Zbardhet vendimi i mbledhjes në orët e vona të natës, Rama autorizon Ballukun të zëvendësojë kontrollorët

April 8, 2021 09:42

Zbardhet vendimi i mbledhjes në orët e vona të natës, Rama autorizon Ballukun të zëvendësojë kontrollorët

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zbardhi për “Vizion Plus” vendimin e marrë gjatë orëve të vona, në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile.

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5”, Peleshi deklaroi për herë të parë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është autorizuar për të bërë zëvendësimin e kontrollorëve.

Ai siguroi se do të merret çdo masë për të rinisur sa më parë puna.

“Dua të bëj me dije për herë të parë në media diçka. Ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe kam thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ky Komitet i përbërë nga disa ministra, ka marrë një vendim me tre pika. Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Nuk mund të rrimë në vend, nuk mund të ngelemi peng i lojës politike, do të kryej deri në fund detyrën time si ministër, nisur nga rezultati i këtij Komiteti, ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. Njerëzit kanë shumë pikëpyetje kur do të vijnë, kur do të ikin, priten vaksinat, e kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim”, tha Peleshi.

Prej të mërkurës, fluturimet në Rinas janë pezulluar për shkak të protestës së kontrollorëve, që kundërshtojnë uljen e pagës prej pandemisë.

j.l./ dita

April 8, 2021 09:42
Komento

2 Komente

  1. demo April 8, 10:19

    Jane dhjetyra oficere te Radiollokacionit,me Akademi ushtarake,qe e bejne me mire se konkat e llastuar te Politikes,punen e Kontrollorit.
    Jane Specialistet e Kontrollit ajror te Aeroportit ushtarak te Kucoves,qe po shesin paqeta ne rruge,
    Jane me Akademi Ushtarake.Kane komanduar uljen dhe ngritjen e dhjetra avioneve ushtarake ne dite.
    E njohin Llokacionin me mire se keta llasticat me kurse dhe trajnime analfabetizmi.
    Jane gati te sherbejne ,edhe me 700 mije leke te vjetra ne muaj,,PA STERES FARE.
    Jane bij te popullit te rritur me marshime ne Bize Martanesh,ne Shkollen e Bashkuar,,njohin veshtiresite dhe nuk e rruajne fare pewr Stresin dhe Nojzin e vemjeve te llastuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim