Zbardhet takimi Rama-Cipras në Nju Jork, u diskutua për kufirin detar dhe minoritetet

September 29, 2015 11:30

Zbardhet takimi Rama-Cipras në Nju Jork, u diskutua për kufirin detar dhe minoritetet

Bashkëpunimi bilateral në projekte të përbashkëta dhe zgjidhja e çështjeve të lëna pezull ishin në fokus të takimit dypalësh të Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Alexis Tipras, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Siç mësohet nga mediat helene, Kryeministri shqiptar dhe ai grek, kanë diskutuar fillimisht për projektet me rëndësi që lidhin dy vendet.

Takimi është bërë i ditur edhe nga zyra e shtypit e qeverisë greke, ku thuhet se “kryeministri Tsipras theksoi se Athina zyrtare është në anën e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Tsipras, – thekson njoftimi, – nënvizoi rëndësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve, siç është ajo e Detit, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë.

Në të njëjtën linjë, kryeministri Tsipras theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Pjesë e diskutimit mes dy kryeministrave ishte edhe perspektiva për bashkëpunim bilateral veçanërisht në sferat ekonomike dhe tregtare. Edhe këshilltari për mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka postuar në Twitter një foto nga ky takim. “Takimi i parë shumë miqësor i kryeministrit Edi Rama me kryeministrin greke”, – shkruan Endri Fuga. Shefi i qeverisë shqiptare i ka bërë ftesë kryeministrit Tsipras për një vizitë zyrtare në Tiranë

September 29, 2015 11:30
Komento

18 Komente

  1. Goni me September 29, 12:27

    Pra ne kete takim spas gazetarit qe e ka shkruar u fol vetem per pretendimet greke ndaj nesh dhe asnje fjale per te kunderten.A thua se Rama ka ndenjur gojekycur,apo e ka pranuar gjithcka pa bere fjele?!Keto lloj njoftimesh jane te ceketa e aspak te dobishme sepse lene shume medyshje.Ky eshte nje informacion teper i rendesishem sepse ka te beje me te ardhmen e vendit,me qendrimin ndaj qeverise e synimeve te padrejta greke,si dhe me qendrimin ndaj Janullatositqe Cipras e mburr e keshtu,edhe me kerkesat e drejta qe duhet te shtroje qeveria jone per emigrantet tane ne Greqi qe nuk gezojne asnje gje,per camerine,per synimet grabitqare te Greqise ndaj detit tone me perkrahje te krimineleve si Berisha etj,etj.Ky lajm nuk tregon dialogun mes Rames e Ciprasit,por thjeshte monologun e ketij te fundit.E nese ky takim paska kaluar miqesisht do te nenkuptojme qe Rama eshte dorezuar…

    Reply to this comment
    • spartaku September 29, 17:26

      Goni me! Nuk jame me ty.Nuk behen gjerat menjhere.Ato duan kohen edhe vendin e tyre.Ne duam te behemi te gjithe kryeministra,por ja qe nuk ka mundesi.Populli ka vetem nje keryeminister dhe ai e di si jane hallet e popullit dhe te vendit qe ai drjeton.Tekimi me kryeministrin grek eshte shume shume e mire,pasi hap perspektiven per bisedime ne te ardhemen.

      Reply to this comment
  2. bajram September 29, 12:30

    Takimi dypalësh i Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Alexis Tipras, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork eshte nje hap para per te nxitur me tej marredheniet bilaterale ndermjet Shqiperise dhe Greqise.Interesimi qe kryeministri grek ka treguar per marredheniet me Shqiperine tregon qarte se tashme qendrimet dhe veprimet e qeveritareve shqiptare,vecanerisht deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me marredheniet me Greqine nuk kane kaluar ne vesh te shurdher,sepse politika e Athines eshte konstatnte, pavaresisht se kush merr drejtimin e puneve ne qeverisjen e Greqise. Probleme te tilla te ndjeshme midis dy vendeve sic jane kufiri detar,prishja e kishes autoqefale ne Dhermi,qendrimi i qeverise shqiptare ndaj priftit Janullatos,etj jane me te ndjeshme e me te rendesishme per Greqine se sa problemi cam,apo heqja e Ligjit te Luftes me Shqiperine qe Athina e ka vendosur qe ne kohen e luftes se Dyte Boterore,kur Italia e sulmoi Greqine nga kufinjte jugore te Shqiperise.

    Reply to this comment
  3. nje shqiptar ne Itali September 29, 12:53

    Po , pse si thua ti Goni e ti Bajram , nga ata burra eshte Rama , qe te kete degjuar Kryeministrin grek dhe pretendimet e tij dhe te mos i kete dhene pergjigjen e duhur ? Nuk ka asnje dyshim per qendrimin dinjitoz te Rames , i cili gjithmone ia ka perplasur te verteten ne fytyre Qeverise greke , si askush tjeter para tij , por gazetari shkruan ketu , ate qe komentojne mediat greke dhe jo ate qe ka thene Rama .

    Reply to this comment
  4. Plaku i mocem September 29, 12:54

    Perse ne shqiptaret duhet t’i marrim lajmet nga Athina?Perse te mos publikohej nga pala shqiptare cfare u bisedua midis dy kryeministrave?C’me duhen mua fotot e Enri Fuges?Per foto paguhet ky djale?Takimet midis dy kryeministrave greke e shqiptare,si dhe takimet midis e atij serb dhe shqiptar percillen me ndjeshmeri te larte nga publiku yne,per faktin se ne mardheniet reciproke, per me se nje shekull eshte derdhur vrer nga te gjitha palet.Per me teper kemi nje ligj lufte me Greqine,qe ka mbetur si gozhda e Nastradinit,por ja qe eshte ligj lufte.Kryeministri grek eshte ftuar te vizitoje Tiranen,por ai ka gjetur arsye per te mos ardhur,pune per ‘te.Pyetja qe kam une si qytetar eshte:Kush e kerkoi kete takim ne koridoret e OKB-se.Banoj nje ore larg nga ato zyra,po ta dija qe me pare se do takoheshin, do kisha shkuar me kembe atje,e po te me jepej mundesia t’i takoja do u thoshja keto fjale:Lini paradat,merruni seriozisht per bashkpunim te sinqerte,i thoni popujve tuaj te vertetat.

    Reply to this comment
    • mirel September 29, 23:26

      eshte stili I Rames,,I mban ne heshtje tere pislleqet, si puna e Diges mbi Vjose, tani del qe qeveria e ka miratuar ne heshtje paketen per ngritjen e Diges, qe vete Rama me force e kundershtoi kur ishte ne opozite, dhe per me teper ishte nje nga argumentat e luftes kunder korrupsionit shkaterrues te Berishes..
      Tani kuptohet qe lufta ndaj Berishes nuk ka qene per te miren e Shqiperise, po per xhepin e Rames.
      Diga po ndertohet ne heshtje, ashtu sic do jepet dhe deti ne heshtje..dhe kushedi cfare tjeter po bluhet,, eshte menyra me e mire per tja hedhur paq pa pasoja per krimin qe po behet kunder Shqiperise.

      Reply to this comment
  5. E po kjo pune! September 29, 13:25

    Qeveria duhet te jape versionin e saj se per cfare u bisedua. Edi duhet te ngreje ceshtjen e ligjit te luftes, te drejtave te emigranteve, te drejtave te arvanitasve, kauza came dhe zgjidhja e e saj permes rikthimit te te debuarve, mosperzjerjes se greqise ne punet e fese shqiptare, ndarja e detit sipas rregullave etj. Shpresojme qe Rama te mos kete bere debilin dhe te kete degjuar vetem pordhet e grekut atje.

    Reply to this comment
  6. mirel September 29, 15:17

    Edi Ramiu kur na tregon fotot e dashurise New Yorkese me Linda Ramen,, le te bej transparencen e bisedimeve me mire.
    Heshtja eshte gjithmone e piset

    Reply to this comment
  7. Papa Ndreu September 29, 16:50

    Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Helen”, as “helenë”. Shteti i vogel me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

    Reply to this comment
  8. Lëmi Llukës September 29, 17:41

    Greku Cipras është trim ,Rama është frikacak !
    Cipras është trim brënda dhe jashtë Greqisë ndërsa Rama është frikacak , si brenda dhe jashtë vendit !
    Trimat lindin , nuk bëhen duke llomotitur fraza të bukura !

    Reply to this comment
  9. METEH September 29, 17:57

    Ju Lëmi Llukës jeni dashakeq i Rames,pro Salimillosheviçit qe i shiti detin Greqise.Informacioni eshte i njeanshem i bere nga medjat Greke,kur Rama nuk ka folur ende.Rama nuk eshte frikaman,pasi e tregoi vehten ne SERBI e ne çdo qendrim tjeter edhe ndaj,Greqise,BE e kujdo qe po los me interesat e shqiperise.Rama do ja tregoi vendin Grekut kur te vij ketu e nuk ka perse ti tregoi kufirin te THANA Ciprasit qe ne Amerike.kjo eshte marrezija juaj dhe ndonje-tjetri si ju.

    Reply to this comment
  10. nan myzeqari September 29, 18:20

    te dy jane toske ose ipirote sic thone greket,trima dhe te zgjuar, do bashkepunojne per te miren e te dy vendeve. gjaku zbehet uje.

    Reply to this comment
  11. Lëmi Llukës September 29, 19:10

    Cipras i shumëzoi me zero partitë e mëdha në Greqi dhe doli vetë në krye . Rama është në krye duke lëpirë atë që kishte pështyrë – aleancë me hajdutët për tu bërë k/m . Njeri i dobët , i padenjë !
    Mirënjohjen për Berishën e SHIKUN dhe dekoratat për ta dalin nga Rama !
    Nuk ia vlen të polemizosh me debilë !

    Reply to this comment
  12. Fillori September 29, 19:40

    Rames i kaloi gjysma e mandatit duke fiksuar “Punet Rumpalle”qe katranosi Vicidolasi dhe Co.Po c’ti thuash komentusit -Lemi Llukes-qe ka mbi 25 vjet dhe vjen verdall ne Lem per te shire theker. Por sado qe te bredhi nje gomar, nuk behet kal!

    Reply to this comment
  13. ambasadori September 29, 22:22

    Bisedën e transmetuan knalet televizive satelitore greke.

    Folën për kohën kur Rama luante basketboll me Dinamon e si kishte ardhur nje herë të luante Panathanaikos me Partizanin që qe kampionia e Shqipërisë.

    Me Greqinë nuk më ka rënë rasti të luaj tha Rama, Sa keq u përgjigj Niko Kocja.

    Rama tha që unë luaja për Dinamon në atë kohe në vëndin e dytë.
    Me Panathanaikos tha luante dhe Niko Gali

    Cipra dhr miniszri i jashtëm Niko Kocja qeshen dhe Cipra tha ai qe tjeter Niko jo ki këtu dhe qeshen.

    Kaq u tha o të vrarë tallën menderen që të gjithë e pastaj hëngrën një darkë prandaj lereni gazetarin të shohi ëndra me sy hapur !!!

    Reply to this comment
  14. nostradamus September 30, 08:14

    Bini daulles ore komentatore profane ne politike !!! Mos valle doni t’i dini te gjitha gjerat
    qe bisedojne udheheqesit ????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim