Zbardhet vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, policia identifikon autorin

September 19, 2018 09:17

Zbardhet vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, policia identifikon autorin

Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tropojë ku një person u vra me armë zjarri në bjeshkën e Doberdolit. Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69-vjeçarit.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë”, raporton policia.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal

l.h/ dita

September 19, 2018 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*