13:48

    Shqiperia po kalon nje periudhe kur hajdutet po mundohen qe bejne heroin dhe te regullojne drejtesine ne Shqiperi! Vrases, kriminele,medioker ,servile,mercenare, media dhe politikane e kane kapur per fyti vendin tone dhe nuk e leshojne! Kur Meta,Basha hiqen te ndershem Que vadis vendi im?

    Reply to this comment
  5. Ing. November 19, 14:31

    Iliri dhe kushdo ti pergjigjet pyetjes: kush i ka zoteruar deri dje te gjitha institucionet qe sot pretendohet se don ti kape Rama ?

    Reply to this comment
  6. Qytetari November 19, 16:39

    Presidenti nuk mund te jete pale ne spektrin politik , valle mbaruan burrat qe institucioni i presidentit te katandiset ne duart e nje njeriu te papergjegjshem ?

    Reply to this comment
  7. MH November 19, 17:29

    Ketu Presidenti del zyrtarisht opozitar me pushtetin dhe zyrtarisht udheheqes i opozites.Nga sot ky zyrtarizm opozitar i presidentit i nxorri kembet zvarranikut.

    Reply to this comment
  8. h November 19, 17:43

    U mblodhen degenerata ti japin kurajo njeri.tjetrit.
    Sikur meta e do fort kushtetuten qe thote se zgjedhjet mbahen cdo 4 vjet.
    Apo kushtetuta fizarmonike per interesat e metes.hajdut i demaskuar ?

    Reply to this comment
  9. Gzim Kulufi November 19, 18:35

    Zgjedhjet e parakohshme duhet te hiqen nga programi i partive! Te tilla zgjedhje vetem sa tregojne pastabilitetin e jetes ekonomike-sociale-politike te vendit. Vendet e stabilizuara, me gjithe krizat dhe mosmarrveshjet e ndryshme, bejne zgjedhje te rregullta nje here ne 4 vjet!

    Reply to this comment
  10. NJE QYTETAR SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT November 19, 20:10

    Kush e krijoi kete situate : ne parlament , ne pushtetin lokal ne politike dhe ne jeten e perditeshme te shqiptareve ….. , pse nuk e thua more Like Floriri , apo nuk je aq burre ?!( pa lere pastaj per te qene luan , sikurse te peleqen vetja) Pergjegjesia eshte totalisht e opozites dhe jotja kryesisht , qe i shkojne drithma nga klryerja e reformes ne drerjtesi . PER TE GJITHE JU , NUK KA RRUGE TJETER , PERVEC QELIVE TE FTOHTA TE RECIT ! Tashme vetem disa dite te ndajne prej fatit te hidhur qe te pret . Do korresh ate qe ke mbjelle e vazhdon akoma ta ujitish !

    Reply to this comment
  11. Ju lutem , lexojeni komentin tim November 19, 21:03

    Zgjedhje te parakoheshme , mund dhe duheshin bere , kur Sali Vuk Karaxhici , Lulushja prostitute holandeze dhe Ilir Floriri vrane 4 qytetare e plagosen me dhjetra te tjere , protestues me duar ne xhepa , sepse kerkonin te mos vidheshin e te mos mashtroheshin . Tani nuk ka as me te voglen arsye per zgjedhje te parakoheshme . Iliri me taborrin e turkoshakeve e kerkojne me ngulm kete , vetem e vetem per te nderprere e permbysur kaq sa eshte bere per reformen ne drejtesi , sepse i rrenqeth Reci . Nuk iu vjen kush pas , ore bandite , kriminele antishqiptare , qe ia nxite jeten ketij populli ! Pas juve , i vjen radha ketij psikopatit , qe u ben thirrje familjeve te deshmoreve te kombit , te ulin koken , per aktin e larte heroik qe kane kryer familjaret e tyre , duke dhene jeten per mbijetesen e shqipatareve e Shqiperise nga rreziku nazi – fashist !

    Reply to this comment
  12. ETHEM LALAJ November 20, 08:43

    ZGJEDHJET NE 2021 KUR:
    1-Te jete bere reforma zgjedhore e votuar ne Kuvendin aktual..!
    2-Te jen ngritur SPAK,BKH,GJ.K,GJ.L,KRYEPREKURORI,etj.
    3-GJK.ti japi zgjidhje 30 qershorit,13 Tetorit…
    4-Shkarkimi ose jo i Presidentit te Opozites se rruges.
    -Ketu do ndahet shapi nga sheqeri.Kete e di mire I.Meta ndaj po ben skifo me dekreret e jashte-ligjeshme.
    5-Tashme do ndegjohen SHBA+BE.
    -Dhe Rama ka mbeshtetjen e tyre 100 %.Pike.

    Reply to this comment
  13. Mala November 20, 10:00

    Opozita dhe Presidenti ne krah te se shoqes opozitare,kane deeshtuar qe nga 30 Qershori,kur Presidneti shpalli zgjedhjet vendore dhe pas nje kohe anuloi ato zgjedhje,Ne te cilat mori pjese mazhor anca,por opozita jopalamentare u veteperjashtua apo perjashtoi te drejten elemetare te qytetarit shqipt ar qe te voton I, lire,Ndersa opoztaret palamentar,sec ku ptohet Shqiperia tash sa kohe ka dy pzt a par alelel,ate te veteperjashtuar,t e rruges e dhunes dhe opoziten par lament are.meta pas anulimit te paperfillshem te 30 Qershorit,shpalli zgjedhje vendore me 13 Tetor, date te cilen nuk e perfdilli Mazhoranca e as opozita dhunes rrugore e as ajo parlamentare. Preidrnti e ktij amndat ver tet eshte kunder intresit t e shtetit ,kunder Kushtetutes dhe interest te popu llit. tasg doli hapur ne krah te opozites se dhunes e rruges,madje edhe kunder f atorit nderkombetare,Anomali mbi normalitetin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*