Zbërtheje zinxhirin vetëm në shtëpi

Arben Duka June 4, 2016 15:30

Zbërtheje zinxhirin vetëm në shtëpi

 

Paqja dhe qetësia,
tani kanë mbaruar,
sepse që të gjithë,
ndihen të përgjuar!

Pushtetarët blejnë,
vegla shumë komode,
pastaj veten gjejnë,
duke fol’ me kode!

Mafia i ka veglat,
edhe më të mira,
të shumtit-nga veglat,
lidhen me zinxhira!

Duhet që të jesh,
një njeri me fat,
që nga këto vegla,
të mos kapesh mat!

Se sot po përgjohet,
edhe më i miri
në film, sapo dorën
e vë tek zinxhiri!

Pastaj në greminë,
të fundoset fati,
kur ti gjithë komandat,
i merr nga hallati!.

Ndaj thonë – “Sa ka ngrënë,
grykëza e gopit,
nuk ka ngrënë në luftë,
as gryka e topit!”

Kur shtrihesh me “botën”,
në dyshek të butë,
gjithë jetën në erë,
hedh për një minutë!

Vërtetë fatin tënd,
ti e ke në duar,
kur mendon se je,
çdo çast i përgjuar!

Që fati i bardhë,
mos bëhet i zi,
zbërtheje zinxhirin,
vetëm në shtëpi!

Dhe që të mos kesh,
ngasje mëkatare,
një vajzë të bukur,
mos merr sekretare!

Mba një shkop dhe bjeri,
hallatit me shkop,
se je i përgjuar,
si i thonë: “Non Stop!”

Dhe kur s’duron dot,
veten mos e jep,
sepse mund të biesh,
si peshku në grep!

Sepse mund ta hash,
tamam si Shukriu,
dhe pse gishtin fare,
s’e ngjeu mavriu!

Kur je me pushtet,
je një i përgjuar,
dhe më keq se kaq,
je i provokuar!

Se jini imunë,
mua mos ma thoni,
se është tunduar,
dhe vetë Bill Klintoni!

Edhe më të mirin,
që kish Amerika,
në kurthin e seksit,
e futi Monika!

Të themi të drejtën,
siç është për të thënë,
gjer sot asnjë burrë,
me shkelm s’i ka rënë!

Ndaj unë po ju them,
si një burrë zakoni,
po ju doli para,
rrugën ta ndërroni!

Rrugën ta ndërroni,
dhe mos bëni ndryshe,
se ato kanë futur,
shejtanin në shishe!

Arben Duka June 4, 2016 15:30
Komento

15 Komente

  1. nuk ka tym pa zjarr June 4, 14:31

    E bukur arben. Edhe klinton e futen cifutet ne kurth me ane te monikes se ate te neserme do njihte shtetin palestinez.

    Reply to this comment
  2. nuk ka tym pa zjarr June 4, 15:22

    Po bej nje koment ne lidhje me artikullin” kriza varferon vetemvte varferit”. Nuk na kishit dhene mundesi te komentonim aty prandaj po shfrytezoj ketubposhte poezise.
    E gjitha cfare po ndodh eshte nje komplot i kapitalizmit kunder klases punetore.
    Te gjitha vendet qe jane perfshire kane nje emerues te perbashket. Ju la pseudo te majteve ne dore per ti bere keto reforma renqethese. Cipras nuk ishte gje tjeter vecse nje kolone e futur ne gjirin e majte. Aibluajti te njejtin rol qe ju ngarkua berishes nga ramizi per te kontrolluar ndryshimin. Cipras eshte nje pusht kondrabedal. Edhe italia e ka nje te tille gati. Ate humoristin.
    Nuk kavkrize ekonomike. Ato krijohen nga oligarkia financiare. Per te krijuar nje krize perdoret formula
    Inflacin-deflacion_ recesion.
    Te gjitha krizat e meparshme jane shoqeruar me luftra.
    Fatkeqesisht socialisti edi rama po zbaton te njejten formul te sugjeruar nga bb dhe fmn.
    Vendet nordike qe shquhen perbkoshience te larte nuk janevperfshire deri tani ne keto reforma.
    Trendi ne te gjitha ket vende ishte
    Te djathtet gabimisht gjoja rriten shume deficitin buxhetor ne kufirin e limitit ndersa te majte nuk kishin ctebbenin por te merrnin masa shtrenguese.
    Ne greqi e majta nuk arriti te merrte keto reforma dhe kapitalizmi perdori gurince fundit pseudo te majten extreme qebu shfaq pak muaj si i palekundur nga te drejtat pastaj nden presionin e fashistes merkel skishin cte beninvdhe duhej te dorezoheshincse tra gjedi e prisnin vendin.
    Dyshoj shume ne qendrimin edhe te sindikatave qe ne fun u percane, u mashtruancdhe u dorezuan.
    Te shohim popullin francez cdo te beje. Ata jane te shquar per zgjuarsi dhe rezistence.

    Reply to this comment
  3. mesila kryemadhi June 4, 15:54

    DUKA,JA KE FUTUR SI KAU PELES !
    Pse nuk i ve pikat mbi ‘I’ e nuk thua pse Shukriu e ai Cani ZI jane ne burg pa bere asnje veper penale ndersa tere TOPALLESHAT qe nuk kane lene ‘KOÇAN MISRI pa thyer e Dodat apo Dadot qe nuk ngopen as me trungjet e PALMAVE perfaqesojne ty dhe popullin shqipetar ne Parlament!?

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA June 4, 16:05

    Ty Miku im, kur te ka lindur Nenë Lenua, te ka lindur per Poet.
    Edhe temat me delikate, ose te veshtira, ti di ti trajtosh me mjeshteri.Shpesh here ne poezite e tua, mplikset ne menyre te pazgjidhshme Poeti me Filozofin.Dhe kete mund ta arrije vetem nje njeri qe njeh mire Pervojen e jetes dhe Filozofine e saj….
    Zyra e shtetit nuk i takon asnje personi privat.Shperdorimi i detyres shteterore apo shoqerore eshte krim dhe i ndeshkueshem…Kishte te drejte Driteroi yne i urte, qe kur ish gazetar i ri ne Zeri i Popullit qe u thoshe shokeve, me ate ironine e tij te holle:Kur hyn ne zyre, vari dhe “veglat” atje ku var çelsat e zyres…!
    Eshte e vertete qe ka plot meshkuj qe nuk i rezistojne dot tundimit te Seksit, ashtu siç ka femra qe nuk duane te fitojne me djerse, por vetem me shalë e “ballkone”…
    Ndaj denimi i rasteve te tilla, me masa te ashpra, eshte i domosdoshem qe zyrat e shtetit te mos kthehen bordello…
    Ju Arben Duka nuk shkelqen vetem ne trajtimin me mjeshteri te ngjarjeve te dites, por veçanrisht lirikat e tua kane vlera universale…Ndaj do te ish mire qe ato me te zgjedhurat, te gjesh mundesine ti perkthesh ne nje gjuhe te madhe, si anglishtja, rusishtja, ferngjishtja, italishtja apo gjuhe tjeter e ketij dimensioni…Psh nga shqipja ne italisht, do te ish nje mundesi e madhe sepse ka shtepi botuese qe mund ta bejne kete dhe Shqipria ka perkthyes qe mund te arrine perkthimin autentik, pa prishur bukurine e poezise…Shume interesant do te ish kjo po te behej nga nje poet qe i njeh me rrenje italishten….Dhe prej italishtes nje botim ne nje gjuhe tjeter te madhe eshte shume me i kollajshem…, se sa psh direkt nga shqipja ne anglisht, gjermanisht apo ferngjisht…Edhe simpoziumet nderkombetare per poezine, duke njohur poet, bashkkohes te tu, do te ish nje gje teper e dobishme per perkthime te ndersjellta…Mendo per nje moment, nje perkthim ne rusisht, me çfare tirazhi kolosal dhe sa i dobishem eshte nje perkthim i tille.Kam njohur direkt nje Profesor gjerman i cili shkruan libra per dieten dhe te ushqyerit, metabolizmin etj.(Prof K.Tererwein)…Suksesin tim me te madh e arrita jo kur botova ne gjermanisht, por kur libri im i pare u botua ne Rusi…Dhe suksesi i pare ndoqi te dytine per nje kohe te shkurter u botuan miliona kopje…., Mendo nje botim ne anglisht, spanjisht, apo ne Kine, se çfare suksesi eshte per nje Autor…
    Kur shkruaj keshtu, nuk bej fantazi, sepse poezit e tua jane shume te kuptueshme, kane art dhe ndjekin me shume linjen klasike….Esenini apo Getja, Pushkini apo Uitmani, Neruda apo klasiket e medhenj u bene te famshem , nga perkthimet e tyre…Niveli i poezis tende eshte ne nivelin e mjeshtrave te poezise, ndaj jepja mundesine te jnoh jo vetem lexuesi shqiptar.Une i kam lexuar vellimet e tua me poezi te zgjedhura dhe mund te them me plot gojen se ato jane mjeshterore dhe me vlera qe mund te lexohen me kenaqesi kudo edhe ne gjuhet e medha….
    Te pershendes, me respekt .

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN June 4, 19:56

      ahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahhahahahahahahahah
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahahhaha
      kjo qeshja e dyte ishte per Netin
      u gajasa me Poetin qe si burre zakoni po keshillon dhe po shfajeson Shukriun qe asgje nuk ngjye sa per te vjelle]
      po aman nuk te le Neti te qeshesh rehat
      po imagjinoj fytyren e nje rivilicionari kinez kur ti perkthejme thenien e Shefqet Pecit ” me shume shoke na hengri ….sesa topi ”
      ua do thone kinezet , po ca behet andej nga koleget e revolucionit kulturor ??
      lere kur te perkthehet ne rusisht ,Pushkini ne varr do rrotullohet ,po ndonje ftese nga Putini dhe mund ta marre …pergjithsisht komunistet pervec faktit se jane kelyshe k….burra zakoni dmth ne gjuhe letrare , e vleresojne shume kete punen e zinxhirit …prandaj zene zyra dhe gjithe jeten zvarriten per nje zyre , se pa zyre nuk i q…asnje ….
      tirazh kolosal …solidaritet komunistesh …mah
      mblidhe turen ,mblidhe se te ka ike !!

      Reply to this comment
      • Antikonformisti June 5, 08:50

        Sorrke moj sorrke! I ke vene protezat apo i heq kur ulesh para kompiuterit. Aman me marrsh te keqen mos q…esh shume, se mund te te shqyhesh dhe mund te shperthejne menstruacionet nga gojebytha, se nga goja poshte kane kohe qe te kane ndaluar. Por mund te ndodh qe mga qe q..esh shume mund te te keputet llastiku apo ushkuri i brekeve dhe pastaj moj “dream” “love” leshi do te meremi me leshin tend dhe do te harrojme zinxhirin qe trajton Arbeni.

        Reply to this comment
  5. Vëzhguesi F. June 4, 16:40

    Kjo eshte poezia me e dobet, por dhe me banale qe mund te kesh shkruar ndonjehere.
    Rrenjet e prostitucionit alla Pango nuk jane te sotme, ato kane 25 vjet qe kane dale sheshit, se te fshehura kane qene dhe ne kohen tende dhe timen o Arben, nga ata qe e kane patur dhe e kane ne gen. Sepse prostitucioni apo kurveria e fshehur apo faqazi nuk eshte nje zbulim i ri dhe aq me psak shqiptar.Rrenjet e prostitucionit moral, apo te “tregut te mishit te gjalle dhe te bardhe”, jane produkt i drejteperdrejte i prostitucionit politik.
    Por dhe ky i fundit nuk eshte aq i peshtire, i rrezikshem, shkaterrues, vrases dhe skllaverues sa ç;eshte ne vetvete krimi politik qe e perdor prostitucionin si instrument per te realizuar qellimin e tij.
    Ndaj mos kembengul shume tek “zinxhiret”, se perballe tyre, te pakten sot ne kohet qe jetojme ne kete sistem prostitute, perjashtimet jane te rralla, jo tek te rinjte por dhe tek flokebardhet qe kane qofte pushtet politik dhe qofte pushtet ekonomik.
    Se po te ngasim logjiken e “te ndershmit” pa nder, siç eshte perversi Sali, (per kete shkak nuk eshte i lakuar per prostiucion ne kuptimin e ngushte) hajt ta spostojme vemendjen nga krimet e tij dhe nga thirrjet histerike per gjak dhe te merremi me ata qe provokojne njeri tjetrin, me gjinj dhe shale perjashta apo me zinxhire zberthyer ( ne shume raste thashetheme te ndyra dhe montazhe kriminelesh qe kerkojne te bejne sa me shume tym) dhe te leme kriminelet te bejne kerdine.

    Reply to this comment
  6. Gop Qejfliu June 4, 19:07

    Duka. gopi ka ngrene e do haje shume koka te tjera net te ardhmen.Ti mire ke bere qe e ke shkruar se te ka rene fuqia e s’ke pse i bie me shkop kokes, po ne te shkretet qe ne ate moment i bejme naften se ardhmes nga ajo vrime e bekuar.

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit June 4, 23:09

    Qenka bere Sala me dy hunde apo me bejne syte mua? Goxha tablo paskan vene ne krye! Po qe dakord Veronika ti propozojme Kufendit qe te beje ligj, te tere deputete e ministra, presidente e kanistra te mbajne benevreke e shallvare, qe nuk kane zinxhir. Kurse politikanlleshat te mbajne citjane.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN June 5, 10:11

      ahahhhahahahahahahahhahaha
      Sala me dy hunde ,u gajasa ….ta kish lene partia Salen te guduliste hunden pak me shume kur qe i ri ,nuk do na cante …kaptinen tani ne pleqeri pas bires se celsit
      pas orarit te punes dhe jashte zyrave te shtetit ,per mua te rrine pa zinxhir fare ,ne dore se paskan mbajtur
      po problemi eshte se Shukriu hap zyre te re per …zinxhirin ….kete se konceptoj dot une
      po lere ca te them , me eshte nxehur Neti ,nuk dua te flas me fare ,lexo thote “varg hermetik” se qysh nje poezi mund te kete varg hermetik vetem Neti e di
      kur ben njeriu adoleshencen ne moshen 70 vjecare te gjen belaja 😛
      thuaj ndonje gje ti aman , se nxehet kot me mua …ahahahahahahhhahahahahahaa

      Reply to this comment
      • N.VJOSA June 5, 12:32

        O Sorrë,
        Kerko tek Google konceptin “Poezi hermetike” dhe do te shohesh me qindra shembuj te poezis dhe te vargut hermetik!!!!!!…
        A më kuptoooooooooooooooooooooooooo?!…
        Poezia eshte per njerzit,
        Nuk eshte per sorrat dhe korbat….!
        Ki miresine dhe modestine më së paku te kerkosh falje…!

        Reply to this comment
  8. N.VJOSA June 4, 23:43

    Siç ke nickun Sorrë e zezë, ke dhe shpirtin e zi,
    Ti s’kupton dot poezi, pale ironi…, pa le Figuren letrare…
    O Sorrë, poezia nuk eshte ndertuar per shpirterat e zinj, por per njerez qe e kuptojne Boten ashtu siç eshte dhe si duhet te jete…
    Lexo ndonje poezi surrogato, o Surrogato, lexo ndonje varg hermetik, te gjuhes se Sorrave dhe korbave…!
    Poezia e Arben Dukes u drejtohet njerzve qe e kane Koken mbi supe, dhe jo te fandasurve si puna jote!
    Njerzit ne gjithe Boten e kuptojne te Verteten dhe Poezine e jetes, pamvarsisht se jane ne Kine, Rusi , Amerike, Ameriken Latine, Australi apo ne Honolulu…
    Gjuha e Artit eshte B o t ë r o r e !….
    Vetem Sorrat e zeza nuk e kuptojne dot Artin e Fjales…Ti nuk e kupton dot Ndershmerine se je e paturpshme, thith pluhur Lazarati dhe punoi te gjitha vrimat, por punoji ne grup, qe te ndihesh rehat….Arti i Vertete eshte per ata qe mbajne Boten mbi supe dhe ata kane nje shpirt, nje zemer, nje gjak…
    Ti Sorre e zeze e ke dhe Gjakune zi…
    Zi ta beft Zoti , siç ke Shpirtin dhe Nickun…

    Reply to this comment
  9. MeteH June 5, 09:09

    I dashur Beni,si dite e diel qe eshte,u ktheva ne humor perseri,ndonse nuk eshte koha per humor.Me ktheu ne humor perseri poezia jua,por dhe titulli DITES dite me per…breket e Shukriut dhe pordhet e Saliut…,nga L.Paja.Ne veçanti me pelqeu:
    Ndaj une po ju them,
    Si nje burre zakoni,
    Po ju doli para,
    Rrugen ta nderroni! Se kjo lidhet me nje ngjarje timen te jetuar konkretisht,te betohem.Ne vitin 1961 ne Vlore po shetisja me shket dhe pash nje goce perbri qe me shikoi paksagjat.Vura re se e kisha pare njehere dikur si komshie e motres sime.E takova dhe e pyeta per…edhe per njeriun tim.Pas nje-dy minutash nje burre i gjat mbi 50 m larg ma bene me dore qe te shkoja tek ai.Ju paraqita me korrektes si ushtarak qe isha me qendrim gatitu pa e njohur ate.Ai nuk me dha doren,tregoi emrin e tij,te gjeneralit Petrit Hakani,kryetar i DB-Vlore.Dhe me pyeti:Çfar e ke ate femren?Po te pash me me te ti hodha spaletat ne toke,more vesh? Siurdhron -i thash,e nderova me respekt e u largova pa e takuar ate gocen sot e 55 vjet te shkuara.Jo vetem kaq,por aty mu dha nje mesim i mire qe me vleu tere jeten si ushtarak,ku femrat perball nuk i kam pare asnjehere gjate sy-me- sy ose kam nderruar rrugen siç shkruani ju Beni.Kete ndodhi reale e shkrova edhe une per ata si Shukriu qe “vdesin” per ate çik bajge te botes,duke mos menduar se kane grua,vajza,motra dhe duke mos u menduar shume se “KOKA E VOGEL E HA KOKEN E MARRE”.Respekte nga Fieri.

    Reply to this comment
  10. rapsodi popullor June 5, 17:06

    Zbertheje zinxhirin vetem ne shtepi!
    Duka bukur e thote me qesendi.
    Nuk e ka aspak te percaktu.
    Ja drejton nje burri apo ndonje gru.
    Shume perfshires je poet Beni.
    Se po flet tamam porsi Lei Feni.
    Zinxhirin ne shtepi Pango desh zbertheu.
    Por u hodh Cakuli dhe e mbertheu.
    Me pergjus ne byth zogzen ja coi.
    Pangon ne byth Cakuli leroi.
    Pra ore Duke as ne shtepi nuk te lene.
    Te zberthesh zinxhir po ta ben bene.
    Ky zinxhir i shkret politiken kap mat.
    Nga me i shkurtri der te zdapi i gjat.

    Reply to this comment
  11. kris 1 June 5, 17:34

    me. shume gopi se sa topi,Politika shqiptare ka marre porsiper qe te kete 50% gopa dhe 50% shtupa per pastrimin e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*