Zbulimi i mozaikut hedh dritë mbi jetën e Beratit në antikitetin e vonë

August 6, 2018 13:48

Zbulimi i mozaikut hedh dritë mbi jetën e Beratit në antikitetin e vonë

 

Puna restauruese dhe konservuese në Qendrën Mesjetare Islamike – e cila ndodhet brenda Qendrës Historike të qytetit të Beratit, ka nxjerrë në dritë një mozaik që i përket shek.V-VI si dhe shumë gjetje të tjera arkeologjike, të cilat pritet të ndryshojnë rrjedhën historike të qytetit.

Nga Erjola Azizolli / BIRN

Në Qendrën Mesjetare Islamike që ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit të një mbi një dritareve, prej një muaji punohet në dy objekte kulti, një xhami dhe një teqe. Xhamia Mbret, objekt i trashëgimisë kulturore i kategorisë së parë dhe “Teqeja e Halvetive” që gëzon të njëjtin status, janë në restaurim e sipër.

Punonjësit që po kryejnë punimet i ndërpresin ato herë pas here, pasi restaurimet po nxjerrin në dritë shumë zbulime të reja arkeologjike, të cilat po japin dëshmi të rëndësishme rreth zanafillës së jetës jashtë mureve rrethuese të qytetit antik.

Temperaturat mjaft të nxehta të fillimit të gushtit nuk e kanë ulur ritmin e punës nga punonjësit që po kryejnë dranazhimin e mureve në godinën e xhamisë dhe teqesë. Ata i ndërpresin punimet vetëm në çastet kur kazmat apo lopatat hasin nën tokë diçka të pazakontë dhe menjëherë njoftojnë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare.

“Ja këtu rreth murit të jashtëm, në pjesën jugore të xhamisë u zbulua skeleti njerëzor dhe një zbukurim me ngjyra, mozaik”, tha një prej punëtorëve për BIRN, i cili nuk e fsheh krenarinë që ka asistuar në një zbulim të rëndësishëm.

Dritan Çoku specialist arkeolog pranë DRKK-së Berat ka një muaj që po punon me zbulimet pranë objekteve që po restaurohen. Arkeologu ka ndjekur procesin e konstatimit, gërmimit të shpëtimit, ka përgatitur raportet për çdo rast dhe tashmë është në pritje të vendimit që do të merret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Sipas tij nuk ka gëzim dhe emocione më të madh për një arkeolog se sa kur zbulon gjetje të reja arkeologjike. Prej ditësh puna e tij fokusohet rreth mureve të dy objekteve që po restaurohen, kryesisht tek “Xhamia Mbret”. Zona ku janë konstatuar gjetjet është shenjuar, zbulimet janë mbuluar dhe punimet restauruese vazhdojnë në pjesën tjetër të xhamisë për mos cënuar gjetjet.

Arkeologu, pasi ka bërë vëzhgimin në terren në mënyrë sistematike, ka dokumentuar nëpërmjet fotografimit, skicimit dhe matjeve, gjetjet arkeologjike të zbuluara, ka realizuar një katalog duke e përfshirë në raportin paraprak dhe në mënyrë zyrtare i ka përcjell në Agjensinë e Shërbimit Arkeologjik si dhe për dijeni Institutit të Monumenteve të Kulturës. I kujdesshëm mos ti shpëtoj asnjë detaj Çoku shpjegon gjithçka nga zbulimi pa arritur që të fsheh entuziazmin e tij.

“Berati, prezantohet edhe një herë në kërkimin shkencor nëpërmjet gjetjeve të reja dhe këtë herë me gjetje mjaft të rëndësishme, por të zbuluara në mënyrë rastësore”, tha ai.

Çoku shpjegoi se gjatë punimeve që po kryen, në anën e jashtme të objektit, “Xhamia Mbret”, në drejtimin jugor të saj, rreth kanaleve ku po punohej për izolimin e lagështisë së mureve, u hasën mbetje skeletore, njerëzore.

“Ishin punonjësit që gjatë punimeve i konstatuan dhe menjëherë më pas me anë të dokumentacionit përkatës u njoftua Agjensia e Shërbimit Arkeologjik dhe nëpërmjet një vendimi të Këshillit Kombëtar Arkeologjik u ndërmorën hapat e mëtejshëm siç është dokumentimi dhe më pas gërmimi i shpëtimit,” shtoi arkeologu.

Por, zbulimi i skeletit njerëzor duket se është vetëm maja e ajsbergut, pasi mbetje të tjera arkeologjike janë hasur dhe që duket se do të vazhdojnë.

“Gjatë procesit të gërmimit të shpëtimit, gjatë pastrimit të mbetjeve skeletore njerëzore, nën të, doli në pah pjesë e një mozaiku polikrom, (shumë ngjyrësh) që mendohet të ketë zbukuruar dyshemenë e një ndërtese të periudhës së antikitetit të vonë. Materialet e ndërtimit, teknika e realizimit të mozaikut, si dhe elementë të tjerë sugjerojnë, se ky mozaik zbukuron dyshemenë e një vepre ndërtimore ndoshta të shek. V-VI”, tha Çoku.

Mozaiku deri më tani është zbuluar në një sipërfaqe prej një metër e gjysëm katror, ndodhej rreth 77 cm nën kuotën e nivelit të oborrit, është me tre ngjyra, gur ngjyrë gri, të bardhë dhe e kuqe e tullës.

Aktualisht sipërfaqja e gërmuar nuk lejon për të ofruar të dhëna më të plota dhe përfundimtare rreth datimit dhe cilës vepre ndërtimore i përket, sipas arkeologut.

Sipas Çokut ky mozaik i periudhës së antikitetit të vonë, ndoshta i shekullit të V-VI, e pasuron më shumë historikun e qytetit me shtrirjen e tij jashtë mureve të kalasë.

“Sipas burimeve të shkruara dhe studimeve të deritanishme jeta jashtë mureve të kalasë është përmendur në shekullin e XIII, ndërkohë që mozaiku i zbuluar së fundmi na sugjeron qartë se jetë ka pasur që në shekullin e V-VI, por ndoshta dhe më hershëm ndaj dhe zbulimi i tij është kaq i rëndësishëm”, shpjegoi Çoku.

E ndërsa i gjithë dokumentacioni i detajuar rreth zbulimit është dërguar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe pritet vendimi për vlerësimin e kësaj sipërfaqe të një rëndësie të veçantë, sipas specialistëve mozaiku shtrihet edhe më tej vijës së zbuluar, ndërkohë që zbulimi i tij nuk është i vetmi.

“Po në këtë zonë, gjatë punimeve të dranazhimit nën themelet e “Teqesë së Halvetive” është zbuluar një mur gjysëm rrethor, i cili sugjeron për praninë ndoshta të një varri apo të diçkaje tjetër që mund të ketë lidhje me fazën e hershme ndërtimore të objektit,” tha arkeologu Çoku. I dokumenuar edhe ky zbulim është dërguar pranë Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Këto gjetje të reja arkeologjike pritet të sjellin fakte të reja rreth jetës së qytetit të Beratit, të cilat do të ndikojnë në shtimin e numrit të vizitorëve rreth zonës së Qendrës Mesjetare dhe Qendrës Historike.

Aktualisht janë tre objekte kulti, dy xhami dhe një teqe, të cilat po restaurohen fal një bashkëpunim mes TIKA (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) dhe Ministrisë së Kulturës.

Projekti i restaurimit e ka zanafillën e tij disa vite më parë, ku pas miratimit të projekteve me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës u mundësua që me financimin e TIKA këtë vit të fillojmë punimet në restaurimet në tre objekte shumë të rëndësishme për vlerat që ato mbartin, monumentale, historike, arkitektonike, të pasqyruara në “Xhaminë Mbret”, “Xhaminë e Beqarëve” dhe “Teqenë e Halvetive”.

“Punimet janë në një fazë paraprake, nuk është se kemi avancuar shumë rreth restaurimit të strukturës së mureve dhe pjesës së interierit, kjo për arsye sepse ne jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm për zbulimet”, tha drejtori i DRKK-së Eugen Kallfani

“Fillimisht po kryen sondazhe, ashtu siç mund ta shihni dhe ju në faqen jugore të “Xhamisë Mbret” janë bërë sondazhe, të cilat mund të na japin indicie dhe fakte të reja dhe sëbashku me profesorë dhe akademik dhe restaurator të nivelit shumë të lartë qoftë vendas ashtu dhe të huaj ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht për të gjitha zbulimet”, shtoi ai.

Sipas specialistëve faktet e reja që po dalin në dritë, do të jenë një risi dhe një mundësi e mirë për pjesën e trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit, por në tërësi edhe për turizmin dhe zhvillimin e tij.

“Këtu nuk po restaurohen thjeshtë monumente, por këtu nga sondazhet që vijojnë çdo ditë dalin në dritë gjetje arkeologjike shumë interesante që në një të ardhme jo shumë të largët do ta transferojnë gjithë zonën e kompleksit mesjetar në një mini-park arkeologjik, i cili do të jetë i vizitueshëm nga turistët,” tha Kallfani.

Me mjaft interes i shikon këto gjetje të reja arkeologjike për zhvillimin e turizmit në Berat dhe Ajet Nallbani, një emër i njohur në fushën e trashëgimisë kulturore në këtë qytet, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës.

“Sigurisht që çdo monument është vlerë e shtruar dhe e pasuron fondin e trashëgimisë kulturore dhe si rezultat i shërben dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit”, tha ai.

a.s/dita

August 6, 2018 13:48
Komento

6 Komente

  1. demo August 6, 17:55

    Ju e quani Ajet Nallbanin specialist te trashegimise kulturore.Nje specialist i trashegimise kulturore nuk vjedh.Ky Ajet Nallbani,nje Agim Meqemeja dhe nje tjeter qe ka qene mesues,me kontribut vullnetar ndermoren nje aksion me goditje te perqendruar dhe e bene Beratin me mbi 600 kenge popullore!.!.600 kenge popullore nuuk i ka e gjithe Europa!!!!I shoqeruan me fotografi te vjetra Berati dhe i hodhen ne YOU Tube,internet.Keta duhen paditur ne gjyq nga te drejtat e autorit per Plagjature Pse?Sepse i kane kaluar ne pronesi Beratit kenge dhe melodi qe i perkasin trevave te tjera te ethnosit kulturor shqiptar,i pergasin trashegimise muzikore Ballkanike dhe me gjere.
    Pjesen kryesore te grabitjes se ketyre e perben nje incizim i viteve 30 te shek XX,nga nje ahengxhi jevgjito-cigan i emigruar nga Hungaria dhe i vendosur ne Berat me llagapin Fuga.Ky brodhi gjithe Ballkanin dhe cfare kengesh mesoi ne treva te ndryshme ku kaloi i incizoi ne nje pllake gramafoni,qe keta myteberet e sotem i konsiderojne trashegimi muzikore te qytetit te Beratit.Konkretisht:
    Eshte hedhur ne Internet(you tube)ne pronesi te Beratit,kenga mjaft e njohur:Kur me vjen burri nga stani”,kenduar nga soprano qiellore Tefta Tashko Koco,e sigluar ne diskun e prodhuar prej saj si kenge popullore .korcare.Tekstin e plote te kesaj kenge e ka gjetur ne 1840,tek arbereshet e ishullit Hidra,dhe e ka botuar ne vellimin “Nete Pellasgjike” mjeku i ushtrise prussiane,Reinholdt,i cili shoqeroi mbretin Otton te Greqiswe.Se c`lidhje ka kjo kenge me Beratin,e di Ajet Nallbani me ate cifutin qe i vesh keto kenge me fotografi Berati.
    Po te klikoni ne You tube per melodite qe luheshin ne Stamboll ne shekXV_XVI,do te gjeni nje melodi te titulluar Gylen-gylen(trendafili).Eshte melodia e kenges Asaman ti trendafili qeles(Kthina ku rri prifti ne kishat katolike)e kenduar si kenge shkodrane nga baritoni Ramiz Kovaci,por e regjistruar me titullin :Assaman ti trendafili celes,nga Ajet Nallbani &co
    Kenga Permetare,me sakte Leskoviqare:Pa dil pak ne penxhere,eshte regjistruar nga keta si kenge beratase.
    Kenga:Dili Dilli,agune Malet,nje kenge popullore e vjeter Elbasani,perseri eshte regjistruar si kenge Berati.po keshtu kenga e Zenep Daklit,.Dy kenge te Janines:Assaman o syri shkruar dhe Nene ku ma le Lenine,te cilat per fat kane autor dhe nuk jane hic anonime.
    Meqenese nuk ka me Institut te krijimtarise popullore dhe te folklorit,nuk ka as institut per mbrojtjen e te drejtave te autorit dhe perkatesise intelektuale,Ajet Nallbani& e Co kane rene si Daci ne kos dhe po vjedhin deri ne Stamboll,te gjithe trshegimine muzikore te qyteteve te Ballkanit.

