ZBULIMI / Dinozaurët janë eliminuar tradhëtisht nga dikush i brendshëm

March 17, 2018 22:01

ZBULIMI / Dinozaurët janë eliminuar tradhëtisht nga dikush i brendshëm

Evidencat e pakundërshtueshme në gjetjet fosile, kanë sjellë shkencëtarët në konkluzionin se dinozaurët kanë vdekur befasisht dhe tradhëtisht nga ndonjë poshtërsi prapa shpine. Paleontologët e Universitetit Ekstra Ultra Europian deklaruan dje para mediave se është e sigurtë që këto qenie janë eliminuar nga dikush tek i cili kishin besim.

“Gjetjet tona nuk lënë asnjë dyshim: Dikush, dhe ne nuk e dimë se kush, ka shpenzuar të paktën 150 milionë vjet duke fituar besimin e dinozaurëve, përpara se me një aksion të befasishëm, t’u jetë afruar tradhëtisht duke i hequr qafe diku nga fundi i Erës Kretake”, tha studiuesi Dane Vroma, PhD.

Vroma sqaroi se në vetvete dinozaurët kishin një natyrë të pafajshme që u zinin besë kollaj të huajve. Një natyrë e sinqertë, që mund të shfrytëzohej

Nje rindertim shkencor i menyres sesi mund te jene zhdukur dinozauret

Një rindërtim shkencor i mënyrës sesi mund të jenë zhdukur dinozaurët

poshtërsisht nga kushdo që arrinte t’u afrohej mjaftueshëm.

“Shpërndarja dhe gjendja e mirë e fosileve të gjetura, lënë të kuptohet qartë se këto krijesa kanë vdekur pa bërë rezistencë, nga dora e dikujt që ata me naivitet e konsideronin mik. Ndaj ato janë kapur krejt pa mendje”, deklaroi Vroma, “por nuk ka dyshim se kush prej tyre pati kohë të kthehej dhe të njihte sulmuesin, sigurisht që ka mbetur i shastisur, me atë shprehjen në sy që kisha unë, kur im vëlla mori me letra shtëpinë e prindërve: Edhe ti o Sheme? Nuk e prisja nga ty!”.

Bërthama shkencore e udhëhequr nga Vroma, bëri një test me një qingj të pjekur që u konsumua për hir të shkencës, vetëm e vetëm për të studiuar kockat.

“Ja, ne iu afruam qingjit të gjallë, e morëm me të mirë, e qetësuam me një dorë bar dhe i futëm një pjekje shembullore në hell. A e dinte qingji se ne ishim kundërshtarë? Sigurisht që jo,” tha Vroma duke fshirë me mëngë yndyrën nga mjekra.  

 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që asnjëherë nuk u afrohet tinëzisht lexuesve

March 17, 2018 22:01
Komento

1 Koment

  1. Dashi March 18, 17:46

    Do kete qene ndonje tip skuthi si puna Ramiz Alise, urte e bute e me za t holle, qe dinozauret nuk e kan marr seriozisht

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*