Zbardhet VKM /  Rama favore Bashës: Nëse largohet nga PD, ruhet për dy vite

May 19, 2017 17:49

Zbardhet VKM /  Rama favore Bashës: Nëse largohet nga PD, ruhet për dy vite

Qeveria vendosi të mërkurën që zyrtarët të lartë të shtetit të ruhen me oficer dhe nënoficer edhe dy vite pas largimit nga detyra. Marrja e këtij vendimi vjen në një kohë që në media është folur dhe për kërcënime të zyrtarëve të lartë. Mes tyre është dhe ruajtja e liderit të opozitës, i cili edhe nëse jep dorëheqjen nga partia, tashmë do të ruhet për dy vite.

Vendimi përcakton se Garda e Republikës së Shqipërisë ruan dhe mbron:
a) Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Brendshëm, me eskortë;
b) Zëvendëskryeministrin, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin e Gjykatës së Lartë,
Kryetarin e Kontrollin të Lartë të Shtetit, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kryetarin e
mazhorancës parlamentare, me shoqërim, me oficer e nënoficer, shoqërues;
c) Zëvendëskryetarët e Kuvendit, me nënoficer shoqërues;
ç) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, për të cilët nuk janë parashikuar masa ruajtjeje e mbrojtjeje
në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij vendimi, dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, me shofer
shoqërues;
d) Kryetarin e bashkisë së Tiranës, me oficer shoqërues;
dh)Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare, me shoqërim, me oficer e
nënoficer shoqërues;
e )Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare, me oficer shoqërues.

May 19, 2017 17:49
Komento

4 Komente

  1. liria May 19, 18:10

    PO Sali Berishen kush do ta ruaje? Apo e ruan Damir Fazlliç, roje personale.

    Reply to this comment
  2. dejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine May 19, 20:46

    Po keto privilegje pusht-tetaret apo opozitaret,a do ti kene valle ne burgun e sigurise se larte,kur drejtesia ti gjykoje e ndeshkoje per mijra krime e superkorrupsione deri me sot?

    Reply to this comment
  3. Z/K May 19, 21:36

    Ruejtja dhe garancia ma e sukseseshme ne ruatjen,konservimin e Bashes asht selia ne burg.

    Reply to this comment
  4. Qimi May 20, 07:48

    Nuk e kuptoj perse nuk i pais edhe me çadra e pistoleta keta rrusha si ajka e shoqerise se gangestereve qe drejtojne kete vend!Une jam i mendimit qe Ramush shale gjati tu fali edhe nga nje veture ne pronesi qe ta permbushe me se miri misionin e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*