    Reply to this comment
  2. vasili August 6, 19:03

    Zbulimet thone,qe mozaiku i vjeter ndodhet as nje meter(77cm)nen nivelin e oborrit te xhamise dhe me tej tek teqeja vazhdon nje mur i vjeter,qe besoj i perket te njejtit asambel ndertimor.
    Keshtu llogjika e ftohte te thote,qe babe sulltani me vetedije i ka vendosur simbolet e tij te pushtimit,mbi keto monument te vjeter te kultures sone,per ti fshire ato nga faqja e ketij dheu..
    Dhe ja per ironi te skajeshme dhe sot,ai financon vazhdimesine e simboleve te veta te pushtimit.Eshte llogjike qe dimensioni i ketij zbulimi antik me shume vlere duhet te kete lulezuar dikur atje ku pushtuesit aziatik ndertuan xhamine dhe teqene.
    Si thoni a do te guxojne lakenjete dhe dylberet e anadollit,qe kane zaptuar gjithandej postet e kultures te ketij vendi,duke kulmuar me ministren ta nxjerrin ne drite kete monument antik apo do te vazhdoje perjetesisht,te renkoje i mbuluar nen xhami-teqet e pushtuesit aziatik..

    Reply to this comment
  3. Kasbi August 7, 06:51

    O zoti demo-n shko tako doktor Veveckn se me duket nuk je mire. Keto kenget Beratase Jane nje “vjedhje” shume madhe qe Jane botuer ketu e 25 vjet te shkuara mbas nje Pune te gjate e shume vjecare. Uroje qe jo vetem ne Berat po ne gjithe Shqiperine te kete sa me shume “vjedhje te kesaj natyre dhe jo te asaj te asaj tjetres qe la popullin fukara.

    Reply to this comment
  4. demo August 7, 15:43

    z.Hasbi,,edhe hajdutet punojne,lodhen,rraskapiten,.Disa edhe me pune disa vjecare.Disa hajdute bankash germuan 10 vjet nje tunel poshte bankes se Frankfurtit.Edhe Ardian Bitro me Ardian Fullanin u rraskapiten duke vjedhur pakot me para me breke dhe kanatjere,.Kurse keta hajdutet e kengeve popullore korcare,shkodrane,leskoviqare,elbasanase,qe bene Beratin me kenge,nuk jane lodhur aq sa kujton ti.

    Reply to this comment
  5. Kasbi August 8, 00:02

    Po mire 0 zoti dem0-n meqenese ti paske kaq shume njohuri perse nuk I ndan keto kenge sipas krahinave dhe nxiri ne nje botim te ri duke i treguar te gjitheve edhe vlerat e tua personale edhe cdo qyteti e krahine jua rikthen kenget e “vjedhura” dhe njekohesishte nuk ri i fshehur si demo-net

    Reply to this comment
  6. demo August 8, 10:52

    Po ti kam shkruar o Hasbi!
    Kur me vjen burri nga stani,eshte kenge Arvbanitase dhe jo Berati
    Assaman o trendafil i Qeles, eshte kenge Stambolli dhe jo Berati
    Pa dil pak ne penxhere,eshte kenge Leskoviqare dhe jo Berati
    Doli dielli agun malet,c`na u gedhi,c`na u ba sabah,
    eshte kenge Elbasani dhe jo Berati
    Doli hoxha ne Minare,eshte kenge Dibrane dhe jo Berati
    Kenga e Behijes(personazh qe ka jetuar ne Elbasan dhe u plagos me arme nga Dine bej ,,,eshte kenge Elbasani dhe jo Berati
    Assaman o syri shkruar,,eshte kenge e Janines e kohes se Ali pashes dhe ka per autor kompozitorin e oborrit te Aliut,,nuk eshte kenge Berati
    dhe keshtu mund te rendis edhe 100 kenge te tjera qe keta i kane vjedhur nga qendrat qytetare te Ballkanit dhe Turqise dhe i quajne kenge Berati.
    Neqoftese ti o Hasbi i ke mundesite financiare te sponsorizosh kete liber qe me keshillon,jam gati te filloj ta shkruaj qe sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*