Zbatoi një të drejtë kushtetuese, lexoni çfarë i ndodh 5 ditë pas

November 24, 2019 09:44

Zbatoi një të drejtë kushtetuese, lexoni çfarë i ndodh 5 ditë pas

 

Nga Sami Curri

 

Vetëm pak ditë pas themelimit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kompania Albchrome ka shkarkuar kryetarin e zgjedhur të kësaj sindikate Elton Debreshi, ndërsa disa prej themeluesve janë thirrur nga kompania në Tiranë me arsyetimin “për të shmangur raste të thyerjes së etikës dhe disiplinës në vendin e punës”.

Debreshi akuzoi kompaninë se kishte ndërmarrë masat pas krijimit të sindikatës. “Na kanë kërcënuar haptazi. Ju po themeloni sindikatë të re dhe për këtë do ta keni punën shumë keq. Sot, vetëm pesë ditë pas shpalljes së sindikatës në qendër të Bulqizës më kanë shkarkuar nga puna”, tha Debreshi për BIRN.

E pyetur për këtë kompania mohoi që shkarkimi apo thirrjet në Tiranë për të shmangur shkeljen e etikës kishin të bënin me themelimin e sindikatës.

Kompania tha përmes zëdhënësit Sokol Kondi se kjo ishte një çështje rutinë.  “Si ata thërriten dhe punonjës të tjerë herë pas here që mund mos të jenë fare pjesë sindikate”, tha Kondi.

Kompania pretendon se shkarkimi po ashtu vinte pas një paralajmërimi për largim nga puna që i ishte bërë Debreshit në prill të këtij viti.

Ai sipas kompanisë ishte paralajmëruar “për sjellje jo korrekte në punë” dhe se kishte “kryer veprime që paraprijnë krijimin e pasojave të rrezikshme në lidhje me sigurinë në punë dhe që pengojnë ecurinë normale të veprimtarisë së minierës.”

Por Debreshi i tha BIRN se gjithë problemet e tij me kompaninë fillojnë me nisjen e përpjekjeve për krijimin e sindikatës. “Paralajmërimi i 25 prillit dhënë nga kompania, kishte të bënte me faktin që ne po mblidhnim firmat për themelimin e sindikatës për të dërguar në gjykatë dokumentacionin. Këta me këtë arsye na thirrën në Tiranë, mua dhe 3 shokë të mi”, tha Debreshi.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u njoh nga gjykata më 15 tetor të këtij viti. Themeluesit e saj thonë se kërkojnë kushte më të mira pune, paga më të mira dhe njohje të vështirësive.

Qëllimi i sindikatës është të rrisë nivelin e përfaqësimit të punëtorëve në industrinë minerare. Ata kanë akuzuar sindikatat që kanë përfaqësuar minatorët e Bulqizës deri më sot, se janë bërë palë me firmën dhe interesat e tyre, duke lënë në harresë problemet me të cilat përballen prej vitesh minatorët e Bulqizës.

Kromi është minerali më i rëndësishëm i Shqipërisë nga pikëpamja ekonomike. Aktualisht ka rreth 110 kompani të licencuara për të shfrytëzuar rezervat e kromit në zonën e Bulqizës, eksportet e së cilit arrijnë në rreth 100 milionë euro në vit.

Ndërkohë punonjësit në këtë industri mbeten ndër më të rrezikuarit. Dhjetra prej tyre humbin jetën çdo vit ose plagosen në punë. Por pavarësisht bilancit tragjik të viktimave, asnjë drejtues kompanie nuk është ndjekur penalisht gjatë viteve të fundit.

Pas lajmit për shkarkimin e Debreshit, Këshilli Sindikal pritet të mblidhet të premten dhe të njoftojë marrjen e masave dhe të ftojë minatorët në protestë.

Debreshi i tha BIRN se shkarkimi i tij ishte presion i hapur, ndërsa tha se kompania me këtë rast ishte “në shkelje flagrante të kodit të punës”. Ai tha se kompania nuk i kishte njohur raportin mjekësorë për fëmijën e shtruar në spital.

“Këta problemin nuk e kanë me Eltonin, këta problemin e kanë me sindikatën dhe atë se çfarë po bëjnë mbi punëtorët”, tha ai.

Kushtetuta e Shqipërisë u njeh punëtorëve të drejtën të bashkohen në sindikata për të mbrojtur interesin e tyre.

Po ashtu Kodi i Punës ka marrë parasysh mundësinë e presioneve dhe ia ndalon kompanisë që të ndërmarrë masa represive ndaj sindikalistëve, përfshi shkarkimin, masat disiplinore, uljen në detyrë e të ngjashme.

Kodi i punës parashikon ndër të tjera dënime me gjoba që shkojnë deri në “50-fishin e pagës minimale mujore.”

 

*****

Sami Curri është gazetar në Bulqizë. Titulli është i redaksisë. Në foton kryesore, Elton Debreshi

November 24, 2019 09:44
Komento

14 Komente

  1. Kuik November 23, 11:46

    Hmmm
    Ja urno
    Kush do ta mbroje kete?
    Gjykata ska
    Kishim pak drejtesi, tani nuk kemi me fare

    Reply to this comment
    • Fatmir November 23, 22:35

      Shikojeni qe kete lajm e ka vetem Dita nga portalet e medha dhe ndonje portal i dores se trete! Asnje media tjeter nuk e jep si lajm!

      Qe ketu kuptohet ca mut vendi jetojme! Qeveri e tredhur e gjitha nga ca hale oligarke kryehajduter te ketij populli!

      Reply to this comment
  2. Adih November 23, 13:19

    Nuk i fitoni te drejtat tuaja ne kete menyre . Derri do plum . Dhe plumbi eshte te coheni te gjithe e deri mos shkuarja ne pune .Ndryshe me keto banda gjakpirese nuk gjeni dermane. Oligarket jane njesh te lidhur me bandat politikane ,ku i japin perqindje ,me te zgjuar se perndryshe …?????

    Reply to this comment
    • mirel November 23, 18:00

      Jo te mos shkojne ne pune Adih, por te shkojne dhe ti hyjne ne dru pronareve qe u kane vjedhur minierat dhe i shfrytezojne si skllever

      Reply to this comment
  3. Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat November 23, 13:39

    Qaheshit nga soc se ju trajtonte keq dhe rate tek hajdutat komunist qe u konvertuan ne pronare kapitalist te pa shpirt.
    Edhe shkoni ankohuni tek saliu e co qe ju ciu nanat

    Reply to this comment
    • Rilindjoti nga Terbufi November 23, 14:02

      Po pse t shkojn te Saliu?
      A ka te.majtet ne pushtet ky vend?
      A i mbrojne te.majtet punetoret dhe te skamurit?

      Reply to this comment
      • Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat November 23, 15:38

        Redaktor,ti e di kysh e filloi kap rrumpall,kush ja dha shpellareve minierat ,dhe kush i beri hajdutet pronar qe pushuan minatoret dhe i hoqen shume te drejta.
        RD e saliut ne ate kohe shkruante se te huajt habiteshin se si bulqiza me kete pasuri ishte kaq e varfer!!!!
        Dhe ne e hengrem dhe kujtuam se do na e kalonte bulqiza me bulqizaket…
        Dhe ja ku eshte sot,me keq se kurre dhe nuk kane se ku te ankohen….
        Dhe ti na tregon se kush mutin ka pushtetin e kush do ta kete,sikur ka ndryshim hajduti i djathte nga i majti….

        Reply to this comment
        • Ben November 24, 20:05

          Sa per dijeni Albchromi eshte pjese e grupit te Samir Manes supermanit qe me tregun shqiptar I ben te gjithe llojet e bizneseve me forcat e veta

          Reply to this comment
    • --- November 23, 18:01

      ik mor plere, ben dhe si i mencur pale.
      Kurvat si ty dhe si keta cubat qe sot grabiten pasurite kombetare moren zemer nga ju ballistet.
      Enveri i shkonte ne plumb, pa shume fjale

      Reply to this comment
  4. kampaçurreta November 23, 18:12

    Solidariteti i gjithe punonjesve shqipetar me minatoret do te jete pergjigja me e mire dhe efikase per banden e hajduteve,kusareve,matrapazeve dhe atyre qe predikojne qe jemi te lumtur qe nuk kemi sindikata. kerkohet solidaritet nge veriu ne juge,

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 23, 18:43

    Te gjithe puntoret ne greve, biles te mbrojtur nga sindikata e njohur tashme, dhe ta shohi firma se si mund ti largoje puntoret, pse formuan sindikaten! Boll me keta te cmendur dhe te babezitur, qe e kane mnedjen vetem si te shtrydhin punetoret e te bejne fitime te majme per te patur vila e vetura te shtrenjta! Te ngrihen edhe qytetaret e tjere te Bulqizes ne mbeshtetje te puntorve te larguar, ndryshe do ju shtypin kapitalistet e rinj si mizat! Dhe shteti e qeveria as qe do t’ju mbroje dot, sepse ka vetem nje interes, derdhjen e taksave ne buxhetin e saj dhe larjen e borxheve!

    Reply to this comment
    • xxx November 25, 03:31

      nje shqiptar nuk ngrihet te kerkoje te drejten, pale te solidarizohet me tjetrin qe i privohet e drejta qe jo e jo.
      nje shqiptar sot kupton me kollaj te bej hajdutllek a kundravajtje sesa te kerkoj te drejten qe i takon.

      Reply to this comment
  6. Tori November 24, 10:40

    Faji nuk eshte i pronareve te cromit por i Rames qe i ben thirrje biznesmeneve europiane qe te investojne ne Shqiperi sepse ne nuk kemi sindikata dhe as qe na duhen,se tek ne krahu i punes paguhet lire dhe se askush nuk ju kerkon llogari per keto gjera (kuptohet qe duhet ta kene mire me Ramen ).

    Reply to this comment
  7. Lili November 24, 12:27

    Une Kushtetuten e kam suspenduar qe 3 vjete , o debila
    Prandaj nuk mundet me pasur ky nje te drejte kushtetuese !
    Jam une kushtetuesta edhe jam ne pregaditje te Kushtetuese te re per ju , ate te Serbise , sepse keshtu keshilltari im Batoni me ka thane me vepruar!
    Idioti i juaj
    KM Rama, alias argat i Serbise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim