Zbrazja e Shqipërisë-krimi më i madh që ka bërë politika

Arben Duka September 21, 2016 11:55

Zbrazja e Shqipërisë-krimi më i madh që ka bërë politika

Në vitin dhe vitet nëntëdhjetë,
kur komunizmi këtu ra,
pa diskutim-qenë të pranueshme,
edhe eksodet e mëdha.

Shteti komunist ata i përcolli,
me autobuzë dhe eskorta policie,
kjo u mendua si valvul shkarkimi,
se Shqipëria qe në prag urie!

Mijërat e parë që ikën,
me forcë i këputën zinxhirat,
në bllok i gjithë Perëndimi,
i priti me gjithë të mirat.

Për ikjen e parë biblike,
kjo politikë-s’akuzohet dot,
po në Shqipërinë Demokratike,
eksodi vazhdon edhe sot!

Jo më kot regjistrimi i fundit,
nuk na nxori as tri milionë,
se ka ikur në çdo cep të Botës,
gati gjysma e popullit tonë.

Një milionë janë në Greqi,
fëmijët s’do të kenë abetare,
ndaj natyrshëm më pas do të jenë,
grekë me origjinë shqiptare!

Ndaj s’është çudi-që këtu,
ata më nuk numërohen,
në mos të gjithë-po shumica,
aty do asimilohen.

Qëllimi i tyre s’ka qenë,
përjetë aty për t’u tretur,
por fatkeqësisht në vendin mëmë,
as dhe një gjë s’u ka mbetur!

Me sakrifica sublime,
aty kanë ndërtuar një jetë,
dhe s’kanë arsye të kthehen,
në një Atdhe kaq të shkretë!

Qeveritë kanë ardhur e ikur,
po jeta këtu prapë sterron,
jo vetëm që s’kthehet askush,
por ikja vazhdon e vazhdon!

Kjo murtajë e zezë,
vendin të gjithë e ka prekur,
në fshatra janë kthyer qytezat,
dhe qindra fshatra kanë vdekur!

Ne do vazhdojmë të shkruajmë,
këngët e mallit dhe besës,
po këto s’i shtojnë asgjë,
nivelit të zi të jetesës!

Brezat e rinj që do lindin,
më larg do ta kenë Shqipërinë,
dhe as më optimistët s’më bindin,
që gjuhën shqipe s’do dinë!

Për shqipen e bukur po vijnë,
vite të zeza vrastare,
se shteti shqiptar s’ka fuqi,
të ngrejë shkolla shqiptare!

Është mirë që neve kërkojmë,
për trojet shqiptare bashkimin,
po nuk e di pse harrojmë,
syrgjinin dhe asimilimin!

Shumë nuk ikën për fare,
por tash me lotë të rrëfehen,
në vatrën e shtrenjtë shqiptare,
nuk kanë asnjë shkak pse të kthehen!

Nuk kanë asnjë shkak pse të kthehen,
ata që janë larg edhe afër,
se këtu vazhdon varfëria,
të na kafshojë si një gjarpër!

Ne do vazhdojmë të shkruajmë,
këngët për mall e për besë,
por i takon politikës,
të ndezi një zjarr e një shpresë!

Arben Duka September 21, 2016 11:55
Komento

9 Komente

  1. kris 1 September 21, 13:40

    Sa ta mbushin bijte e kurvave me plehrat e europes ne shqiperi do lulezoje shpresa.

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN September 21, 13:58

    kolere e kuqe
    dje shkruaje qe rron se nuk vdes dot
    sot duhet te shkruaje
    duhet te vdes se rroj kot , kot i bie ne qafe oksigjenit

