10 zbulimet shkencore të 2017-s

December 31, 2017 22:40

10 zbulimet shkencore të 2017-s

Revista Science ka publikuar 10 zbulimet shkencore më të rëndësishme për vitin 2017.

1- Përplasja e yjeve. Në vitin 2017 zbulimi më i madh i realizuar ishte observimi për herë të parë në histori i shkrirjes së dy yjeve të neutroneve përmes valëve gravitacionale. Kjo ngjarje ndodhi 130 milionë vite dritë afër Tokës, në yjësinë e Hidrës. Ekzistencën e valëve gravitacionale e kishte parashikuar në fillim të shekullit Albert Ajnshtajni.

2- Zhvillimi i krio-mikroskopisë elektronike. Këtë vit ky zbulim ia vleu një çmim Nobel marrë nga zvicerani Jacques Dubochet, gjermano-amerikani Joachim Frank dhe britaniku Richard Henderson. Bëhet fjalë për një metodë efikase për të prodhuar imazhe tridimensionale të molekulave si p.sh të atyre me kancer ose me Alzheimer.

3- Zbuluesi i neutrinove. Krijimi i dedektorit portabël për disa elemente nënatomike të quajtura neutrino, deri tani të pakapshme është vepër e një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh. Ata arritën të konfirmonin parashikimin që ekzistonte prej 4 dekadash mbi neutrinot. Ky zbulues peshon sa një mikrovalë.

4- Mbetjet më të vjetra të Homo Sapiens. Zbulimi i disa mbetjeve me moshë 300.000 dhe 350.000 vite u bë në Marok,150 km në perëndim të Marrakeshit. Kjo supozon një ndryshim prej 100 000 vitesh krahasuar me mbetjet më të vjetra të gjetura deri më tani, të cilat kishin një moshë prej 195 000 vite të gjetura në Etiopi.

5- Modifikim genetik. Më shumë se 60 000 anomali genetike janë të lidhura me sëmundjet njerëzore dhe afërsisht 35 000 nga këto shkaktohen nga gabime të vogla: një ndryshim në një bazë të vetme të ADN-së sjell një ndryshim në genom. Këtë vit kërkuesit njoftuan një teknikë përmirësimi të quajtur modifikim (editing) për të korrigjuar këto mutacione, jo vetëm tek ADN-ja, por edhe tek ARN-ja. Kjo teknikë do të çojë drejt aplikimeve mjekësore të reja.

6- BioRxiv. Science rendit rëndësinë që mori këtë vit platforma e publikimeve të artikujve shkencorë paraprakë në lëmin e biologjisë BioRxiv që ka 4 vite që është hedhur, por që në vitin 2017 gjeti mbështetjen e organizatave amerikane dhe britanike.

7- Trajtimi kundër leucemisë. FDA-ja miratoi një trajtim të ri për leuceminë, të quajtur pembrolizumab. që konkretisht është terapia e parë gjenetike kundër kancerit e autorizuar tashmë në Amerikë.

8- Organgutáng i ri. Zbulimi i një lloji të ri orangutangu, i panjohur më parë, ndodhi në Sumatra (Indonezi). U quajt “Pongo tapanuliensis” dhe u gjet nga kërkuesit e universitetit të Zyrihut.

9- Akulli më i vjetër. Nxjerrja e akullit të ngrirë antarktik me moshë 2.7 milionë vite në zonë e Allan Hills u krye nga ekspertët e universitetit të Princeton-it dhe të Maine në SHBA. Ky kampion ka një moshë 1.7 milionë vite dhe është më i vjetër se çdo nxjerrje tjetër e mëparshme.

10- Terapia gjenetike. Në fund kjo revistë përfshin një punë të spitalit pediatrik Columbus në Amerikë dhe kompaninë Avexis me terapinë gjenetike përmes së cilës shkencëtarët mundën t’i shpëtojnë jetën bebeve që lindën me sëmundje neuromuskulare duke i shtuar një gen që mungonte në neuronet e shtyllës kurrizore.

ScienceMag – Bota.al

December 31, 2017 22:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*