Zbulimi i rëndësishëm për Mona Lisën

January 11, 2019 13:39

Zbulimi i rëndësishëm për Mona Lisën

Efekti Mona Lisa ekziston, por jo tek Xhokonda. Miti i shikimit manjetik që të jep përshtypjen se ndjek me sy këdo përqark, është analizuar nga kërkuesit e Universiteti Gjerman të Bielefeld dhe studimi është publikuar në revistën shkencore I-Perception.

Ajo që në fakt në nivel shkencor njihet si ‘efekti Mona Lisa’, në nder të kryeveprës së gjeniut Leonardo Da Vinçi, çuditërisht nuk verifikohet plotësisht tek vepra e artit që zbukuron muzeun e Louvrit. Sipas studiuesve, është e vërtetë që ekziston ndjesia që je i vrojtuar në ato piktura ku protagonisti shikon drejt, pra me një kënd 0 gradë.

Por janë bërë eksperimente dhe analizuar të gjitha këndvështrimet dhe tek Mona Lisa nuk është verifikuar ky efekt dhe pas 2 mijë vlerësimesh, është arritur në konkluzionin se shikimi i saj nuk është i drejtë, por i drejtuar në krah të djathtë. Megjithatë studiuesit specifikojnë se efekti ekziston, por jo tek Xhokonda e famshme.

o.j/dita

January 11, 2019 13:39
Komento

2 Komente

  1. MH January 11, 19:07

    E keni fjalen per ne krahun e djathte tonin kur jemi perballe,sepse ajo shikimin e ka majtas.

    Reply to this comment
  2. Nickname January 11, 20:59

    Po, flitet gjithmone nga perspektiva e atij te cilit i flet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*