Zbardhet telefonata e Erdoganit me Macron, ja çfarë diskutohet

March 5, 2018 09:30

Zbardhet telefonata e Erdoganit me Macron, ja çfarë diskutohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron. Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se në bisedën telefonike janë shkëmbyer mendime për çështjen e Sirisë.

Në bisedën telefonike, sipas Anadolu Agency (AA), presidenti Erdoğan ka ndarë informacione për vizitën e tij të fundit në Afrikë, si dhe ka patur diskutime për dramën njerëzore në Gutën Lindore të Sirisë.

Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij francez, Macron kanë rënë dakord për të vendosur në zbatim sa më parë armëpushimin e plotë në Gutën Lindore në kuadër të rezolutës 2401 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe për të intensifikuar kontaktet diplomatike midis liderëve për dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën.

Në bisedë, presidenti Erdoğan, ka folur edhe për samitin trepalësh që do të zhvillohet në fillim të muajit prill në Stamboll në nivel të liderëve nga Turqia, Rusia dhe Irani për çështjen e Sirisë. Ai ka tërhequr vëmendjen duke thënë se formimi i Komitetit të Kushtetutës i vendosur në Kongresin e Soçit do të kontribuojë për gjallërimin e proçesit të Gjenevës.

Dy liderët kanë vendosur theksin në rëndësinë  e vazhdimit të dialogut të ndërsjellë për çështjen e Sirisë.

Ndërkohë, presidenti Erdoğan ka bërë të ditur se operacioni “Dega e Ullirit” i ndërmarrë kundër elementëve terroristë në Afrin të Sirisë krahas eliminimit të kërcënimeve ndaj Turqisë do të ofrojë kontribut edhe për qetësinë e rajonit.

Gjithashtu, Erdoğan ka dënuar edhe sulmet terroriste, të cilat patën në objektiv ditën e premte ambasadën dhe qendrën kulturore të Francës në Burkina Faso.

s.a/dita

March 5, 2018 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*