    kolere e kuqe
    pse qenkan te pranueshme eksodet e komunizmit ???
    kolere e kuqe
    ju per 50 vjet realizuat me endhjerin gjithe veprat ,uzina ,fabrika e kantiere , pse ngordhet per buke ju kavje komuniste ????
    po pse kolere e kuqe ,ju ishit fanari ndriçues , pse iket moret rruget e kapitalizmit , armiqve imperialiste ??
    kolere e kuqe , qe te ka harruar dhe mortja , as asaj nuk i duhesh ,
    na percolli shteti komunist ??
    si i percolli ,duke i vrare kufirit dhe duke i shetitur neper qytet kufomat e masakruara te 17 vjeçareve ?
    ke lexuar ndonjeher per P. Pellumbin ti kolere e kuqe ???
    pyet Bedri Islamin se te tregon ….pyet Gramoz Ruqin se te tregon ai me shume
    i percolli shteti komunist i ketij
    50 vjet i shfarrosi neper kampe internimi , burgje ,pa buk , e beri vellain spiun te vellait , nena mohonte femijen dhe mbronte partine ….dhe me makabre eshte se duartrokisnin ,vazhdojne duartrokasin .
    ah si nuk ju del shpirti juve ,ju djajeve te shekullit te 21
    krimet tuaja as mesjeta nuk i kishte pare dhe ti kolere vazhdon dhe e hap ate ….gojen e felliqur ,

    TE VDISNI ! TE GJITHE TE VDISNI !
    NJE VDEKJE TE BARDHE TE KENI , SYTE HAPUR DHE MENDJEN NE VEND QE
    TE SHIKONI SHKRETETIREN QE GATUAT
    VETEM FANTAZMAT E ATYRE QE I VRATE PER NJE FJALE GOJE , VETEM SKELETET TUAJA QE NJE JETE TE MJERE E KALUAT DUKE DUARTROKITUR FERRIN E TE GJALLEVE
    SI NE ROMANET E STEFEN KING TE NGELENI
    SI PERSONAZHE HORROR
    BOTA ME GISHT TU TREGOJE ” ATA JANE E KEQJA E NJERZIMIT LARG NGA ATA NJEREZ E NGA AI VEND ”
    TE NGELENI ATY ME MJERIMIN QE MBILLNI SA HERE I LEPIHENI PUSHTETIT
    FANTAZMAT E GERDECIT ,MARINZES, PLEHRAVE TE SHARRES TE NGELEN PER TU BER SHOQERI
    si SODOMA DHE GOMORRA TE PERFUNDONI !!!!

    laje ate gojen tende te felliqur kur kerkon dhe perdorimin e femijeve tane per vazhdimesine e atij ferri
    duartrokit endhjerin tend dhe leri brezat te mesojne KONICEN
    SHQIPERI TE KAM DHJERE ……

    Reply to this comment
    • VLORA September 21, 17:56

      Ti qe ke bere kete koment je PLERA I PLERAVE nuk meriton fjale tjeter vec QEN IPJELLE dhe BIR KURVE AMA JO SHQIPTARE

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN September 22, 07:19

        u be shume kohe qe jetoj me 2 qen ne shtepi , i kam keshtu modeli i bejtexhiut ,plot me lesh
        dhe te siguroj qe nuk jane si dykembshat shqiptar
        as te shajne ; as te spiunojne , as neper goje nuk te marrin
        as vjedhin ,as perdhunojne , as te vrasin , as voten se shesin , as kelyshet e tyre si prostituojne , as i perdhunojne , kur nuk u pelqen ushqimi protestojne , kur duan uje protestojne , kur duan te dalin shetitje protestojne
        nuk me lepihen mua qe jam pushtet per ata , jo , kete e bejne vetem kur une u plotesoj kerkesat
        keshtu pra Vlorrrrrrrrra , ju garipat e rrrrrrrrrilindur
        midis teje dhe skiptareve do zgjidhja qenin

        ah se mos harroj , kurvat e kohes se mamase time ishin te gjitha te ndershme
        ne, qe mos te beheshim kurvat e Koqo Kokedhjerit
        qe mos te na kerkonte Cania oficeri ,voten ,mamin dhe gocen ikem morem arratine
        ju qe keni mamate e nederçme dhe jeni vete shume te nderçem , duartrokisni Koqon , nipin EDver se neser do ju sjell plehrat , dje ju dha ngjala
        mah ,ik ik mu qerro nga syte mos ma shpif me !!!!!

        Reply to this comment
  3. Arben September 21, 15:21

    SHQIPETARET KETE MERITOJNE,

    CDO POPULL MERITON QEVERRINE DHE POLITIKEN QE KA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  4. katarakti September 21, 21:24

    E vertete kjo qe ke shkruajtur. Shqiperia po mpaket. Kush ka pasur mundesi ka ikur henuk mendon te kthehet me. Ne Shqiperi kane ngelur politiqenet milionere, hajdutet, kriminelet dhe dembelet, qe nuk jetojne dot ne Perendim me djersen e ballit dhe fatkeqet. Me 1985 ishim 3 milione e gjysem. tani nuk e di nese ne Shqiperi jetojne apo jo nja 2 milione veta. Kur duhej qe se paku brenda kufijve te Shqiperise numri i banoreve te saj te kishte arritur ne 5 milione. Keshtu shkaterrohet kombi.

    Reply to this comment
  5. Arber Iliri September 21, 23:55

    Leri at qe kane ikur o poet por kujdesu per ata qe jane aty e nuk po jetojne dot ndaj duan te ikin.Ky eshte problemi.Bota ka ndryshuar , per 7-8 ore je ne Amerike, ne Evrope per 1-3 ore.Problemi eshte qe duhet te ngrihet standarti i jeteses, i te ardhurave dhe gjithe te tjerat,si pastertia e qytetit , sherbimi shendetsor e arsimor etj, etj.Keto nuk i ben dot vetem qeveria duhet te gjithe mjeket , mesuesit, e gjithe te tjeret te jene te ndershem e te pergjegjshem ne punen e tyre, por shqiptaret te gjithe nuk duan te respektojne nga pak ligjin nuk flas per kriminelet por shumicen e qytetareve, duan te bejne pare pa punu e kjo ben qe edhe qeveria qe kane eshte me kete tip njerezish nuk mund te jete ndryshe, edhe zyrat , spitalet e shkollat qysh nga roja e deri te drejtuesit.Nuk besoj se 150 apo 200 veta e shkatwerojne vendin ata kane pjesen kryesore por jane pjese e ketij ambienti mbase nga me te keqinjte, ndaj dhe nuk duan njerez nga BE e USA qe ti kontrollojne gjyqtare e prokurore, ndaj e shtyjne sa te jete e mundur skanimin e tyre.Nje Drejtesi pak a shume e drejte do te gadase se pari keta horra dhe populli mbas kesaj fillon e ze mend.

    Reply to this comment
  6. Demokracia eshte skeme piramidale September 22, 00:14

    Te lexova ne fb arben. Nuk me jepej mundesia te komentoja dhe erdha tek e zakonshmja dita ku komentoj gjithnje poezite e tua.
    E kishe thuruar shume bukur mendimin dhe fjalen. Si muratori qe ngjit tullat me llacin.
    Me kishe marre mendimin e shpirtit tim si shume here dhe i kishe hedhur aty. Prandaj me ka lindur mendimi qe ti je nje profet i heshtur. Fuqine ty ta jep nje fuqi qe edhe pse jam ateist besoj se egziston. Kam 21 vjet emigrant dhe per 21 vjet lutem cdo mengjes e mbremje si te kthehem. Shita cdo gje dhe skam asnje mundesi ti blej prap. Lashe nga mbrapa nenen. Ajo qan ne nje ane te botes e une ne kete ane te botes.
    Nuk paska mallkim me te madh se emigrimi.
    Lexoj cajupin kur i thur vargje kurbetit. Si kjo e jotja.
    Po une besoj qe ti, cajupi, naimi dhe enveri jeni profet te heshtur. Ndoshta jo te nivelit te krishtit e muhametit. Po ska dyshim qe jeni profete te medhenj.
    Edhe pse po qaj ndjehem pksa i ngushelluar.
    Faleminderit arben. Ti poet i vegjelise.

    Reply to this comment
  7. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd September 22, 00:30

    Ramy, raimondi vlonjati. Bir i kurves. Ballist dukati. Kopil i saliut. Bir kurve. Sa allati i arbenit nuk je more kopil dhe jo te gjykosh ti arbenin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*