Zbardhet vendimi për kalimin e SHQUP te PD

Redaksia Online August 28, 2013 08:34

Zbardhet vendimi për kalimin e SHQUP te PD

Pas debateve të shumta, qeveria zbardh të plotë vendimin për kalimin e ndërtesës së SHQUP-it në selinë e re të Partisë Demokratike. Vendimi i botuar dje në Fletoren Zyrtare shoqërohet bashkë me formularin për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore. Konkretisht në tabelën për inventarizimin e pronave të veçanta, shihet qartë se Shtëpia Qendrore e Ushtrisë përbëhet nga një sipërfaqe totale prej 10060 metrash katrorë; nga kjo, sipërfaqe e ndërtuar është 1402 metra katrorë.

Në vendim thuhet se Këshilli i Ministrave vendosi kalimin në për-gjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Brendshme, të pasurisë së paluajtshme, të konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, me emërtimin “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë”, me numër rendor 32, përkatësisht sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi, miratuar me vendimin nr. 515, datë 18.7.2003 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar.

Prona e përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, që i bashkëlidhet vendimit nr. 515, datë 18.7.2003 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, brenda datës 20.8.2013, të përfundojnë procedurat e marrjes në dorëzim të pronës. Ministri i Brendshëm të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me subjektin politik Partia Demokratike e Shqipërisë. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./GSH

Redaksia Online August 28, 2013 08:34
Komento

4 Komente

  1. nastradini August 28, 10:16

    GREBITJA ENVERISE TE PRONES PRIVATE NGA SALI KOMUNISTI DHE BANDA E TIJ KRIMINALE.

    Kjo ka qene ne themel te punes te PD-se komuniste te Sali Berishes qe nga themelimi i kesaj Partie Bolshevike me nuanca enveristo-grabiqare per t’u pasuruar familja ne pushtet. Tani me vendimin per SHQUP-in po i vene kapak grabitjes enveriste te pronave dhe truajve private, qe filluan me dyndjen e talebaneve veriore te Saliut per vota. Me pas filloi procesi kriminal bolshevik i legalizimit me VKM te ekzekutivit sikur ta kishin pronen e babes se vet, semundje qe po vazhdon deri me sot dhe po shkaterron Vatanin. Pa zgjidhur problemin e prones Shqypnia nuk mund te behet pjese e BE-se, kur prona mbrohet me Kushtetute dhe eshte e patjetersueshme. Pse atehere e ben Saliu kete veprim jo vetem antiligjor dhe antikushtetues, por edhe ashiqare kriminal dhe mafioz si nje skuth i fshehur enverist? Pergjigja eshte fare e thjeshte: Sepse Sali Berisha asnjehere nuk ka dashur integrimin e vendit te BE sepse ky integrim ka obligime te detyrueshme nderkohe qe synimi i Saliut eshte pasurimi galopant i familjes se tij nga tropojan dru me pre ne Rokfeler Amerike me ane te vjedhjes, vrasjes dhe mashtrimit. Njesoj sic nuk e donte Boten e Civilizuar Enveri dhe e izoloi vendin dhe e mbylli Shqypnine totalisht nga Bota per qellimet e tij tepushtetit te pakufizuar. Prandaj VEMJET servile te Saliut duhet te mbyllin squpin dhe te ulin koken dhe te mos hedhin shashka ne media me brockullat e tyre enveriste, sepse ne deklarojme kategorikisht:

    SALI ENVERISTIN NUK E AKUZON PS-JA POR PRONARET E TRUALLIT.

    Sali Enveristi duhet me ne fund te kuptoje se nuk mund, te grabise dhe te vjedhe, te vrase dhe te mashtroje sot, 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit, njesoj si Enver Hoxha ku grabiste pronat e privatit me kobure ne koke. Le t’i therrasin mendjes keta kriminela me vule ne balle sa kane kohe akoma, se do te vije koha qe do te jene pronaret qe do t’ja vene koburen ne koke KUSAREVE komuniste te Sali Berishes.

    Reply to this comment
  2. hatem August 28, 10:45

    shumed mire

    Reply to this comment
  3. hatem August 28, 10:46

    NJE VEPRIM I ARSYETUAR DREJT

    Reply to this comment
    • Kuqeziu August 28, 11:21

      Duket nga dy komentet e tua nje frazore mor hatem sesa te fortë e ke arsyen! Ku te duket ty arsyetimi i drejte? Tek ajo qe saliu grabit prònën publike(të të gjithë shqiptarëve) per partinë demokratike. Tek ajo qe nga imami e kalon tek muli!? Tek ajo qe nuk degjon nje milion shqiptaret qe i thone larg duart nga ajo prone? Tek varrimi i nje te kaluare historike(sepse ushtria nuk lindi ne viçidol dhe as historine nuk e ka ne shpellat e saliut…!?). Apo tek ajo qe arsyetimet e kokës tënde lindin ne pjesen ténde té poshtme dhe ngjiten lart?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim