Zbulime të frikshme nga hetimet për Barcelonën, shënjestra ishte “Sagrada Familia”

August 20, 2017 11:57

Zbulime të frikshme nga hetimet për Barcelonën, shënjestra ishte “Sagrada Familia”

Dialogu i të riut me punonjësin e kompanisë “Telefurgo” është i përpara 10 ditëve, por në vëmendjen e magjistratëve spanjollë ai ka përfunduar vetëm tani, si element që plotëson një pjesë të hetimit deri dje të pasqaruar dhe mjaft shqetësues.

Telefurgo: Kjo patentë nuk bën.
Terroristi: E përse?
Telefurgo: Nuk e ke lejen, nuk mund të ngasësh një kamion.

Në vilën e Alcanarit, të dëmtuar nga shpërthimi i së mërkurës mbrëma e të përdorur si fabrikë për eksplozivë artizanalë, policia zbuloi një numër të frikshëm bombolash gazi.

Ishin shumë edhe për t’i ngarkuar në 3 kamionët që do të merreshin me qira për atentatet e Barcelonës dhe Cambrilsit. Ajo sasi gazi, sipas zyrtarëve mund të shkatërronte një pallat. E nga sa është arritur të zbulohet vetëm tani, ndoshta edhe diçka më të madhe. Objektivi i celulës xhihadiste ishte Katedralja “Sagrada Familia”, emblema e Barcelonës, një tempulli i krishtërimit dhe magnet i vërtetë për turistët në qytet.

Për rrënimin e saj kishin muaj që mblidhnin bombola gazi. Qindra vetë mund të kishin vdekur nëse plani djallëzor do të ishte çuar deri në fund. “Corriere della Sera” shkruan se atentati mund të kishte pasur një impakt simbolik të ngjashëm me atë të 11 shtatorit në SHBA.

Një prej personave të vrarë në banesën e Alcanarit duket të jetë imami i Ripollit, Albdelbaki Es Satty, drejtuesi shpirtëror dhe operativ i grupit, i dyshuar për lidhje me disa nga terroristët e arrestuar për masakrën e 11 marsit 2004 në Madrid.

E gjithë Katalunja, qeveria e së cilës shpalli mbajtjen e referendumit për pavarësi tetorin e këtij viti, është sipas të përditshmes italiane një vatër radikalizimi në Europë, e këtë e dëshmojnë qartë 30 hetimet e antiterrorit të zhvilluara atje gjatë 5 viteve të fundit, me mbi 60 arrestime.

Celula e shkatërruar së fundi kishte strukturë të ngjashme me ato përgjegjëse për sulmet në Paris, nëntorin e vitit 2015, e Bruksel, marsin e vitit 2016. Orgjina e përbashkët marokene e agresorëve, përafërsia e moshës nga 17 deri në 24 vjeç dhe lidhjet familjare, me 5 radhë vëllezërish të përfshirë.

Me 3 të vdekur në Alcanar, 5 të vrarë nga policia në Cambrils dhe 4 të arrestuar, grupi është thuajse krejtësisht i asgjësuar e vëmendja po fokusohet te dy elementët që mungojnë: Youssef Aalla, vëllai i njërit prej të vdekurve në Cambrils, si dhe 22-vjeçari Younes Abouyaaqoub, që drejtoi furgonin e vdekjes në “Las Ramblas”.

August 20, 2017 11:57
Komento

1 Koment

  1. gjerat e medhaja, jane shume te....THJESHTA . August 20, 17:19

    “fare nuk kane faje”; eshte shpelarje truri : akoma, nuk po komentohet “dot” kurani nga mendjet drejtuese te planetit !?!? apo e kane te shpelare dhe vete, trurin e tyre ??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*